Rama: S’do ndjehet heqja e fashës, do rrisim pensionet si dhe ndihmën për PAK

October 29, 2014 14:35

Rama: S’do ndjehet heqja e fashës, do rrisim pensionet si dhe ndihmën për PAK

Ashtu siç kishte premtuar dje, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim për energjinë me pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Duke e cilësuar historik operacionin kundër vjedhjes dhe abuzimit së energjisë elektrike, Rama tha se çdo shqiptar duhet të bashkohet me qeverinë në këtë përpjekje . Rama theksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit.

Ai garantoi se asnjë prej tyre nuk do ta ndjejë në buxhetin e familjes së tij dhe rruga që ka zgjedhur qeveria është rritja e pensioneve. “Ne po përgatitemi të rrisim pensionet e të gjithë pensionistëve kryefamiljarë dhe të rrisim pagën e ndihmës ekonomike për të gjithë personat si dhe pagën që marrin të gjithë personat me aftësi të kufizuar”, tha Rama.

Rama theksoi se është spekuluar lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Ne jemi të vendosur të heqim fashën. Kemi pasur dy alternativa, të rrisim çmimin uniform për të gjithë ose të heqim fashën. Aletrnativa e parë ka qenë e padëshiruar, sepse ishte një alternativë shumë e dhimbshme dhe jo domosdoshmërisht e sukseshme. Alternativa e dytë është një aletrnativë e dëshiruar për ne, sepse i jep fund një farse të gjatë që është luajtur me idenë që pas meje të bëhet kijameti.

300 kw që u vu si pjesë e farsës nuk funskionon dot më. Jemi të detyruar të përballemi me problemin. Po kështu jemi të detyruar të mos përsërisim fajin ndaj jush, duke ju thënë se do ju mbrojmë juve, paratë janë aty, ju do rimbursoheni dhe duke ju lënë në rrugë. Çdo njëri pjestar për 200 mijë familjet . Kjo shifër tregon se ky operacion nuk është në kurriz të fukarenjve. Ka shumë spekulim dhe abuzim me operacionin që ka filluar. Jam i habitur që kaq shumë njerëz kërkojnë të justifikojnë vjedhjen e energjisë me varfërinë dhe pamundësinë.

Po të shikojmë nga na vinë humbjet, nuk na vinë nga pensionistët kryefamiljarë, janë pagatorët më të rregullt. Na vinë nga bizneset dhe shumë të kamur që fshihen pas fashës. Shumë shpejt do të jetë fakt konkret në xhepat pensioni i pensionistëve kryefamiljarë, paga për ata që marrin ndihmë ekonomike dhe ndihma e paaftësisë, do të rriten. Asnjëri nuk do ndjejë heqjen e fashës, asnjëri nuk do duhet të kursejë nga buka e gojës për të paguar energjinë elektrike”, tha Rama.

October 29, 2014 14:35
Komento

18 Komente

  1. shpatar October 29, 18:44

    Eshte llogjike .Nuk ka asnje vend ne bote qe biznesi te vjedh energjine .As familje nuk kane mundesi te vjedhin se pasojat jane teper te renda .Duke paguar biznesi apo konsumatori ate qe konsumon llogjikishte shteti permirson financat ne interes te popullit fukara .Kur hajdutet me cizme e perdorin energjine per tu pasuruar populli tere jeten mbetet fukara .
    Keto argumenta qe shtron z.Rama nuk i kupton Pd qe po bene zhurme per te mbrojtur kontigjentet e tije tersishte hajdut qen bire qenesh .Deri tani nuk kini degjuar gje se cfare abuzimesh jane bere ne energjine.Ne kohen e Qofte Largut 3 vjete nuk eshte paguar energjia nga shume familje votues te Pd .Na kalonin ne turi dhe kapardiseshin se partija i kishte marre nen sqetull.Kjo skeme e poshter antishqiptare duhet te mari fund ne cdo sektor te administrimit shteteror .Hajdutlleku e nxjerre by.. zbuluar shtetin per te ecur perpara .Ku do gjenden fondet bertasim ,kemi papunsi ne rritje ,nuk rritet ekonomija me ritme te larta ,kemi 24 vjete dhe nuk sigurojme energji te qendrushme ,uje te pishem ,permbytemi cdo vite dhe syte i kthejme nga Qeveria .I kerkojme nenen dhe baben ne nje kohe qe vjedhim hapur pa na u trembur syri.Eshte njesoje si shtepia pa llogari ku qorrat hane e dhje.. dhe nuk mendojne se nga do dalin fondet per te investuar ne fushat me te prekshme te popullates .
    Kjo qe propozon Qeveria na e quan Pd terrorr komuniste,diktatur per te fituar pushtetaret. Llogjika me bajate, kur nuk di se cfare ndodh faktikishte ne realitet .Ai vjedh e kane vjedhur sistematikishte dhe u qajne hallin se nuk do te fitojne me thase para me djersen e popullit.
    Jemi ne demokraci ulurijne minjte e demokracise.Duhen lene te livadhisin si te duan. Kush te lejon ne sistemin kapitaliste te vjedhesh kaq hapur .Nje here bera gabim bashke me kolegun dhe mu mbajten parat per dy muaj.I vura gjishtin kokes dhe kam 8 vjete qe nuk gaboje apo te guxoje te fus dicka qe nuk me takon . Shqiptaret mburren dhe kapardisen se jane te zote te vjedhin ne hanin e qorrave .Turp qe kane mbeshtetje.Edhe me injoranti e kupton se kjo nuk ka by.. te rrije .

    Reply to this comment
    • orjada October 29, 19:37

      Tani njerezit do te mesojne t’ia dine vleren energjise elektrike, do te mesojne te fikin pajisjet qe i lene tere kohes ndezur, se nuk paguanin per to, do te kete nje furnizim me te mire te energjise elektrike.
      E mira te mirave do ishte te behet sistem me karta rimbushese, si ne Gjermani. Te blejne aq sa te harxhojne, qe te mesohen si ta perdorin energjine, u duhet manual perdorimi per energjine shqiptareve, kuptohet atyre hajduteve, se ka edhe te rregullt qe gjynah tu biesh ne qafe.

      Reply to this comment
    • zerina October 29, 19:39

      Ben mire qe i mbeshtet pensionistet dhe personat me aftesi te kufizuar, duhet te solidarizohemi me ata qe kane punuar gjithe jeten dhe ata qe vertet nuk munden. Ndersa ketyre biznesmeneve hajdute, burg edhe demshperblim, nuk ka me, te paguajne qytetaret e thjeshte per ata qe nxjerrin shuma marramendese nga gjithe qytetaret e tjere.

      Reply to this comment
    • qazimi October 29, 19:41

      Zoti Kryeminister, hajdeni nje here ne lagjet tona ne periferi te Tiranes, nuk ka asnje kuksian dhe asnje tropojan, qe qekur ka ardhur ne Tirane, te kete paguar qofte edhe njehere te vetme energjine elektrike. Se i ka mbeshtet saliu me shoke, dhe faturat e tyre kane rene ne kurriz te qytetareve te tjere.
      Ju pergezojme per nismen dhe cojeni deri ne fund, qe te gjithe ta perdorin sipas aftesive paguese dhe te mesojne te mos e shperdorojne.

      Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit October 29, 19:05

    Ne fushaten e zgjedhjeve, per deputete, ne vitin 2005, Sali Berisha bente thirrje te hapur, ne mitingje dhe TV, qe shqiptaret te mos paguanin energjine elektrike, se me ardhjen ne pushtet te PD me Saliun ne krye, qeveria e Berishes, do tju a falte borxhet.
    Kjo eshte veper penale, qe prokuroria duhet ta kete parasysh.
    Korrenti duhet paguar, te lejne cigaret dhe rakine, mos te rrine gjithe diten neper kafe, mos te luajne bixhoz.

    Reply to this comment
  3. October 29, 19:26

    Do heqim fashen , nuk e rrisim çmimin,,,,,,,,,,,,,por do ju kompensojme???!!! Di te me shpiegoje ndonjeri kete ? Per çfare kompenson z.Kryeminister? Te na dine kaq “raka” valle??!!

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic October 29, 19:46

    Lufta e Qeveris se Rilindjes per te vendosur shtetin ligjor dhe luftab e ish qeveritarve te shkatrrimit per ta penguar ate eshte shume e pa meshirshme. Edi Rama me vendosmeri po perparon ne ngritjen e shteti.Pagesa e nenergjise elektrike eshte nje clirim i me shume se gjysmes se popullsise.
    Nje pjes e ndershma vazhdimishte ka paguar energjin elektrike ndersa pjesa e priviligjuar e PD-se asnjeher nuk e ka paguar energjin elektrike.
    Kjo eshte e tmerreshme.Ne nje shte me dy standaret.Nje pjes zbatojn ligjin pjesa tjeter jo.
    Por nen qeverisjen e Berishe ajo qe ishte me e rendesishmne edhe institucionet e tije nuk kan paguar energjin elektrike duke i krijura nje dificit te madhe shteti shqiptar.
    Pra pjesa e ndershme e shqiptarve duhet te punojne edhe per te mbuluar gjysmen e popullsiste qe nuk paguen nje pjes e mire edhe biznesmen te PD-se po ashtu edhe Qeverin duke e mbajtur ne shine.Ja pra shteti nuk paguan shteti per 8-te vjete.! Ja ky ishte shteti shkatrrimtar i PD dhe i Sali Berishes.!

    Reply to this comment
  5. ortes October 29, 19:51

    Zoti kryeminister!
    A mund te na e thuash se si do te na e kompesosh energjine elektrike ne pensionisteve??
    Mos do te thuash se do te na e shtosh ca qindarka ate PALO KOMPESIM,QE NA KA BERE Sali Berisha deri me sot,qe kishte vleren e 4-5 diteve buke thate???
    Mos i hyni ketij kompesimi zoti Rama se do TALLENI ME NE DHE VETEN TUAJ!!!
    PENSIONET DERI TANI JANE AQ SKANDALOZE,sa ju duhet te caktoni urgjentisht NIVELIN MINIMAL TE JETESES,ne se ua mban KURRIZI!!!
    Mbi kete baze,caktoni PENSIONIN E PLEQERISE dhe atehere nuk do diskutohet me per MBALLOMA te tilla!
    Deri tani pensioni ka qene vetem nje LEMOSHE,zoti Rama!
    Gjyshi dhe gjyshja ndihen te turperuar para niperve dhe mbesave se NUK U BLEJNE DOT NJE AKULLORE e jo me teper se kaq!
    Kemi frike t’i cojme vocrraket tek “7 XHUXHAT”,se nuk na dalin leket as per nje loje te vetme!
    Dhe te mendosh se ky paska qene VLERESIMI I SHOQERISE DHE SHTETIT PER SAKRIFICAT 40-50 VJECARE tonat ne pune,eshte TURP I MADH!!!
    PENSIONISTET JANE SHTRESA ME E POSHTERUAR SOT PER SOT e jo ish te perndjekurit,qe ju keni zbrazur thesin e lekeve per te bere politike me ata!!!

    Reply to this comment
  6. Kris 1 October 29, 20:39

    mendoj se Rama ben nje veprim te drejte se hajdutet e fillojne si hajdut te vegjel dhe pastaj me parat e vjedhura behen politikan dhe afariste.Qe qytetaret dhe politikanet te vjedhin shtetin e tyre kane interes vetem ata qe nuk duan shqiperine e vogel e jo me te madhe.Amullia Berishiste dhe vjedhja Nanoiste duhet te marre fund.Le te kete rritje por te rriten pagesat minimale.

    Reply to this comment
  7. Lolita October 29, 21:24

    Tani po, na rehatove. Po ke genjen o njeri, je edhe dy metra burre e genjen si cilimì. Ty s’te plas fare per pensionistet e per njerezit ne nevoje. Ti do thjesht te mbushesh arken me rritjen e energjise, sepse keshtu e ke ndare mendjen te mbledhesh leke: rritje te energjise, rritje e cmendur e gjobave per makinat, rritja e tatim fitimit mbi pagat e atyre qe realisht punojne e nuk tallin bythen gjithe diten si puna jote. Perpara paguaja tatimin prej 10% te pages, tani paguaj 23%. Pra ti mbush arken me 13% te pages time dhe une marr 13% me pak nga puna dhe djersa ime. Harraaammm!
    O fare e keqe, shteti nuk fuqizohet me gjoba, fuqizohet me industrializim e zhvillim. Shqiptaret nuk jane me te pasur se ti i lirove sheshin para universitetit nga makinat, biles i bere ata te harxhojne me shume karburant e ti bien qark e qark rrugeve se keshtu te thote mendja jote prej idioti te semure. Nqs nuk hap fronte pune per zhvillim, se shpejti opingat do te te mbeten ne arken e shtetit.
    Harrova. Prape sot pashe surratin tend live ne TV. Me eshte bere fobì ndezja e TV, kam frike se sa ta ndez me del surrati yt.

    Reply to this comment
  8. Endri October 29, 21:55

    Ajo qe nuk kuptoj eshte si del e thote zoti kryeminister qe nuk do rritet cmimi kur te iki fasha. Fasha si e tille u krijua per te “mbrojtur” shtresat ne nevoje duke i dhene cmim me te ulet njerezve qe konsumonin pak. Vjedhjet denojini te gjitha se cdo njeri duhet te paguaje ne kete vend qe ka 40-50% informalitet. Problemi eshte si dilet e thuhet qe cmimi sdo preket. Edhe nje nxenes i tetevjecares mund te beje 2 llogari per te kutpuar qe fatura ne fund te muajit per familjet e thjeshta do jete me e larte.

    Reply to this comment
  9. Ada October 29, 22:17

    Po cfare i duhej takimi sot me pensionistet?! Ai komunikoi me ata dje ne facebook !?!?!

    Reply to this comment
  10. adi October 29, 23:25

    Pederast e mashtrues nderkombtar, mire ua beri, ja heq fashen sahatit e jua fut te b.. qelbesirave.

    Reply to this comment
  11. Doni October 30, 09:45

    Jam nje mbeshtetes i politikave qe kjo qeveri po ndermer, qe nga reformimi i ndarjes administrativo-teritorial qe ishte si nje sistem piramidal ashtu si funksiononte, e deri te vendosja e rregullit dhe ligjit mbi teritorin. Mbeshtes gjithashtu vendosjen e ligjshmerise ne sistemin e energjise elektrike, sepse eshte skandaloz fakti qe te vjedhesh hapur ne sy te te gjithe te tjereve qe paguajne deri qindarken e fundit detyrimet e tyre, dhe deri me sot edhe te atyre qe vjedhin!
    Por ama nuk mund te rri pa folur e pa kercyer perpjete kur shoh se energjia elektrike, te cilen shqiptaret e paguajne me shtrenjte ne rajon e me gjere, tani kane ndermend ta rrisin akoma me shume!! Dhe eshte fyerje per inteligjencen e cdo qytetari te ketij vendi kur degjon te thuhet se nuk eshte e vertete qe do rritet energjia, vetem sa do hiqet fasha!! Jo ve po koko-ve!! Pse qytetaret e ndershen dhe ne nevoje ne kete vend jane vetem pensinistet dhe invalidet?! Shume mire behet qe keto kategori te ndihmohen. Por problemi ketu nuk eshte vetem te keto kategori. Problem eshte per gjithe qytetaret “e thjeshte” te ketij vendi te punojne e jetojne me djersen e tyre. E nqs neser do te shohin qe nje produkt qe kosumojne, aq i nevojshem e jetik, do te shtrenjtohet edhe me teper, cfare duhet te bejne!! Nuk jam naiv te mos kuptoj qe situata energjitike ne vend eshte katastrofale, dhe ata qe e kane menaxhuar deri tani e kane bere ne menyren me te keqe te mundshme. E kuptoj qe nga kjo situate, detyrimisht duhet gjetur nje menyre per te dale. Por rrefuzoj te pranoj qe menyra qe kane gjetur per te bere kete eshte qe kjo barre tu faturohet qytetareve te ketij vendi. Qeveria mund ta kete te veshtire te gjeje nje rrugezgjidhje tjeter, por eshte puna e saj qe te bej kete, keshtu qe te ulin koken e te punojne se per kete i kemi votuar e i kemi vendosur aty, te administrojne e te gjejne zgjidhje.
    Sic e thashe edhe me larte me ka pelqyer dhe e kam mbeshtetur punen qe kjo qeveri ka bere deri me sot. Shpresoj qe ne kete pjese mos me zhgenjejne! Iku koha e militanteve dhe e ndjekesve pa mend. Erdhi koha e qytetareve dhe e njerezve te llogjikshem!

