Rama mbledh deputetët: Reforma në drejtësi ndan fatet mes nesh dhe BE-së

July 13, 2015 14:54

Rama mbledh deputetët: Reforma në drejtësi ndan fatet mes nesh dhe BE-së

Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, tre ishin çështjet më kryesore të diskutuara në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Reforma në drejtësi, përgatitja për Asamblenë Kombëtare dhe reforma në arsim.

Kreu i komisinonit të ligjeve, Fatmir Xhafaj ka informuar grupin se në ç’fazë është deri më tani reforma në drejtësi, si dhe ka parashtruar një sërë hapash se si do të avancohet me këtë reformë.

Kryeministri Rama ka përshëndetur punën e anëtarëve socialistë në komisionin parlamentar të kësaj reforme, duke u shprehur se “reforma në drejtësi është reforma që ndan fatet mes nesh dhe Bashkimit Europian këtë vit”.

Në përfundim të mbledhjes, Rama dha vetëm këtë koment për reformën në fjalë: “Reforma në drejtësi o bëhet, o s’bëhet”.

Mësohet se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialit, shefi i qeverisë ka kërkuar nga deputetët të forcojnë bashkëpunimin me strukturat për arritjen e objektivit e 150 mijë anëtarëve.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare më 18 korrik do të shërbejë edhe si pikënisje e përgatitjeve për kongresin e ardhshëm të socilaistëve, pas 3 muajsh.

Kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së grupit që ka zgjatur për rreth dy orë, është shprehur i kënaqur me arritjet e deritanishme të reformës në arsim.

July 13, 2015 14:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim