Rama me deputetët për zgjedhjet: Të motivohen strukturat në bazë

March 10, 2015 16:30

Rama me deputetët për zgjedhjet: Të motivohen strukturat në bazë

Kur mbeten mbi 4 muaj nga zgjedhjet lokale, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka nisur konsultimet me deputetët.
Kryeministri, në prezencë të kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi, ka diskutuar me deputetë të dy Qarqeve të jugut, Vlorë, Gjirokastër, si dhe të Qarkut të Durrësit, mbi organizimin e bazës socialiste në funksion të garës elektorale të 21 Qershorit.
Burimet thanë se takimi ishte kryesisht mbi nevojën e motivimit të strukturave partiake dhe angazhimin maksimal të deputetëve të secilit qark.
Mësohet se konsultimet e kreut të qeverisë do të vijojnë edhe deputetë të tjerë të grupit parlamentar socialist gjatë ditëve në vijim.
Këto janë konsultat e para që kryeministri nis me deputetët e tij, pas kërkesave të shpeshta të tyre, për tu bërë pjesë jo vetëm e organizimit, por edhe e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarë bashkie në garën elektorale të 21 qershorit.

March 10, 2015 16:30
Komento

4 Komente

  1. genti March 10, 17:00

    Heret u kujtove Edo…i le var socialistet per 2 vjrt pa pune dhe tani kerkon motivim e ??

    Reply to this comment
  2. Bocari March 10, 17:28

    Per sa kohe qe zgjedhjet te behen ne baze te emerimeve partiake, produkti eshte vetem dikatatur partiake, simoter enveriane. Zgjedhjet duhet te dalin nga populli zoti kryeminister.
    Cdo emerim partiak eshte rruge e gabuar. Cdo komune te zgjedhe kryetarin, pastaj kryetaret te zgjedhin perfaqesuesin dhe keta nje ose me shume drejtues. Vetem kjo eshte skeme demokratike cdo gje tjeter eshte mashtrim dhe diktature.

    Reply to this comment
  3. info analitike March 10, 17:43

    Tani ka ardhur koha qe Edi Rames njerezit ti pergjigjen me te njejtin cinizem kur thoshte qe nuk ia ndjente per te varferit qe nuk mund te paguanin dritat.

    Reply to this comment
  4. ada March 11, 14:11

    Me ne fund bazes socialiste po i vjen dita, por jo per te pritur krahehapur deputetet per te mbledhur vota, por per t’ju dhene nje dru vençe, ashtu siç e meritoni.
    Tani u kujtuat ju more zorraxhinj qe pa bazen nuk keni ku shkoni? Apo dy vjet u more me garderoben tende, mireqenien personale, martove beqaret e PS-se, ata qe te bejne fresk gjithe diten ty, dhe tani u kujtove qe ops…. te duhen vota.
    Se Erioni o Edi RAMA, perveç parave qe te sjell, nuk te ka sjelle ndonjehere vota, per ato nuk ja thote fare.
    Tani do ta kuptosh, qe te mos marresh ne konsiderate e per me teper ti lesh papune si qen te rrahur socialistet e bazes, do te te kushtoje shume shtrenjte.
    Dhe me keqja eshte se nga gjithe ky budallallek i yti, o injorant i pashprese, do fitoje Berisha dhe Meta. Gjithe administraten e Berishes e ke ne pune, pa i hyre gjemb ne kembe. Meta nderkohe ka punesuar pa hesap ne Ministrite e veta militantet e LSI-se.
    Keshtu qe ti mbasi mbarove sfilatat per dy vjet, tani kujtohesh qe ke patur ca si shume socialiste per ti marre ne konsiderate e per ti degjuar, por ishe teper i zene keto dy vite.
    Tani, BEJI SHURREN BAÇES!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim