Ndërtimet pas ’90, sipas KM: 99% kanë qëndruar më së miri

December 2, 2019 09:20

Ndërtimet pas ’90, sipas KM: 99% kanë qëndruar më së miri

Megjithëse në pallate të viteve të fundit ka shumë dëme, kryeministri Rama thotë se duke nisur nga mesi i viteve 90 është punuar shumë mirë.

Madje ai tha se abuzimet kanë ardhur nga individët, jo nga kompanitë.

“Është e vërteta e sigurt që ndërtimet e reja të bëra që nga mesi i viteve ’90 dhe pas, 99% e tyre kanë qëndruar më së miri.

Pjesa tjetër, shumë e vogël, në 99% të rasteve është abuzim nga individë dhe jo kompani, individë që kanë ndërtuar shto ujë dhe shto miell dhe në një përqindje të vogël nga kompani që kanë abuzuar me vetë lejen.

I kam kërkuar drejtuesit të plotfuqiishëm për emergjencën dhe një raport i cili do të përgatitet me pushtetin vendor për katet e shtuara mbi leje, janë një sërë katesh të shtuara mbi lejen që duhet të regjistrohen dhe për të cilat duhet të ndërmarrim një nismë të veçantë më pas”, tha Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kryeministri premtoi një tjetër ligj të ri, këtë herë për ndërtimet:

“Jemi duke punuar dhe besojmë se do ta konkludojmë shpejt dhe  kuadrin e ri ligjor dhe penal për abuzimet në ndërtim. Njësia speciale kundër korrupsionit ka filluar të përgatisë gjithë hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësi në godinat problematike.

Dua të bëj një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina kolektive dhe sot hyjnë te godinat e dëmtuara por jo të rrezikshme, që të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse të drejtuesit të plotfuqishëm për emergjencën apo zyrën e shtabit të emergjencës në Durrës dhe të bëjnë deklaratën e gatishmërisë për t’i paguar të gjitha riparimet nga ato sipërfaqësore deri te dëmet materiale që i janë shkaktuar njerëzve.

E bëj këtë apel sepse shumë shpejt do të jetë vonë për ta. Kush do t’i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtëpërdrejtë përpara  organeve të drejtësisë, do ta çojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri.

Bëhet fjalë për dëmtime që nuk kërcënojnë qëndrueshmërinë e godinës, por që vënë në pamundësi banueshmërinë e saj dhe që kanë të bëjnë me abuzime të ardhura pas, gjatë ekzekutimit të lejes së ndërtimit – tha Rama

Pallat i pas 90 pas tërmetit, foto e postuar në FB nga banorët.

 

 

j.l./ dita

December 2, 2019 09:20
Komento

14 Komente

  1. durrsaku December 2, 08:46

    Ia dha garancine Gjushit dhe ndertusve qe nuk i gjen gje

    Reply to this comment
    • Sureli Lalzit December 2, 08:48

      Ka dhe hallin e vet
      Ka marre 20 perqindsha per shumicen e pallateve pas 90 kur ka qen kryetar bashkie
      Plus do mbroj dhe Lulin qe erdh pas tij n Bashki e do vij pas tij dhe n qeveri
      Sidomos tani qe u ben prap vlla e moter

      Reply to this comment
    • Fajin e kane te korruptuarit e llacit,puna e qeverritareve ka mbaruar ne momentin qe kane marre perqindjen December 2, 10:34

      Keta gjithmone jane te pa fajshem,duket qarte qe po “lufton korupsionin e te tjereve” Gjushi Basha Rama nuk kane asnje pergjegjesi per ndertimet abuzive ne bashkite e tyre.Per c’fare kane qene kryetare bashkie keta ? Per te marre perqindjen ? Kujt i takon te certifikoje cilesine e ndertimeve ? Nuk eshte Qeveria, Bashkia ?
      Si dilka pa lagur kryetari i bashkise,kontrolli shteteror per ndertime jashte standartit te sigurise ! “E ka fajin media” qe nuk mbulon m..me sh.. dhe na nxjerr ne “Herojve ne unitet te bashkuar” per te qene te paster !

      Reply to this comment
    • Fatos December 2, 12:21

      Ti dhe durrsaket e keni votuar Gjushin
      Prandaj mos na cani trapin

      Reply to this comment
      • . December 2, 16:49

        @Fatos
        mor horr, pse u votua zdomethene te mos mbaje pergjegjesi more kelysh i vagabondit te gjate qe rrotullon gjuhen per te fajsuar viktimen.

        Reply to this comment
  2. Melisa December 2, 08:53

    “..ta çojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri” – thote kryeministri

    Dy pyetje kam une: E para, si ka mundesi nuk e the njehere kete fraze per Saliun ore??

    E dyta: Fiton kohe sa te bjer presioni publik me keto “ligje te reja” per cdo gje? Nuk ka ligje per te denuar abuzimet??

    Reply to this comment
  3. Ueeeee ueee ueee December 2, 09:04

    E moret vesh ju prokuroret e Arta Llala Markut??
    Nuk keni cfare hetoni
    Jane n rregull ndertusit vetem ndonje individ paska abuzu tek tuk
    Hajde gallate hajde
    Ju te medias se mos nxirrni kete pallatin tone ne Durres, qe nuk hyhet brenda se arrestoheni per perhapje paniku.

    Reply to this comment
  4. Kulluri December 2, 09:07

    Ne asnje vend ku ka pasur fatkeqesi natyrore si ne SHBA, Itali, Japoni, Turqi etj., nuk jane ngritur qeveri mazhorance-opozite per te menaxhuar krizat! Biles as gjate luftes se dyte boterore nuk ka patur qeveri te tilla! Askush nuk po e pengon qeverine qe te beje punen e vet. Natyrisht qe media dhe opozita apo shoqeria civile mund te ushtrojne presion publik per menaxhim me te mire te krizes humanitare pa mjete ekstreme. Aq me teper qe opozita nuk ka pse te angazhoje struktura paralele me ato shteterore pasi nuk kane efekt ligjor! Pergjegjesine ta ushtrojne ata qe jane votuar per te qeverisur si ne situata normale po aq edhe krizash.

    Reply to this comment
  5. seriozisht e ka ky? December 2, 09:23

    “një përqindje të vogël nga kompani që kanë abuzuar me vetë lejen. I kam kërkuar drejtuesit të plotfuqiishëm për emergjencën dhe një raport i cili do të përgatitet me pushtetin vendor për katet e shtuara mbi leje, janë një sërë katesh të shtuara mbi lejen që duhet të regjistrohen dhe për të cilat duhet të ndërmarrim një nismë të veçantë më pas”

    Hahahaha dmth ligjin e ri dhe burgun do ta bej per individet fakire qe kane shtuar shtesa vete

    Per Sander Frangaj psh qe ka shtuar 6 kate te pallati prapa TVSH “do ta shofim me vone”

    He me te lumte

    Reply to this comment
  6. tropoja December 2, 09:39

    O Edi Rama,
    Ti je fatkeqesia jone kombëtare, bashke me Meten, Moniken e Lulin dhe gjithe hajdutet e tjere qe i kane rrjepur shqiptaret ne keto 30 vite. E keni kthyer Shqiperine, në një vend te pabanueshem, rremuje e të pa shpresë..

    Reply to this comment
  7. Lasgushi December 2, 09:50

    Instituti i lartë i Arteve është shkolla që ka kryer,Edi Rama.Kjo qënka shkolla më e mirë në botë.Të jesh mbaruar për pikturë dhe të dish gjithë shkencat e botës.
    O zoti KM më modest,të paktën për shkencat ndërtimore.Apo ke 7vjet që nuk pranon mendimet e të tjerëve.KM të bën populli,nuk bëhesh vetë.
    MOS harro si i thoshim ILA në kohën tonë,kur ti ishe student.

    Reply to this comment
  8. Lasgushi December 2, 10:03

    Shumë pronarë firmash ndërtimi janë kriminelë.Ata për hirë të fitimit kanë kryer krime ,pasojat po i vuajmë sot.Shumë prej tyre,kanë vetëm para,janë të predispozuar dhe kanë kryer krime.Por ata nuk kanë qënë në gjëndje të njihnin rrezikshmërinë e krimeve të ture dhe të parashikonin pasojat.NDËRSA VANGJUSH DAKO JO VETËM E KA DITUR PASOJAT E VEPRIMEBE TË TI KRIMINALE,.POR KA PRODHUAR BETON DHE NUK KA VEPRUAR PËR TI PARANDALUAR.AI.DUHET TË SHLOJË NË BURG .E KA HALLALL.

    Reply to this comment
  9. Gjilondi December 2, 10:29

    Sa mora vesh qe Ahmetaj do ish ne krye te financave të tërmetit.. ra prapë tërmet..!!!
    Sgjejnë dot nje zonje si Luljeta dhe per financat ose nje emer tjeter te afte dhe te paperlyer .. sidomos per keto financa qe jane kontribut gjaku dhe shpirti nga i gjithe kombi dhe bota.. apo duhet “mjeshtër” i kercimit se larti… i sprovuar në pelinvalliqet 30 vjecare qe cuan kete popull ne rrenim…

    Reply to this comment
  10. . December 2, 16:55

    perfundimisht Rama ricikloi Berishen
    s’beri me shume se kaq saliu.
    POSHTE RAMA, NE BURG! njelloj me satrapet e tjere e politikes 30vjecare te pas 90es

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*