Rama: Mbështetje investimeve që hapin vende pune
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot paradite punimet në HEC-in e Banjës, një investim i “Devoll Hidropower”. Rama tha se qeveria do t’u garantojë mbështetje të gjitha bizneseve që hapin vende të reja pune.
“Mbështesim çdo investim që krijon vende të reja pune dhe që respekton standardet evropiane”, tha Rama.
Ndërsa drejtori ekzekutiv i “Devoll Hidropower” u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e nisur me qeverinë “Rama” dhe shtoi se numri i të punësuarve do të rritet.
Bravo! per nje qeveri te tille kemi nevoje qe te ecim perpara. vende te reja pune dhe sa me shum mundesi per qytetaret