Rama me fëmijët e policëve të vrarë: Trajtim të denjë financiar dhe mbështetje

December 27, 2013 19:03

Rama me fëmijët e policëve të vrarë: Trajtim të denjë financiar dhe mbështetje

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi kanë marrë pjesë sot në një mbrëmje festive të organizuar në ambientet e Kavaleshencës në Durrës për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës. Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama deklaroi se qeveria do të mbështesë familjet e policëve të vrarë. Ndër të tjera ai theksoi se forcat speciale të policisë ata që gjenden në frontin më të vështirë do të marrin një siguracion special shëndetësor.

“Është privilegj që të jem këtu sot si kryeministër i vendit dhe besoj në emër të çdo familje shqiptare të çdo prindi të çdo vajze dhe djali që me siguri do të donte ti përcillte familjeve dhe fëmijëve të dëshmorëve të policisë një urim nga zemra t’ju uroj të gjithëve ju një vit të ri të gëzuar dhe viti 2014 të jetë një vit ëndrrash dhe shpresash të mundshme. Të jetë për fëmijët një vit gëzimi.
Duke ju garantuar se ne do të bëjmë gjithçka na takon për të bërë më të mirën që asnjë nga fëmijët e dëshmorëve të policisë mos ndihet vetëm dhe çdonjëra prej nënave të tyre të ketë pranë dorën e shtrirë të solidaritetit tonë dhe mbështetjen e kësaj familje të madhe që është policia e shtetit. Dua t’ju uroj dhe garantoj se me gjithë vështirësitë ne do të bëjmë të pa mundurën për ju do bëjmë të pa mundurën që çdo anëtar i policisë së shtetit të ndihet i qetë i mbështetur dhe me gjithë respektin që meriton dinjiteti i tij si pjesë i një institucioni që është jetik.

Besoj qe ne arritëm që jo vetëm me fjale por edhe me vepra tua japim këtë mesazh të fortë të gjithë punonjësve të policisë së shtetit dhe do ta forcojmë duke siguruar jo vetëm një trajtim financiar për të gjithë por duke siguruar vijimësisht mbështetjen morale.
Asnjë prej nënave të këtyre fëmijëve të mos ndihet e pa fuqishme për të bërë më të mirën. Dera jo0në do jetë gjithmonë e hapur. Nuk do të mungojë asnjëherë vëmendja për çdonjërin e fëmijëve që janë këtu sot nga më të vegjlit te më të rriturit. Ky është një amanet që gjithkush prej nesh do e mbyllë me përgjegjësinë më të lartë.

Ata që janë në frontin më të vështirë, sapo kemi firmosur sot një tjetër vendim të qeverisë duke i hapur rrugë trajtimit special për cilindo prej tyre që do të ketë nevojë shëndetësor. Për çfarëdolloj nevoje që të gjithë pjesëtarët e këtyre forcave do të kenë, shteti do të paguaj një sigurim të posaçëm shëndetësor. Një sigurim shëndetësor special për të garantuar me standarde kujdesin shëndetësor të tyre.”- deklaroi Rama.

December 27, 2013 19:03
Komento

5 Komente

  1. Mark uk December 27, 19:21

    Te mos harroj Rama se jan ata police qe deputet tuaj u hipnin mbi kokat te kolegji zgjedhor.Jan ajo polici qe ishin ne mbrojtje te institucione shtetrore.qe ju dhe shoket e tu u leshuet huligantet duke hellur gure dhe gjera te tjera mbi kokat e tyre.

    Reply to this comment
    • toni December 28, 11:37

      mark.uk po ku ke pare ti more brek mut ne vende te be-se apo ne UK qe kolegji te behet shtet rrethm me police,here zgjebarak sebije leni dokrrat or pusht berishian,kolegjin e rrethoi me polici qe mos u cenonte vjedhja qe po kryete ati yt berisha ikore dreq gris bthn….

      Reply to this comment
  2. durim Satka December 27, 19:24

    Rama deklaroi qe do i mbeshtesim apo s’mbeshtesim??!! Lexojeni si e keni shkruar o Dita!
    “Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama deklaroi se qeveria s’do të mbështesë familjet e policëve të vrarë. Ndër të tjera ai theksoi se forcat speciale të policisë ata që gjenden në frontin më të vështirë do të marrin një siguracion special shëndetësor.”Copy&paste nga gazeta!

    Reply to this comment
  3. mendim shkreli December 27, 19:24

    Keni shkruar se edi rama tha se qeveria nuk do ti mbeshtese….eshte keshtu apo ndryshe, shikojeni edhe nje here lajmin…

    Reply to this comment
  4. ALBANO December 28, 15:26

    EDI RAMA CDO SHQIPTAR I VRARE I VDEKUR ESHTE NJE HUMBJE PER NE SHQIPTARET ////POR ME DUKET SE I FUTE TE GJITHE MIQTE TUAJ NE POLICI // SE JA NGRITE ROGGAT // PENSIONET /// SIGURIMIN //// POR KUR NJE SHQIPTAR VDES NE PUNE //KUR E VRASIN SE POLICET NUK I MBROJNE MIRE / A I PAGUANI FEMIJET///JU SI KRYE MINISTER NUK DUHET TE BENI DALLIME / FEMIJE POLICESH.. .APO FEMIJE PUNETORESH /// POR JU CDO DITE PO ETREGONI VETEN SE NUK JENI NJE NJERI PER TE DREJTUAR /// SE NUK DINI TE BASHKONI SHQIPTARET DHE I PERCANI ///ME IDETE TUAJE PREJ STUDENTI ///NJE TIP SI JU NE FRANCE NUK KOMANDONTE ASNJE CERDHE PER FEMIJE ///// CFARE ULJE PER TE GJITHE SHQIPTARET ////

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim