Rama: Mediu e bëri Vorën film Hollivudi me gangsterë, për të do votoni?

June 18, 2017 11:01

Rama: Mediu e bëri Vorën film Hollivudi me gangsterë, për të do votoni?

 

Kryeministri Edi Rama gjatë një takim elektoral në Vorë, tha se nuk mund ta kuptonte që të jepej vota për Fatmir Mediun, duke e akuzuar atë si shkaktar të tragjedisë së Gërdecit.

“Të të hedhin në erë dhe të vijnë pastaj të thonë më jepni votën, kjo është me ta nxi dy herë.

Si mund t’i jepni votë Fatmir Mediut?

E bëri Vorën film Hollivudi me gangsterë dhe me hedhje në erë dhe ju t’i jepni votën për ekonomi të fortë.

Ka një ndjenjë të mbetur tek këta njerëz?

Një ndjenjë solidariteti për ata që u shkrumbuan nga Fatmiri i parë.

Për Fatmir Mediun do vdisni?

Larg qoftë por nuk ishte larg se ka pak vite që ka ndodhur”, tha Rama.

June 18, 2017 11:01
Komento

4 Komente

  1. pika June 18, 11:32

    Pse mo ne Vore ka vajtur ky per vota !?!?!?!!
    O pike e zezë, ç’na kane rene ne qafe kesi te çmendur qe te vrasin e pastaj jane gatin te lepijne kembet per vota…….
    Pika u rafte !
    Po çedo se thone qe pika nuk bie ne hale !

    Reply to this comment
  2. A June 18, 13:06

    EDI RAMA, kaq maskara qenke, ke pothuajse 4(KATER) VJET ne pusht/tet, ne pozite, ne krye te qeverise, kryeminister e paska ditur qe FATMIR MEDIU eshte shkaktar e tragjedise se Gerdecit, qe ka hedhur ne ere njerezit, punetoret qe punonin aty, disa te vdekur dhe disa te plagosur, ne nje kohe qe nuk bere asnje kallezim penal qe ky person te arrestohet dhe ndeshkohet nga ligji.
    Jo vetem kaq, por ne kete tragjedi pjesemarres si kryebashkepunetor ishte edhe SALI BERISHA.
    Cfare bere gjate kesaj periudhe hiç gje. Vetem pallavra dhe broçkulla flet. Ne te themi ja kriminelet, ti thua nuk po shoh as gjurmet.
    EDO me keto fjale qe paske thene tani ne Vore, je as me shume dhe as me pak nje mashtrues, nje genjeshtar, nje demagog dhe si perfundim nje pis burre.
    Me keto thenje eshte turp per ty te kerkojsh vota.
    Te rafte gjaku i djalit te vdekur te ZAMIRA DURDES.
    Images for Zamira Durda.

    Reply to this comment
  3. punetoret e rilindjes June 18, 13:19

    Mediu beri Voren film Holliwudi me gangstere, ti Edi Rama bere realitet Parlamentin e Gangstereve me deputete me precedente penale. Ku i ke maloket Frrok, Dosh, Preng, Ndreu, Fufi matufi?

    Reply to this comment
  4. sopiqoti June 18, 20:54

    Po si nuk ka TURP ky Fatmir Mediu,kryetar i PRepublikane qe me del e krekoset para votuesve dhe ne ekrane TV duke qene i reshtuar ne listen e kandidateve jo te partise qe ai drejton POR te PD-s.Behu a derezi antar i PD-s dhe mos na u krekos si kryetar partie.As me pak e as me shume jeni nje lango qe ushqehesh e lepin pjatat e huaja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*