Rama merr në mbrojtje deputeten pas sulmit të PD

September 26, 2018 18:24

Rama merr në mbrojtje deputeten pas sulmit të PD

 

Kryeministri Edi Rama në një takim me përfaqësues të Partisë Socialiste si dhe ata që pritet të anëtarësohen, ka komentuar sulmin e djeshëm të PD në drejtim të deputetes Klotilda Ferhati.

Kreu i qeverisë tha se dje Klotilda u bë objekt i një sulmi të vrazhdë politik, ndërsa shtoi se gjithçka bëhet për luftëra personale.

Ditën e djeshme, Partia Demokratike deklaroi se bashkëshorti i deputetes së PS-së kishte përfituar nga qeveria ‘Rama’ përmes tenderave, duke dhjetëfishuar të ardhurat e kompanisë.

Kemi zgjedhur një motiv që nuk është thjesht një slogan për të tërhequr vëmendje, por një përpjekje për të ndryshuar trajektoren e politikës tonë. E gjithë vëmendja për ju, e gjithë vëmendja për njerëzit.

Është tepruar tej mase dhe është derdhur çdo kupë duke e zhvilluar politikën si një veprimtari akuzash dhe kundërakuzash dhe kundërsulmesh reciproke në një arenë të mbyllur ku gjithnjë e më pak njerëzit janë të apasionuar. Politika është një forcë që ka lindur për të bërë mirë dhe jo për të bërë keq. Pa politikën nuk do kishin ekzistuar SHBA dhe as BE, sa për të dhënë një ide.

Pa politikën nuk do kishte Shqipëri të pavarur, demokratike. Pa politikën s’do ishte e mundur që të bëheshin shumë gjera që të sjellin të mira në jetën e njerëzve. Ajo ka dhe kapacitetin që të bëjë keq.

Kur erdha këtu bëra një dallim në rreshtin që kalova dhe i dhashë një përshëndetje Klotildës, për arsye se dje në mbrëmje u bë objekt i një sulmi të vrazhdë politik si rezultat i asaj që po thosha tani. Si rezultat i politikës të keqpërdorur për luftëra personale që vishen me politikë”, tha Rama.

l.h/ dita

September 26, 2018 18:24
Komento

3 Komente

  1. shvejku September 27, 00:21

    Ja si mashtron kryeministri Rama:

    ” E gjithë vëmendja për ju, e gjithë vëmendja për njerëzit.”!
    Tek kush njerez,zoti kryeminister,mbase per ufot?
    Se une jam antar i PS-se Tirane,nder me te vjetrit dhe kam dy vjet qe bej LUFTE me tre gjitha strukturat e kalbura te shtetit tend antiligjor,se UKT po vjedsh qytetaret,KLSH me dha te drejte,ndersa kryebashkiaku Veliaj dhe ju personalisht nuk me dhate te drejhtre!
    Kjo ndodh sepse ketu qeveris :maliqi” e jo ligji!
    Prandaj i jam drejtuar gjykates!
    Doemos kur PS-ja eshte privatizuar nga ju personalisht,qeveria po ashtu ben cfare donbi ju,kryebashkiaku i Tiranes eshte i poerkedheluri juaj etj,prandaj ikin shqiptaret e jo sic thua ti se nuk mund t’i ndalojme njerezit se eshte e lire levizja!
    Kjo qe thua zotrote eshte njelloj si te thuash se NJEREZIT VRASIN VETEN SE JANE TE LIRE TA BEJNE!
    Me kete llogjike ti shfajeson veten dhe del i lare si Ponc Pilati!
    Po pergjegjesia jote ku eshte,more kryeminister?

    Reply to this comment
  2. Xhixhi September 27, 00:23

    Shvejku thoshte:C’me duhet mua se cfare them e bej une?
    Po Rama cfare thote?

    Reply to this comment
  3. Servet September 27, 07:37

    Qe burri i saj si dhe te gjithe ata qe merren me politike i kane hyre kesaj rruge vetem per ta zhvatur kete popull kjo nuk ka asnje dyshim.Vetem te kapim nje aspekt,kur keta qe i hyjne politikes megjithse kane nga nje pune shume te mire dhe paguhen shume-shume mire futen ne politike per ti bere mire popullit apo per te shtuar pasurine e tyre ?Sigurisht qe eshte kjo e dyta sepse me sa kemi vene re shumica e politikaneve tane brenda 8 oreshit bejne nga 5-6 pune nga 8 ore dhe fillojne e justifikojne pasurine e tyre me punet qe paskan bere.A nuk eshte kjo nje forme vjedhjeje ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim