Ermonela Jaho: Kur ndihemi të vlerësuar, ne shqiptarët bëjmë mrekullira

April 5, 2014 11:47

Ermonela Jaho: Kur ndihemi të vlerësuar, ne shqiptarët bëjmë mrekullira

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot sopranon shqiptare Ermonela Jaho dhe i ka dorezuar asaj nje medalje mirenjohjeje.  “Kemi fatin ta kemi sot mes nesh divën e skenave të botës së sotme operistike. Një shqiptare që bën të përpëliten penat e kritikës operistike një shqiptare që rikthehet dhe qëndron ulur në skenën e vrazhdë të Shqipërisë”, tha Rama.

Duke e quajtur Jahon “artiste të kategorisë superiore”, kryeministri tha më tej se beson tek forca që ka arti për të përmirësuar imazhin e një vendi. “Mos të harrojmë që ambasadorët tanë nuk janë vetëm ata me kostumin e diplomatit, çdo kush që jeton dhe punon jashtë shtetit është një ambasador”, shtoi Rama.

Nga ana e saj, sopranoja Ermonela Jaho është shprehur se artistët shqiptarë bëjnë mrekullira kur gjejnë çelësin e zemrës. “Kjo ishte një surprizë që nuk gjej dot fjalët për ta përshkruar. Ndjehem shumë e nderuar. Nuk ka emocion më të madh se sa kur rrethohesh me dashuri dhe vlerësim. Vlerësimi është çelësi i suksesit. E kemi shumë të vështirë të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, por në momentin që gjejmë çelësin e zemrës, ne shqiptarët bëjmë mrekullira”, u shpreh ajo.

April 5, 2014 11:47
Komento

12 Komente

  1. LORA April 5, 12:01

    Padyshim qe pa ate “Celsin e Zemres” nuk mund te fuksionoje dhe te prodhohet ndonje gje e bukur per njerezine dhe historine.
    Jam mjaft e gezuar per kete thesar te Popullit Shqiptar,si ERMONELA JAHO,e cila me dritherimin e zemres dhe talentit te saj i ben kaq gezim dhe nderim Kombit tone,E cmoj fort modestine e spikatur ne mjeshterine e saj.
    Me duket erdhi koha e amshume per vlresimin dhe nderimin e njerezve te vertete ,qe i bejne nder Shqiperise dhe Shqiptareve,kudo qe u shkel kemba.
    Faleminderit Ermonela Jahos.

    Reply to this comment
    • red por jo i kuq April 5, 15:28

      Zoti Rama, degjoje Ermonelen.
      Vleresimi eshte celesi i suksesit – thote
      Gjithe ata qe te ndihmuan per te mundur te keqen, ti i ke lene rrugeve. Vleresoji zoti Rama. Ji mirenjohes para se te jete shume vone per te gjithe

      Reply to this comment
  2. Horri i Bulevardit April 5, 12:01

    Arti ka kohe qe ka hyre ne Kulturen boterore, eshte i vetmi kusht, ku europa smund te na vere kushte integrimi, se figura si Mula, Jaho e shume te tjere, na kane dhe statusin si anetare me te drejta te plota, ne kulturen europiane e boterore.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 5, 14:33

      VR !!! “Horr gjerman”? Bukur e kini thënë se njerëz si ermonela na kanë dhënë me kohe statusin e vendit me te drejta te plota ne kulturën europiane dhe botërore! Jeni bërë mjeshter horr ne gjetjen e frazave te goditura. Dhe çudi sesi nje horr ka kaq kulturë!? Nderime horr me kulturë!

      Reply to this comment
  3. lani April 5, 12:57

    Patem fatin e madh ta shohim ne proven gjenerale.Ishte e `pa pare`dhe e ´pa degjuar`, na dhuroi nje emocion te paharruar,prej vitesh te pa provuar…..I urojme Ermoneles plot shendet dhe sukses edhe me te madh ne performancat e saj ! Iliri

    Reply to this comment
  4. ali April 5, 13:02

    E percolla me shume emocion kete lajm ! Ermonela e meriton plotesisht kete vleresim te
    K/ministrit !

