Rama me mësuesit: Do të rrisim pagat në 2018

December 28, 2017 19:05

Rama me mësuesit: Do të rrisim pagat në 2018

 Kryeministri Edi Rama me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një pritje me mësues nga e gjithë Shqipëria në Pallatin e Kongreseve. “Është me shumë rëndësi fuqizimi i profesionalizmit mes mësuesve me garantimin e një vazhdimësie të kërcënuar për shkak të lënies pas dore të mësuesisë dhe transformimit në një kategori të dytë.

Me rëndësi është edhe shkolla e drejtorëve për të mundësuar rritjen e kapaciteteve në drejtimin e shkollave. Ndër vite është bërë vetëm politikë shpërblimesh për drejtorët, por shkolla e drejtorëve do të na ndihmojë për të profilizuar dhe fuqizuar një figurë drejtuesi. Reforma e mësuesisë do të jetë e gjerë dhe e thellë dhe faktikisht do të synojë që ta konsolidojmë atë bazë që kemi vendosur për ta bërë figurën e mësuesit një autoritet të padiskutueshëm.

Vitin tjetër do të fillojmë zbatimin e reformës së drejtimit në arsim duke transformuar strukturimin e DAR. Ne kemi në program rritjen e pagave të mësuesve. Megjithatë është shumë më pak se duhet të jetë, prandaj do të vazhdojmë rritjen e pagave për mësuesit. Do të jemi shumë kërkues” deklaroi ai.

December 28, 2017 19:05
Komento

2 Komente

  1. Troja December 29, 07:46

    Ka 5 vjet qe ne nje vrime i bie kavallit.Reforme,dhe drejtoret e shkollave i ka me arsim te mesem,pa kualifikim,pa nivel,militante.Ka 5 vjet qe vetem demagogji,demagogji,mashtrime,e drejtoret jane militante,shitesa,barinj,mashtrus,dembele.Ka 5 vjet qe do ngre rogat,rogat,por paga e 13 u hoq,e qe te zevendesosh ate page duhen 10 vjet,te arihet ku ishim ne 2013.Demagogji e poshtersi.Varferia,pasiguria e jetes,e punes ne kete mafje shteti,te detyron te heshtish,e te degjosh,politiken e PPSH.

    Reply to this comment
  2. perkthyesi December 29, 11:40

    Rritja e pages per mesuesit, eshte nje lajm i mire, por, zoti Rama, kujdes dhe per pensionistet, qe perbejne nje armate te madhe prej rreth 600.000 personash, dhe paguhen ne menyren me qesharake te mundshme!! Mos harro per asnje cast kontributin e tyre te jashtezakonshem nder vite. Neser, mund te jete vone!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*