Tërmeti, KM zbulon si do t’ia “lexoj Zahos” mesazhet e SHBA-BE

December 11, 2019 19:26

Tërmeti, KM zbulon si do t’ia “lexoj Zahos” mesazhet e SHBA-BE

Kryeministri Edi Rama organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave me ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Rama vlerësoi në mënyrë të veçantë ndihmën e SHBA dhe mesazhin e Leyla Moses-Ones, të cilin tha se do t’ia tregonte Zahos.

“Kjo përshëndetje asnjëherë nuk më ka tingëlluar më e afërt sesa sonte. Kjo mbrëmje nuk është si të mëparshmet dhe nuk ka si të jetë njëlloj me ato që do ta pasojnë. Kjo mbrëmje ishte në diskutim edhe brenda stafit a duhej apo jo, si vetë zbukurimet dhe dritat festive të qyteteve të prekura nga fatkeqësia dhe të goditura nga dhimbja e rëndë për plot 51 viktima.

Por njëlloj si dritat e festave të fundvitit edhe kjo mbrëmje nuk mund të mos ndodhte. Ju jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa shqiptarët. Unë e di sesi ju nuk pritët as të zbardhte dita për të na ofruar ndihmë.

Nuk kam ndërmend ti publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as nuk i ruaj, por mesazhin e Leyla Moses-Ones e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir 5 vjeç sot, Zaho të bëjë pyetjen e parë për SHBA-në, unë do i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike.

Ashtu sikundër do të vijë dita kur im bir do të inatoset me BE-në, kush nuk inatoset me BE? Unë do i tregoj heroizmat e atyre burrave dhe grave që vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar shqiptarët” tha Rama.

 

l.h/ dita

December 11, 2019 19:26
Komento

10 Komente

  1. detto tra noi December 11, 19:44

    Leyla shume e mallengjyer, gadi tja plase te qarit. Nga dedikimi prekes i Rames ose nga qe pritet te mbaroje mbreterimi i saj ne Ambasade me ardhjen e ambasadores reale.

    Reply to this comment
    • rama i mbaruar December 12, 10:06

      Nje lepirje bythe nga rama, asgje me shume!
      E nisi me erdoganin, si doli gje, as me arabet si doli gje, tani po lepin cdo bythe qe i del para me shprese mos rregullon bythen e vet.

      Reply to this comment
  2. Arben December 11, 19:47

    POR HARROI TE PERMENDE TE VETMEN NDIHME

    DOMETHENESE QE ERDHI NGA JASHTE

    ATE TE TURQISE.

    Reply to this comment
  3. mirel December 12, 05:11

    Ashtu eshte, cdo familje qe humbi te afermit dhe ato qe ndodhen jashte kane hallin e Zahos.
    Te gjithe, pa perjashtim.
    Zaho do rritet me legjendat e Ramutit, dhe befas do ndjehet kerminister qe i vogel

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 12, 17:18

      mirel këtij nuk i ha palla as për zaho e as për askënd tjetër!!
      ky i përdor sipas interesit të momentit!!u martua me atë tarallaken e bëri një fëmijë vetëm se i duhej e jo se ja “desh zëmra”!!
      ky është i paarritshëm në bythëlëpirje të të fortëve dhe i heq brekët sa herë i duhet për pushtet!!

      Reply to this comment
  4. Limani December 12, 06:16

    Ç’është ky Zaho more , që ka hyrë në fjalorin politik të karagjozit k/ministër , pak i kemi dëngëlat e babait ç’do ditë e ç’do orë , por , na duhet të jetojmë edhe me hallet e të birit, pa dalë akoma nga shpërgënjët ?!
    Zahua këtu e Zahua atje, Zahua me Papën e Romës e Zahua me diplomatët .Stambolli digjet e k/ministri krihet ….
    Mashtrues , demagog e hipokrit si me të vetët edhe para të huajve , i pështirë në servilizmin e tij ndaj më të fortit .
    Kujdes , mos harroni princin Zaho , babai mbret që tani e ka futur në politikë .
    Ju humbtë vula o shqipëtarë , siç ju ka humbur , s’mbeti rrugaç pa na hequr për hunde , jemi bërë gazi i botës .

    Reply to this comment
    • mirel December 12, 15:19

      Mire e ke thene o Limani, ju humbte vula o shqiptare se po na terheqin rrugacet e mbaruar per hunde.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim