Rama me minoritetet: Qeveria nuk arreston njerëz, këtë e bën prokuroria

May 21, 2018 14:52

Rama me minoritetet: Qeveria nuk arreston njerëz, këtë e bën prokuroria

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të minoritetit në Dropull tha se qeveria nuk arreston njerëz, këtë e bën prokuroria.

Ai shtoi se qeveria po merret me krijimin e kushteve për reforma të nevojshme që drejtësia të funksionojë, duke përmendur kështu reformën në drejtësi.

“Lavdi popullit shqiptar në ’90, sistemi ku të kapte e të fuste në burg partia, qeveria apo kryeministri mori fund. Sot jemi në një sistem ku këtë gjë do e bëjë vetëm drejtësia, dhe sigurisht që ajo që shumica parlamentare në demokraci ka detyrë të bëjë është të krijojë kushtet me reforma të nevojshme që drejtësia të funksionojë, dhe ne kemi ndërmarrë pas shumë vitesh një reformë që as është çuar nëpër mend e jo ta ndërmerrnit, reformën në drejtësi”, tha Rama.

Rama iu referua rastit të ish ministrit në kohën e qeverisë demokrate, Spiros Kseras. Jo vetëm Ksera tha ai, po kushdo tjetër problemet nuk i ka me qeverinë por me drejtësinë.

 “Në raport me Spiro Kserën më vjen keq që e përmend biles, se unë personalisht kam pasur raport miqësor me të, nuk e kam takuar po kudo ta takoj i jap dorën me respekt, për raportin që kam pasur. Problemet e tij me tenderat e drejtësinë nuk janë të miat apo të qeverisë, të atij e kujtdo tjetër që mund të jetë ministër, zv. ministër, zyrtar i lartë i çdo partie, janë probleme që zgjidhen me drejtësi, as me qeveri e as propagandë mes teje dhe meje”, tha Rama.

s.a/dita

May 21, 2018 14:52
Komento

9 Komente

  1. Mbi Monumentet May 21, 15:14

    Eshte vone,
    shume vone,
    vone…
    Nuk je më Edi Rama qe dikur kendonte!
    Nuk je ai Edi qe inspiron…

    Jo thjesht minoriteti,
    as maxhoranca s’te beson…

    Ku jane premtimet e bukura,
    u rralluan dite per dite
    Çunat e bukur te tu…
    Ke mbetur pothuaj i vetem,
    krrusur prej hileve, kercu…

    Reply to this comment
  2. Fat man May 21, 15:48

    Ore pallosh dy metra pa dy centim, ore gjatovillo, ore frikacak, e dime shume mire qe Qeveriu nuk arreston Kriminele dhe Hajdute, por ben gati dosjet e krimit dhe te megavjedhjeve dhe ja perplas Prokurorise ne SURRAT.
    Je i pafytyre, paska qene me e gjate sec e dinim nata e 18 majit, u paske dhene Shqu-pisave amnisti dhe populli budalla i ben pyetje nje te kapuri, sic je ti Edvin Kristaq Rama.

    Reply to this comment
  3. Sigurishte qe Qeverria i mbron bandat qe degjenruan e vrane e vodhen shtetin dhe shqiptaret ! May 21, 17:02

    mjerishte ky pushtet nuk perfaqson asnji nga ne votbesusit e Pushtave ,
    por interesat e Kasstes degjernuar Politike .

    Pushtave ,s’po i kerkon njeri te bej Sherifin e fshatit ,

    por ushtroje detyren e Shtetit dhe bashkepunoje me institucionet e Drejtesise qe ato te bejne Drejtesi
    e jene te pergjegjshem perball Shtetit Shqiptare ,
    perndryshe edhe Prokuroria e Gjykatat mundet te perballen me Ligjin sepse mundet te korruptohen .Prandaj eshte ktu Pusht -teti ,

    qe ti kerkoje llogari sa eficiente eshte ai isntitucion ,

    i cili nuk qeka aty ne ate pozicion i pavarur nga asnji
    dhe jetoj per qejf te tij !

