Rama me gazetarët: Vuçiç i ftuari im në Tiranë

November 11, 2014 05:13

Rama me gazetarët: Vuçiç i ftuari im në Tiranë

Gjatë konferencës, kryeministri shqiptar është pyetur nga gazetarët për disa nga temat më të rëndësishme, duke nisur nga incidenti i ndeshjes, njohja e Kosovës dhe deri të bashkëpunimi mes dy vendeve në të ardhmen.

Zoti Rama, ju iu referuat himnit dhe flamurit shqiptar që u shpalos këtu, në Beograd, në mënyrë alegorike, duke na kujtuar sesi u poshtërua ky flamur dhe ky himn para rreth një muaji në stadiumin “Partizani” në Beograd. Gjatë një ndeshjeje Shqipëria humbi 3 pikë në tavolinë, mund të na thoni se çfarë i morët sot në tavolinë Kryeministrit Vuçiç? Dhe meqë folët 50 minuta, a i sollët të fala nga Olsi Rama?

Unë besoj që politika e shteteve nuk lind, nuk zhvillohet dhe nuk diktohet nga një fushë futbolli. Unë besoj që ajo ç’ka ndodhi në stadiumin e Beogradit është vetëm një tregues i brishtësisë së jashtëzakonshme të një marrëdhënieje të re që ne kemi synimin ta vendosim dhe për të cilën, dua ta përsëris; Qeveria e Shqipërisë dhe unë si Kryeministër kemi të gjithë vullnetin e plotë për ta jetësuar përmes një përpjekjeje të përbashkët dhe konkrete, në mënyrë që njerëzit tanë, serbët dhe shqiptarët, fëmijët tanë, serbë dhe shqiptarë, të marrin përfitimin maksimal nga potenciali fantastik i një paqeje, më në fund, të arritur!

Ne nuk jemi armiq të njëri-tjetrit, por kemi armiq të përbashkët. Armiqtë e përbashkët janë varfëria, janë papunësia, janë mungesa e perspektivës për të rinjtë, janë borxhi publik, defiçiti dhe sigurisht, shumëçka e trashëguar në vite. E, në të njëjtën kohë, sfida jonë e përbashkët është që të bashkojmë forcat dhe t’i flasim Europës me një gjuhë. Sepse siç ne kemi nevojë për Europën, Europa ka më shumë se asnjëherë nevojë për Ballkanin.

Dhe për sa i takon Kosovës, unë besoj se realiteti mbetet një dhe i pandryshueshëm, pavarësisht perceptimeve të ndryshme dhe mosdarkordësisë së plotë që kemi lidhur me këtë realitet. Por, nga njëra anë, kjo s’mund të na pengojë që t’ia themi njëri-tjetrit në sy atë që mendojmë, ashtu sikundër nuk mund të na pengojë që me njëri-tjetrin të bashkëpunojmë. Sepse rruga e secilit prej nesh, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës është një korsi në rrugën e përbashkët të integrimit europian. Sa më serioz të jemi ne në këtë bashkëpunim, aq më seriozisht do të na marrë Europa. Dhe kjo është, në fund të fundit, një sfidë e përbashkët mes nesh!

Zoti Rama, ju folët për një bashkëpunim dhe për një vizitë të mundshme. Ndërkohë që ju e thatë këtë, homologu juaj nuk e kishte kufjen në vesh dhe ndoshta do të doja edhe një përgjigje më të saktë. Është parashikuar një vizitë e shefit të Qeverisë serbe në Tiranë, apo jo?

Aleksandër, ju siguroj se në Tiranë ne nuk do të ndjehemi të provokuar nëse ju do të keni përsëri të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por do të ndjehemi thjesht të keqardhur. Sepse, është një realitet i njohur botërisht nga më shumë se gjysma e Kombeve të Bashkuara dhe është një realitet që sa më shpejt ta njohim, aq më shpejt mund të lëvizim përpara, në të gjitha drejtimet dhe kuptimet. E përsëris, që mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke, por ju siguroj se ju do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe në asnjë mënyrë, asnjë fjalë e thënë prej jush nuk do të konsiderohet provokim, pavarësisht se mund të jetë tërësisht e ndryshme nga çfarë ne do të prisnim për një temë apo një temë tjetër. Dhe thënë këto, unë dua ta përsëris se; Po, e kam ftuar Kryeministrin e Serbisë të vizitojë Shqipërinë në një kohë të përshtatshme vitin e ardhshëm. Duke besuar që nuk do të presim 68-të vjet të tjera për takimin tjetër dhe duke qenë i bindur se nuk duhet ta presim Konferencën e ardhshme për Ballkanin, që do të zhvillohet si vijim i asaj të Berlinit, në Austri, për të përsëritur të njëjtat gjera dhe për të dëgjuar të njëjtat gjëra. Por për të shkuar me një bilanc punësh të përbashkëta, disa prej të cilave u përmendën edhe këtu, sot dhe për të këmbëngulur me seriozitetin që ne mund dhe duhet t’i japim këtij bashkëpunimi në vërtetësinë e faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i takon së shkuarës dhe se gjenerata e re që qeveris Serbinë, Shqipërinë, Kosovën dhe më gjerë sheh nga e ardhmja.