    Reply to this comment
  12. Mondi October 30, 10:17

    JU FALEMINDERIT SHUME EDI PER ATO ARGUMENTIME SA FAKTIKE AQ DHE TE LLOGJIKSHME. NUK KA SKEPTIK QE TANI NUK E KA TE QARTE KETE RREFORME RRENJESORE QE PO BENI NE SHKULJEN E SE KEQES.
    E KAM FJALEN PER KETE TE KEQE QE NA KA KAPLUAR GJATE 20 VITEVE.
    SHQIPTARET NE PERGJITHESI SI BRENDA VENDIT DHE ATO JASHTE VENDIT KANE SHUME NEVOJE QE JU TE DILNI HERE PAS HERE DHE TE SQARONI ATO KRYEVEPRA QE PO BENI, NE KETO KUSHTE AQ TE VESHTIRA QE PO KALON SHQIPERIA.
    NJOHJA NGA ANA JUAJ E SITUATES AJO BISEDE E SINQERTE , ATO PERGJIGJE QE I DHATE SHTRESAVE TE NDRYSHME, PA LETER TREGON SE JU JENI I VETMI QE MUND TA BENI KETE VEND TE MASAKRUAR.
    VAZHDONI RRUGEN QE KENI NISUR NE CRRENJOSJEN E SE KEQES DHE NXJERRJEN E VENDIT NGA AI BATAK DHE NGA AJO RRUGE PA KRYE QE E KANE FUTUR, TE PA AFTET ,MIOPET DHE KRIMINELET QE NA KANE DREJTUAR .

    Reply to this comment
  13. Tironas October 30, 10:30

    E boni edhe me energji e si punen e naftes ky vllai, nafta do ulet tha me patjeter pastaj i futi i mbledhje ke liqeni edhe tha qe duhet te ecni pak se jeni shnosh kshuqe nafta te rritet…edhe me energjine do thote qe ato dy telat e reflektorit qe ngrofen fukarenjt duhet te fiken fare e te ngrofeni me batanije sepse keshtu rrini edhe me afer me njeri tjetrin dhe ju hyp dashuria…bjeri bizneseve vllai edhe mos harro qe maloket biznesmene te saliut kane nga tete vjet qe se njofin faturen e energjise, kshuqe atyne bjeri edhe ktyne malokve kamez bathore paskuqan qe kane shpia nga pese kat edhe oborrin plot me drita e se kan rrujt kurr me pagu se i ka dal me i mbrojt xhelali…. Ene ske nevoje me rrit cmimin

    Reply to this comment
    • zef lok rroku October 30, 11:06

      tironas.
      I bukur shkrimi jot .
      Po fjalen pune e papunesi ky e paska harru mbas 23 qershorit ?
      Ne fakt ka te drejte puna nuk eshte e mire ?
      Po te ishte puna e mire do Kerkonte te punonte edhe mbreti .

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*