Rama mbron Rroshin dhe Bushin nga akuzat e opozitës

September 17, 2015 18:41

Rama mbron Rroshin dhe Bushin nga akuzat e opozitës

Në seancën e sotme parlamentare, ku në rend të ditës ishte çështja e dekriminalizimit, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për akuzat e opozitës, ku sipas kësaj të fundit kryetarët e bashkive në Kavajë dhe Krujë janë me të kaluar kriminale.

Kreu i qeverisë i ka dalë në mbrojtje kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi dhe atij të Krujës, Artur Bushi, duke thënë se nëse opozita ka dokumente, t’i dërgojë ato në gjykatë.

“Sillni një dokument me vendim gjykatë dhe unë u kërkoj largimin deputetëve të inkriminuar që pretendoni ju se janë. Rroshi dhe Bushi janë zgjedhur nga populli. Njerëzit nuk janë kriminelë që i vendosni ju. Flisni sikur pini gjithë ditën kanabis, – tha Rama. –  Kriminelët i përcakton gjykata dhe jo SHQUP-i. Nëse dispononi jo vetëm një vendim të formës së prerë, por edhe një vendim të shkallës së parë, ne jemi gati të përjashtojmë nga posti çdo individ të përfshirë në rrethana të tilla”.

September 17, 2015 18:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*