Rama mbledh deputetët: Punësimet vetëm në bazë të meritës, fund nepotizmit

Redaksia Online September 6, 2013 14:42

Rama mbledh deputetët: Punësimet vetëm në bazë të meritës, fund nepotizmit

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka mbledhur sot në mesditë grupin parlamentar socialist. Rama u tha deputetëve dhe rinj dhe atyre të rizgjedhur që nuk duhet harruar për asnjë çast vota që kanë marrë nga populli, premtimet që janë bërë në fushatë dhe përkushtimi që duhet treguar për të merituar besimin që u është dhënë nga votuesit.

“U përpoqëm fortpër të fituar mandatin që pas një beteje të gjatë, na u besua me një votë popullore të ngjashme me atë të 1992-shit, tash e mbrapa duhet të përpiqemi si një skuadër kompakte për ta merituar mandatin për PS, LSI, gjithë koalicionin tonë të 1 milion votave’, tha Rama.

Rama theksoi se e majta është tashmë në provë për qeverisjen e vendit dhe mënyrën e sjelljes me votuesit. Ai shtoi se demokratët kanë lënë pas shembullin se si nuk duhet qeverisur një vend.

“Jam përkohësisht i lehtësuar që publikimi i skuadrës sonë të re qeveritare nuk e cenoi pritshmërinë e lartë të njerëzve”, tha ai.
“Masa e shumicës që kemi marrë është mishërimi i përgjegjësisë së madhe që na është ngarkuar. Ne duhet të kërkojmë nga drejtuesit e partisë në rrethe e njësi të bëjnë atë që do bëjmë ne vetë. Koha që njerëzit do na japin në pritje të ndryshimit është tejet e kufizuar. Të humburit na kanë lënë një libër tejet të trashë të marrëzisë, të mos e humbasim nga sytë që të mos biem në të njëjtin batak”, tha ai.

 

Rama theksoi më tej se programi i ri qeverisës ka përfunduar së hartuari dhe është në fazën e redaktimit. Pritet që ai t’i dërgohet Parlamentit brenda pak ditësh.

“Sinteza e programit qeverisës i Aleancës për Shqipërinë Evropiane po redaktohet gjerësisht për tu paraqitur në Kuvend. Në Kuvend PSI dhe LSI do jenë dy grupe, por që  do punojnë në harmoni të plotë”, theksoi Rama.

Në lidhje me administratën, Rama tha se punësimet do të bëhen vetëm në bazë të meritës së gjithësecilit. Ai paralajmëroi se do të ketë dënim penal maksimal për ata që marrin para nën dorë për një vend pune.

“Unë e di se ju të gjithë ashtu sikurse unë jeni në presionin e njerëzve në kërkim të një pune, apo të kërkimit të një të drejte të mohuar në vite, apo të një mbështetjeje të munguar shumë gjatë. Ky presion do të vijë duke u rritur dhe duke u rritur duhet të vijë përkujdesja jonë për të administruar me qetësi presionin për punësim dhe liri e të drejta që u janë mohuar prej vitesh. Duhet t’u gjejmë punëve të vendit njerëzit e duhur, jo miqve dhe kushërinjve t’ju gjejmë punë për vete në dëm të punëve të vendit dhe njerëzve të këtij vendi. Në asnjë institucion nuk mund të ketë më bashkëshort dhe kushërinj të parë që marrin rrugën në të njëjtën bordero. Ndërsa, kush guxon të marrë para për të shitur vende pune, ne duhet të kërkojmë dënimin penal maksimal”, tha ai.

Redaksia Online September 6, 2013 14:42
Komento

11 Komente

  1. socialisti vlonjat September 6, 14:03

    kUJDES z.RAMA ne perzgjedhjen e njerezve qe do te drejtojne institucionet,,duam njerez me emer te paster ,qe gezojne respektin e komunitetit ku jetojne,me moral te larte,dhe te perkushtuar ndaj pergjegjesise qe do te marrin persiper,jo te caktohen njerez KOTI si ish kandidatet per deputete ne Vlore (nga NR 7-15),me perjashtim te Mira Shehut,as njerez nga TR nuk duam me.Boll me.Vlora ka plot njerez te devotshem.

    Reply to this comment
  2. ...5 Yjet... September 6, 16:46

    Nen vëzhgim dhe denoncim gjer ne 300 ditet e kerkuara!Fjalet duan vepra!Sovrani tanime di mirë si do të vetveprojë pasi vdekja politike e Berishës dhe partise kriminale PD,eshtë vetem fillimi i vetveprimit te tij modern! Atdheu perparon vetem nepermjet PUNES! Cdo qytetar i Republikës duhet të jetë në punë dhe me një shperblim që i jep rritje konsumi, dinjitet dhe forcë për më tej! Ndeshkimi kunder të korruptuarëve,shkeleseve te ligjit dhe vrasesve kudo që të jenë mbetet primar ne rritjen e kultures ligjore! Ndjekim me vëmendje shpresën për kthesë, pasi vështirë të realizohet ndryshimi i madh!Sovrani ju kontrollon!

    Reply to this comment
  3. lani September 6, 22:29

    kush guxon të marrë para për të shitur vende pune, ne duhet të kërkojmë dënimin penal maksimal”, tha ai. E beson ndonjoni kete ????

