Rama: Merkel, shpresa e emigrantëve

March 19, 2016 15:40

Rama: Merkel, shpresa e emigrantëve

“Per fat është Angela Merkel”. Me ketë titull prestigjiozja gjermane “Frankfurter Allgemajne” boton nje interviste te kryeministrit shqiptar Edi Rama dhënë per gazetën ne lidhje me çështjen e emigranteve.

Numri nje i ekzekutivit shqiptar ngre lart vlerat e Ballkanit Perëndimor ne çështjen e krizës dhe merr ne mbrojtje Turqinë, pasi sipas Rames po bën shume me shume se sa i takon ne ketë çështje. Serbia dhe Maqedonia u sollën si me europian se sa shume shtete te unionit, ndërsa kjo është nje arsye me shume per t’u përshpejtuar bashkimi dhe integrimi i te gjithë Ballkanit dhe Turqisë.

Sipas Edi Rames po te mos ishte Angela Merkel edhe negociatat me Turqinë do te kishin nje përfundim edhe me te keq per unionin dhe kjo tregon se sa delikate janë marrëdhëniet mes vendeve te veçanta. Rama pranon se Shqipëria ka ofruar pritjen e emigranteve, por me kushtin qe çështja te marre një zgjidhje te përgjithshme te koordinuar dhe te shpejte.

Ne ketë kuadër, ai vlerëson bashkëpunimin me Italinë fqinje qe po ushtron presion te vazhdueshëm te Bashkimi Europian per moslënien e krizës ne kufijtë e unionit, por nje shpërndarje te emigranteve ne te gjithë vendet anëtare. Por Rama shkon edhe me larg kur paralajmëron se nëse zgjidhja nuk do te jete e shpejte dhe e përbashkët, atëherë drama aktuale mund te kthehet ne një tragjedi te Europes. Sipas Edi Rames Europa nuk do te zgjerohet, por do te plotësohet natyrshëm me pjesët e saj te mbetura ende jashtë unionit.

March 19, 2016 15:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*