    Pastaj , presidentin Ali Baben e qepanit ,

    nji nder poltikanet me te ndyr e korruptuar ne ate vend ,

    qe thjeshte ne politike ka ber rolin e mbushjes se vrymave boshe ,

    perse nuk ja popullit ta zgjedhe por e vendoset vet ?

    nuk dua te hyj me tej ne corben e kazanit poltike ,
    por pushtat ,
    jane jashte cdo funxioni e pergjegjesie .

    Kta s’din ose s’duan me dit perse jane ne pushtet dhe
    se pushtetari duhet te Jet serioze e jo te bej gallate e shndroj parlamentin ne nji hane xhmbazesh ordinere kriminelash e kusare te cdo natyre .

    Si nuk i vjen pak zore si qytetare qe eshte qe ka rene ne nivelin e shkerdhatave si Berisha basha meta .
    Turpe te pafytyre .

    Reply to this comment
  4. koment May 21, 17:11

    Shoqeria ka per detyre te themeloje drejtesine ne shtetin tone.
    Ajo themelohet sipas moralit te se drejtes qe koncepton shoqeria.
    Por cili eshte morali i shoqerise sone, a eshte ai morali i se drejtes?
    Calojne principet morale te nderveprimit shoqeror pa calon drejtesia ne shqiperi.
    Morali nederveprimit shoqeror calon se e shqeu me 4sh derisa e zhberi totalisht, 10 vjecari fundit i shtetit socialist, dhe “revolucioni demokratik”, dhe u fundos me tranzicionin udhehequr nga njeriu zi i vicidolit.
    Pa korrigjuar vitet ’80ta, Levizjen ‘demokratike’ dhe patjeter tranzicionin 30 vjecar, nuk konfigurojme dit nje moral te qarte si shoqeri, pra as drejtesi.

    Reply to this comment
  5. ti, je per t'u rrahur, po ca t'beje, se "s'kam gje ne dore" !?!? May 21, 17:20

    Ngaterron nje detaj te “vockel” (me dashje,, apo nga pa dija), qe pushteti me i larte, eshte ai…. LEGJISLATIV . Dhe kete pushtet, tani per tani, e ka…AI…

    Reply to this comment
  6. Rod Gary May 21, 17:26

    Atehere perse na u dashkan votuar politkanet dhe jo prokuroret or taj?

    O (i vetequajtur) palle !

    Kur nje popull i tere te kerkon me ngulm qysh prej 2013-es vendosjen e drejtesise ligjore, je ti, koka e politikes, ai qe duhet te vere ne perdorim te gjitha instrumentat dhe mekanizmat e duhur, per t’i vene punet ne rregull.

    Nese nje looser, nje frikacak nuk eshte ne gjendje t’i jape drejtimin e duhur nje ceshtjeje kaq te rendesishme, kaq urgjente, atehere ai ben mire te pranoje hapur deshtimin dhe te hape krahun e te largohet.

    Reply to this comment
  7. ti, je per t'u rrahur, po ca t'beje, se "s'kam gje ne dore" !?!? May 21, 17:29

    Ngaterron nje detaj te “vockel” (me dashje,, apo nga pa pushteti me i larte, eshte ai…. LEGJISLATIV . Dhe kete pushtet, tani per tani, e ka…AI…

    Reply to this comment
  8. Lisi May 21, 20:51

    Rama është i vetëkënaqur me logjikën e tij edhe kur flet idiotizma . Është e kotë polemika me të . Ky është një Fatos Nano i llojit të vetë . Saliun si Enverin , do presim kur t’a marrë Perëndia . Ne jemi legen popull . E them këtë me dëshpërim të madh !

    Reply to this comment
  9. prizem May 22, 06:51

    Qente do vazhdojne te bejne te vetmen gje qe dine te bejne, te lehin por karavani qe po punon per Shqiperine qe shumica jone e e duam do vazhdoje te eci perpara.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*