Rama mesazh ministrave: Bëni kujdes me deputetët!

November 13, 2017 20:13

Rama mesazh ministrave: Bëni kujdes me deputetët!

Zbardhet biseda me dyer të mbyllura e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Kryeministri i ka porositur ministrat të jenë më të kujdesshëm në komunikimin me deputetët.

“Mos i vononi emërimet e grupit të deputetëve. Të mos krijohet ideja e mospërfilljes së deputetëve”,- është shprehur Rama siç mëson “BalkanWeb”.
Më herët Rama mbështeti fillimin e procedurave të nisura nga socialistët për shkarkimin e kreut të KQZ-së, Klement Zguri që do pasonin edhe me shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës.

Kryeministri po ashtu apeloi nisjen e kontrolleve për kompanitë e mëdha që deklarojnë pagat e punonjësve deri në 300 mijë lekë.

November 13, 2017 20:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*