Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe, ja çfarë pritet të diskutohet

September 21, 2020 17:07

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në qarqe, ja çfarë pritet të diskutohet

Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.

Raportimi javor për problematikat në sektorin publik dhe organizimi i brendshëm i Partisë Socialiste mësohet të jetë tema kryesore e diskutimeve të kësaj mbledhjeje.

Takimi po mbahet në selinë e PS ku pritetet të flitet rreth organizimit të zgjedhjeve, ndërsa porosia e Ramës do të jetë kryesisht për shërbimet e qytetarëve.

Kjo mbledhje vjen pas takimit të grupit parlamentar socialist, ku u diskutua rreth organizimit të asamblesë por edhe për situatën në Këshillin Politik. Takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve të secilit qark është i tretë që po mbahet brenda 10 ditëve.

Dy të parat u realizuan më 9 Shtator dhe 14 Shtator.

Kujtojmë se në njërën prej mbledhjeve, u diskutua se sigurimi i 74 mandateve ka qenë kusht, por tani sipas përllogaritjeve të tyre do të mund të sigurojnë 80 mandate.

Madje drejtuesit e politikë në PS, kanë bërë një tabelë përllogaritëse para strukturave, ku kanë matur sesa vota mund të sigurojnë në çdo qark dhe në përfundim u ka rezultuar se arrijnë të marrin 80 mandate.

Drejtuesit e rinj politik në qarqe janë; Tiranë; Qarku – Elisa Spiropali, Ervin Bushati; Bashkia Tiranë – Erion Veliaj; Durrës – Edi Rama; Elbasan – Taulant Balla; Korçë – Niko Peleshi; Vlorë –Damian Gjiknuri; Lezhë – Lindita Nikolla; Shkodër – Ilir Beqaj; Kukës – Safet Gjici; Fier – Gramoz Ruçi; Dibër – Olta Xhaçka; Gjirokastër

j.l./ dita

September 21, 2020 17:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim