Rama: Më habiti reagimi brutal i Vuçiç

November 18, 2014 09:47

Rama: Më habiti reagimi brutal i Vuçiç

Në një intervistë dhënë për emisionit “Zona B” të gazetarit Baton Haxhiu në “Klan Kosova”, kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka konsideruar se nuk e priste atë reagim “brutal” të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç.

Nuk kam patur frikë për atë që mund të ndodhë.

Ajo që mund të them është se nuk e kam pritur atë reagim aq brutal, dhe se ai reagim më ka bindur që kam bërë gjënë e duhur.

Do të ishte e pamundur të shkoja në Beograd dhe të mos bëja atë apel. Për mua si zëdhënës i shqiptarëve në atë rast, nuk mund të rrija pa e përmendur këtë gjë” – tha Rama në këtë intervistë.

“Nuk mendoj se është rruga e duhur që Serbisë t’i lejohet kjo dyftyrësi, që në një anë të proklamojë dëshirën për integrim në BE dhe në anën tjetër të flirtojë me Rusinë, pikërisht në emër të mbajtjes peng të Kosovës” – ka thënë Rama.

November 18, 2014 09:47
Komento

3 Komente

  1. orient November 18, 10:31

    -S’ja vlen prononcimi kur eshte ne mes Batoni…

    Reply to this comment
  2. alfade November 18, 11:41

    Orient ! S’ka gje qe kur i jep interviste Fev-Ziut, pse mos t’i japi interviste edhe Haxhiut ….!

    Reply to this comment
  3. SuloKapedani November 18, 23:09

    Mund tè japèsh intervista nè çdo televizion por ne klan dhe pjellat e saj moderatorèt e tyre luajnè rolin e spiun hetusit,provokuesit dhe nè fakt nuk ja vlen tè shkosh e tè merresh me ta.Ndèrsa serbèt e kanè nè gen provokimin e manipulimin pèr tia shitur tjetrit.Mos u habisni shikoni salèn tamam si serb.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*