Për Kryeministrin Rama, ç’mund të thoni, Kryeministri i Serbisë do të jetë i mirëpritur në Tiranë, çdo të ndodhë me ekipin e futbollit të Serbisë, pas gjithë kësaj që ndodhi këtu në Beograd. Si u ndjetë ju kur patë dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe, e patë si një akt provokues apo si akt mbështetjeje ndaj futbollistëve shqiptarë?

Ndonëse Al Jazeera dëshiron të flasë për futbollin edhe kur nuk është gjithmonë një vend futbolli. Gjithsesi, unë preferoj të flas për basketbollin. Unë do ta vlerësoja shumë nëse do të kishim një ndeshje në Tiranë, ndërmjet veteranëve të skuadrës tonë kombëtare dhe ekipit kombëtar të Serbisë. Unë do të isha shumë i lumtur të luaja me Serbinë dhe nëse Aleksandri do të ishte i lumtur të luante me Shqipërinë, do të ishte një ndeshje miqësore fantastike. Dhe rezultati, do të jetë e sigurt që Serbia do të fitonte. Jo vetëm prej tyre, por edhe sepse unë do të luaja me ta. Unë jam shumë i lumtur që sot flamuri shqiptar dhe flamuri serb janë sëbashku këtu, si një shprehje e një vullneti të mirë për të parë përpara dhe jo për të përzier/ngatërruar futbollin dhe folklorin me të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

November 11, 2014 05:13
Komento

2 Komente

  1. Arben November 11, 06:19

    SUKSES ESHTE VETE VIZITA.

    NE SERBI JETOJNE 1 MILION NJEREZ ME GJAK SHQIPETAR, NDAJ TE CILEVE SHTETI SERB KA 100 VITE QE ZBATON PROGRAME ASIMILIMI DHE JA KA ARRITUR DERI NE NJE FARE MASE.

    CDO AFRIM I SHQIPERISE ME SERBINE, DO TE CONTE NE MINIMIN E KETYRE PROGRAMEVE DHE TEK KETA NJEREZ DO TE ZGJOHEJ NDERGJEGJA KOMBETARE.

    KJO ESHTE ARSYEJA QE SERBET DERI NE MOMENTIN E FUNDIT DONIN QE VIZITA TE MOS KRYHEJ DHE EDHE PASI U KRYE NUK RESHTEN SE MINUARI KETE VIZITE.

    KJO VLEN PER 40% TE POPULLSISE SE SERBISE QE NUK JANE SERBE.

    VETE SERBIA ESHTE SHTET ARTIFICIAL I NGRITUR PAS LUFTES I-RE BOTERORE NGA RUSIA, DUKE MARRE TERRITORE NGA PERANDORIA OSMANE DHE AUSTRO-HUNGAREZE.

    PREJ ASAJ KOHE SERBIA VETEM ESHTE PERPJEKUR TE PERZERE DHE ASIMILOJE POPULLSITE E KETYRE TERRITOREVE QE NUK ISHIN SERBE.

    KESHTU SHPJEGOHEN REAGIMET “E PAPJEKURA” TE POLITIKANEVE SERBE ME QELLIMIN E VETEM, ANULIMIN E VIZITES.

    SE MOS KUJTONI SE JANE VERTETE AQ DEBILA SA TE BEJNE NGA ATO VEPRIME FEMIJENORE.

    JO ORE JO, KANE INTERESA TE MEDHA DHE ATO PO U MINOHEN.

    ERDHI KOHA E SHQIPETARIT O NJEREZ.6

    Reply to this comment
  2. beni November 11, 09:57

    Me vjen per te qeshur me ty, kur gjurmet e mbreteris cariste jan pothuajse deri ne igumenice apo deri ne zagoria qe greket e qujne te tyren por qe realiteti qendron nryshe! Bile maqedonia esht nje dhurat e titos sepse as ka pasur popull maqedonas, pervec grekve por qe ka qen e populluar nga serbia jugore dhe esh te ashtuquajtur vendi i car stefan dushan nga shkupi me qendren e patriarkanes se ohrid e quajtu r shen jovanin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*