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi April 5, 14:19

    Kini shumë të drejtë në vlerësimin tuaj Lora? Ermonela e meritonte me kohë por nuk i hapte udhe xhelozi dhe egocentristi zhani sali ciko!? Sa për dijeni me ermònelën dhe veprën e saj kontaktet i kam shumë te hershme. Nepérmjet babait te saj et’hem jaho te cilin e kam pasur shok të ngushtë dhe shok pune. Gjyshi i ermoneles shyqyri jaho ka qënë partizan me babane tim dhe ishin gjithashtu shokë të ngushte. I vellai fatos jaho eshte (nuk e di a eshte me) mjek neuropsikiatër ne spitalin ushtarak… Prandaj thashe se e njoh mire. Me vinte plasja kur degjoja ndonjehere zh.cikon qe ketej thoshte le te vijë,ketej nuk ja hapte fare dyert… Histori e gjatë… Tani dua t’i uroj ermoneles suksese me te medha dhe ta kujtojë vazhdimisht babane e saj qe ishte gati te bente cdo sakrificë për te (ka disa vjet qe i ka vdekur). Edi rama i ka rëne pikës me dekorimin e saj. Nderime Lora dhe kujdes mos mbytësh sindikalistet me uje!?

    Reply to this comment
  6. bledi fier April 5, 14:30

    Urojme qe edhe zoti Rama te “gjej celesin e zemres” me mijera socialiste te zhgenjyer qe shohin zhvleresimin e votes se tyre ne 23 qershor

    Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit April 5, 17:43

      Edi Rama eshte kryeminister i shqiptareve, cdo votues i kesaj mazhorance, e ka degjuar vete Edi Ramen, kur ne shume raste eshte shprehur, se me ne, nuk fitojne vetem socialistet, por fitojne edhe demokratet, fitojne gjithe shqiptaret, pa dallim feje e partie, se ne fund te fundit, Ste pranon kush ne Europen e Bashkuar, gjysmak.
      Nje ekonomi stabel dhe afatgjate, sjell punesimin e shqiptareve, pa i pare se kujt partije i perket.
      Prandaj kush ka menduar se po votoj Edi Ramen se eshte i detyruar te me fusi ne pune, se jam socialist e ka gabim, puna eshte per te gjithe, ne pune ska socialiste e demokrate, por ka shqiptare qe e meritojne te kene nje pune dhe qeveria eshte e detyruar, te punoje per te hapur vende pune per shqiptaret, ne bashkepunim, me biznesin.

      Reply to this comment
  7. Ius April 5, 18:25

    “Nuk ka emocion më të madh se sa kur rrethohesh me dashuri dhe vlerësim. Vlerësimi është çelësi i suksesit. E kemi shumë të vështirë të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, por në momentin që gjejmë çelësin e zemrës, ne shqiptarët bëjmë mrekullira…”

    Nje fjale me teper do ta zbehte urtesine e ketij mesazhi. Mesazhe te tilla mund te vijne vetem nga njerez te Medhenj, por per fat te keq nuk ka vesh te medhenj qe ti degjojne. Qeveria shqiptare, pavaresisht 1 milion e kusur votash ka ngrit duart nga qielli duke thene se s’mund te bejn gje….(pervecse rris taksa dhe cmimin e energjise elektrike) se Saliu i ka lene ne grope te zeze….
    Po ku i ka syte kjo qeveri, te shof sa bije e bija te arrir ka neper bote (jane bere Vete dhe nga zero) dhe sa prej tyre do te jepnin shume per Shqiperine, mjafton nje Thirrje e duhur…
    Sa bije e bija te zot ka brenda ketyre kufijve qe presin te japin kontributin e tyre….ju beri thirrje z. Rama ne fillim te dergonin cv po pastaj i harroi ne sirtar…
    Sa njerez te talentuar si kjo vajze presin vetem nje celes, per te bere mrekullira… me kete vend qe ka mrekullira natyrore pa fund por e ka mbyt varferia…ka me mijera burime njerezore por qe nuk shfrytezohen se Vlera eshte kthyer ne Antivlere dhe e kunerta.
    Dhe ato 1 milion shuplaka (sic i quan z. Rama) i mori pikerisht qe ky rrenim njerezor mos te vazhdoj me!!!

    Reply to this comment
  8. info analitike April 6, 09:55

    Nje bravo te madhe Ermonela Jahos per shembullin njerezor perpos atij artistik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*