    Reply to this comment
    • lili March 12, 19:51

      lili Une gjithmine kam besuar tek Edi Rama, sic besoj edhe tani qe ai po vepron me nje plan perfekt per ta shkaterruar Partine Socialiste,te pakten per te larguar sa me shume anetare dhe simpatizante (mbeshtetes – vues) nga ajo. A do tia arrije? Deri diku po, por jo plotesisht.

      Reply to this comment
  4. nastradini September 7, 07:17

    PUNESIMI NE ADMINISTRATE NUK I “PUNESON” SHQYPTARET.

    Sic nuk “PUNESON” taksa famoze PROGRESIVE me shume garnitura tra-la-la socialiste parazgjedhore. Edi Rama tani qe ka marre pushtetin duhet t’i jape fund populizmit demagogjik dhe te filloje te mendoj si LIDER apo BOS per te rimekembeur prodhimin vendas si baza fillastare per punesimin real te popullates. Per te filluar rritja e GDP-se per fryme te shqyptareve si treguesi kryesor per te vertetuar qe gjarat ne vendin tone pa fat kane filluar te ndryshojne ne kahun pozitiv. Ndryshe cdo gje tjeter do te ishte baras me mashtrime enveriste apo me demagogji berishiste, te dyja pjella te Partise se Punes.

    Reply to this comment
  5. kanina September 7, 07:58

    Virtuti i pare per perzgjedhjen eshte te qenurit NJERI ,NJERI <NJERI <NJERI <NJERI NJERI dhe vetem NJERI .Qe do te thote ,qe pas cdo sporteli ,ne arken epensionisteve ,te qendroj nje nepunese ,e ndershme ,e ndjeshme ,korekte ,qe kur te vej ai pensionisti i varfer dhe i semure per te mare pensionin ,mos ta shikoj si nje send pa vlere ,se nuk mund ti lej nje dymileksh te qelbur …………Ne cdo zyre ne mardhenje me pubikun te vihen njerez te devotshem ,qe te din te sqarojne edhe njeriun me te pashkolluar ……NE cdo institucion te vendosen njerez te afte qe,vertete e duan rilindjen e ketij vendi .Njerez qe do te punoojne me devotshmeri ,per ti kthyer ketij vendi ,dhe ketij populli prestigjin .Mos u genjeni ,nga diplomat fallco ……Cdo nepunes duhet ti nenshtrohet nje testi ,per menyren ekomunikimit kudo qe te jete .Sepse ne fund te fundit ,hallexhiu nuk ka nevoje ,per dipllomat dhe per masteret e asnjerit .

    Reply to this comment
  6. bujari November 6, 20:52

    …..Mire qe nuk i merrni ne pune , por mos i fyeni te pakten militantet….

    …ngelem shume here i indinjuar shume kur shikoj disa drejtor te rinj qe mbasi kane mbaruar shkollen ketu apo jashte shtetit apo kane ndonje suport politik te ndonje …” mbiemri ” te fuqishem ne partine socialiste , dhe nuk kane asnje merite , kontribut apo vlere ne partine socialiste dhe nuk kane kontribuar asnje grime ne fitoren e te majtes shqiptare dhe partise socialiste ne ardhjen ne pushtet….dalin neper konferenca shtypi gjithe pompozitet , ku u ndrit floket nga llaku apo nga era e parfumeve , deklarojne se nuk do te marrim militantet ne pune , sic qe rasti i nje drejtori te axhensise kombetare te punesimit me mbiemrin Kojdheli…po mire more , mire qe nuk po merrni ne pune ato qe per 22 vite kontribuan per te ardhur ne pushtet partia socialiste , qe duruan gjithshka , terrorin , fyrjet , friken , shkopinjte e gomes dhe deri tek plumbat por nuk u terhoqen , nuk e shiten idealin dhe shpresen tek partia socialiste , qe ajo te vinte ne pushtet…te pakten mos na fyeni , mos na poshteroni dhe mos perdori zhargon te fjaleve ofenduese per ne…ne jemi militante , por nuk jemi.. militare …ne jemi idealiste dhe shume here me te mire se ju qe i keni marre kwto vende pune si fole pellumbash , pa pasur asnje merite dhe kontribut ne partine socialiste…nje keshille kam per ju …mire qe nuk po merrni ne pune ” militantet ” sic thoni ju…por te pakten mos na fyeni shpirterish e moralish…sepse ishim ne armata e madhe e idealisteve e militanteve qe ju sollem ne pushtet…
    …shkroi bujar cani…

    Reply to this comment
  7. fressh-isti November 6, 22:00

    po re tani flet si bilbil ti, se u shqyen ata antaret e rinje me makina , bezine , e birra qe qerasnin lloj lloj dhe i vune leket nga xhepi per te te dhene fitoren EDI RAMA e ti tani u kthen kurrizin

    Reply to this comment
  8. vezhgusi November 7, 12:32

    drejtorin e isksh ne berat a nuk u vendos me para ?

    Reply to this comment
  9. I Pushuari nga puna November 7, 21:24

    Z.Rama ! Po cpatet me specialistet e KESH-it ? Mire me drejtorat dhe shefat, po me specialistet c’dreqin patet? Po pse kaq te keqinj, po e le energjitiken ne doren e katunareve dhe malokeve si gjithmone dhe po ndjekin gjithe jugoret sado te diplomuar dhe te zote te jene. Nuk behet ky vend me…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim