Rama: Mes Trump dhe Bashës zgjedh Bashën

April 14, 2016 19:57

Rama: Mes Trump dhe Bashës zgjedh Bashën

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në intervistën dhënë për CNN për Donald Trump ka ngjallur reagime të ndryshme në vendin tonë dhe në këto qëndrime më të ashpra kanë qenë ato të opozitës.

Vetë kryeministri u është përgjigjur këtyre reagimeve në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës në përfundim të takimeve me Barack Obaman dhe Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Besoj që ata që zgjedhin Trumpin para meje në Shqipëri, janë për t’u mëshiruar. Unë mes Bashës dhe Trump zgjedh Lulzim Bashën, pavarësisht se në të tjera rrethana nuk do ta zgjidhja kurrë. Është problem i Bashës që mes meje dhe Trump zgjedh Trumpin”, tha ai.

April 14, 2016 19:57
Komento

1 Koment

  1. vasili April 14, 22:14

    Ky e ka shndrruar kryeministrin shqiptar ne nje klloun te neveritshem dhe pa moral:
    Donald Trump,nuk ka vrare as amerikane dhe as shqiptar,
    Donald Trump as nuk ka vjedhur as parat e amerikaneve dhe as ato te shqiptareve,ne miliona euro.
    Te dyja keto i ka bere Basha,shoku i Rames sic po del tani,qe i qendron serbes ne krah te paret.
    Tani mbi te vraret e 21 janarit,perkrah Bashes dhe Saliut vazhdon ti qelloje dhe Rama.
    Rama se fundi u prezantua si nje aventurier pa kufij,nga i cili mund te pritet cdo veprim i pa pergjegjshem,megjithe cmimin e rende qe mund te paguaj ky vend,,per te vendosur vehten ne qender te vemendjes.
    ´´Iku´´ nje psikopat,katundar vrases,hajdut dhe
    shkaterrimtar i ketij vendi,erdhi nje i semure tjeter ´´qytetar´´qe mbart te njejten grade papergjegjesie dhe rrezikshmerie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*