Rama, mesazh Serbisë: Njihni Pavarësinë e Kosovës, që të çliroheni nga makthet e së shkuarës

September 27, 2017 12:09

Rama, mesazh Serbisë: Njihni Pavarësinë e Kosovës, që të çliroheni nga makthet e së shkuarës

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, dha një mesazh të qartë edhe për Serbinë, sa i takon zgjidhjes së dialogut me Prishtinën.

Kreu i qeverisë shqiptare i bëri thirrje Beogradit që të njohë Pavarësinë e Kosovës, gjë që sipas tij do ta çlironte atë dhe nga makthet e së shkuarës.

“Fund shpenzimeve të buxheteve tona për të mbajtur seli konsullore veç e veç, dhe për ça arsye? Kot. Do nisim në kryeqendrat europiane dhe më pas pak nga pak. Do jetë një fond i përbashkët nga dy shtetet. Do u jap shqiptarëve një adresë. Shqipëria është e gatshme që të jetë pjesë e sfidave që has Kosova. Diplomacia jonë ka qenë dhe do jetë edhe më aktive në aspektin ndërkombëtar. Me rëndësi është që të theksohet se Shqipëria do të mbështes dialogun e Beogradit me Prishtinën, në funksion të gjetjes së një zgjedhje realiste dhe çlirimin e Serbisë nga makthi i së shkuarës, që mban peng Serbinë në radhë të parë, që pengon njohjen e Pavarësie së Kosovës. E shoh shqetësim edhe çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku është e domosdoshme që të gjendet rruga e zgjedhjes së ngërçit që po krijon jo pak probleme me ndërkombëtarët. Kosova duhet të ketë çdo ditë miq dhe jo të humbasë ata. Jeni banor i njësisë nr.5 në Tiranë, ku kemi deputet Pandeli Majkon, dhe për sa kohë që jemi dy shtete, keni detyrimet që të zhvillojmë protokollet siç e takojnë. Nuk është as e rastit e as e tepërt që t’ju presim këtu në pallat, ku tregojmë vlerësimin e madh që ne kemi për mënyrën se si për këto vite Kosova po zhvillohet”, tha Rama.

September 27, 2017 12:09
Komento

1 Koment

  1. alphade September 27, 12:40

    E po merr vesht Ramushi nga keto gjera. Shoh fotografite
    e dy K/minitrave jane ” bloze” ,nuk shihen te buzeqeshur.
    Ky Ramushi pse ka ne protikollin e tij takimin me Saliun
    dhe aq me pak me princin Leka ?! Cfare perfaqeson ky i
    fundit ? Mos valle Ramushi,si kryeminister i Kosoves ker-
    kon te vere nje kurore me lule te monumenti i” naltma-
    dhenise se Tij,mbretit Zogji i Pare” sepse me sa duket
    ky takim me princin kete kerkon te tregoje apo mos valle
    K/ministri i Kosoves ne ndonje te ardhme kerkon te behet
    mbret i Kosoves dhe ka propozuar nje takim me princin qe te marre ca eksperience ne punet mbreterore. Ramu-
    shi jo nje here sapo ka dale nga burgu ka kerkuar ven-
    din e K/ministrit ,gje qe kurre nuk ka bere vaki ne histori-
    ne boterore nje gje e tille. Any way ! Pune e tij. Jane kom-
    plekse karrieriste te papermbajtshme te nje nje njeriu qe
    ekzistencen e tij e ka lidhur vetem me kolktukun …..!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim