Edi Rama: Përgjigjet e mia

April 8, 2013 11:24

Edi Rama: Përgjigjet e mia

DITA botoi dje disa pyetje të analistëve Mustafa Nano, Mero Baze e Andrea Stefani për Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën, Bamir Topin e Kreshnik Spahiun. Edi Rama ka reaguar dje paradite duke iu përgjigjur pyetjeve që i janë drejtuar atij. E falënderojmë në emër të lexuesve të DITA. Më poshtë, janë përgjigjet e kreut të PS-së.

 

Pyetja e Mero Bazes: Na thuaj muajin kur u binde se pa Ilir Metën nuk fitoje?

 

edi rama: Qe ne mund te fitonim edhe pa LSI kete nuk kam vene ndonjehere ne dyshim, por qe ne mund te zgjidheshim edhe pa LSI kjo ishte nje pikepyetje qe lindi ne qershor te 2009 dhe u be mal ne majin e Tiranes 2011.

Askujt me shume se sa mua (por besoj edhe Ilir Metes ne anen tjeter, per arsyet e tij e jo te miat natyrisht) nuk i eshte dashur te kaperceje kaq lart mbi vetveten per te ndertuar, me durimin e nje viti te gjate kete bashkim tejet te veshtire. Te cilin te gjithe e quanin te pamundur, megjithese shumica derrmuese e atyre qe sot predikojne fundin e moralit e thoshin gjithnje, ma kane thene edhe mua, se vetem ky bashkim i jepte fund sundimit te Saliut. Per mua vete, jo vetem personalisht si njeri po dhe si i akuzuari i madh per paaftesi per te ndare pushtet e per te ndertuar koalicione me partnere qe per shkak te peshes se tyre kufizojne vetiu pushtetin tim, ka qene nje ushtrim i jashtezakonshem. Nje rrugetim ne shtegun e sterngushte mes ngarkeses se forte emocionale me vetveten, per shkak te se shkuares, dhe pergjegjesise se madhe politike ndaj vendit, Partise Socialiste, mbare popullit opozitar ne funksion te se ardhmes.

Mbase po te kisha anuar nga ngarkesa emocionale, do te kisha bere zgjedhjen me te lehte por padyshim edhe me te gabuaren ne afat te gjate per vendin e per Partine Socialiste. Kjo eshte nje bisede me e gjate, por shkurt fjala mes nje humbjeje tjeter “me nder” si humbjet e qershorit 2009 e majit 2011 ne Tirane dhe nje fitoreje qe mbase nuk e ka shijen dehese qe do te kishte pasur pa LSI, padyshim fitoi arsyeja politike qe te con pa asnje ekuivok tek e treta.

Dhe me falni por shoh nje driteshkurtesi te madhe ne gjykimet negative te ketyre diteve nga ana e kundershtareve te pavarur te keqqeverisjes. Sepse po te shohesh pak me larg, te gjithe atyre qe kerkojne qeverisje ndryshe, vete Shqiperise e shqiptareve u duhet njemije here kjo e treta dhe asnjehere me kurre dy te parat. Madje une shkoj ende me tutje, kush e kundershton dot se logjikisht nje bashkim i kompleksuar si ky i yni eshte shume me i shendetshem per Shqiperine se sa nje fitimtar dhe i vetem trim ne lufte?

Ejani ne vete, s’jeni ju qe me keni pare e kritikuar vazhdimisht e fare padrejtesisht deri edhe si diktator me te njejtat tipare si te Saliut, ata qe duhet te merziten! Lermani mua keqardhjen qe nuk fitova vetem dhe kenaquni qe me te verteten e thjeshte se ky bashkim i shigjetuar kaq fort prej jush per bazen e vet “morale”, eshte ne vetvete garancia me e forte e mundshme se palet do te sillen me kujdesin me te madh pikerisht sepse do te jene te vezhguara me syte kater nga opinioni publik.

 

 

Pyetja e andrea stefanit: Ç’farë do bëni për të risjellë ndarjen dhe balancën e pushteteve në shtet prishur me amendimet e Kushtetutës të vitit 2008?

 

edi rama: Besoj se kjo pyetje merr nje pjese te pergjigjes tek pergjigja per Meron. Do te kemi nje qeveri qe do te linde me nje ndjenje te forte vetekontrolli dhe me nje ekuiliber forcash komplementare por te prirura per ta ndihmuar njera-tjetren ne perpjekjen per te vertetuar se nga ky bashkim shqiptaret dolen te fituar.

E ne kete rruge do te ndertojme nje proces qeverises modern e transparent, duke synuar ndarjen de facto te pushteteve permes ripercaktimit ne realitet te kufijve kushtetues qe kane mbetur krejtesisht ne leter. Nderkohe do te kerkojme nje shumice kushtetuese qe do te na ndihmonte t’i riktheheshim edhe dokumentit themelor te shtetit per te ripare çka koha ka provuar se nuk shkon.

Por edhe ne rast se kjo shumice nuk do te gjendet ne kuvend, ne do te provojme se edhe brenda kornizes se sotme kushtetuese mund te kemi pushtete te ndara, institucione te pavarura, procese gjyqesore te drejta, media te lire, qytetare te lire.

 

 

Pyetja e mustafa nanos: Berisha përballë jush është një alamet alibie për dështimet e deritashme si lider opozite, apo është njeriu që do duhej ta kishit mundur me kohë?

 

edi rama: Ja pra ja, deshtimet e mia si lider opozite thoni ju! Po cilat jane ato ne te vertete? Me siguri humbjet “me nder” te 2009-es dhe 2011-es, ku vota e shqiptareve u vodh dy here qofte ne mbare Shqiperine e qofte ne Tirane ne majin 2011. Por ku edhe ju vete, paladin i lirise e demokracise, nuk thate ndonjehere se i deshtuari ishte Saliu qe i grabiti votat, po une, lideri i opozites qe nuk i mbrojta ato…

Nje zot e di se si mund t’i mbroja une apo Partia Socialiste, votat e grabitura ne nje vend ku i vjedhuri linçohet e shpotitet si humbes ndersa hajduti pranohet si fitimtar perderisa faji i mbetet te vjedhurit?! Ne nje vend ku luftuam dy vjet per transparencen e zgjedhjeve dhe ku ata qe na thone pse nuk mbroni voten nuk moren pjese ne asnje proteste, duke e konsideruar vjedhjen apo ruajtjen e votes si çeshtje force mes palesh qe luftojne per hesap te tyre ne nje fushe interesash qe nuk kryqezohen me tuajat e me vendit ku jetojme.

Por ne fakt ju s’keni asnje faj, zero, sepse paçka se mund t’ju duket se jeni i çliruar nga magjia e fitores perderisa vete nuk jeni ne ndonje beteje per t’u zgjedhur, kjo qenkerka nje magji qe prek kedo qe me politiken merret edhe pa u marre. E prekerka edhe nje njeri kaq te lire sa ju vete edhe kur fitorja eshte e vjedhur dhe i fituari eshte nje njeri qe dukeni acik se nuk doni shihni me sy!

E pra, Saliu nuk eshte nje alamet alibie po nje alamet problemi qe duhet ta zgjidhe 23 qershori dhe une mbase jam njeriu qe duhet ta kisha mundur me kohe, por mbase edhe s’mund ta mundja me kohe kur koha e Shqiperise ka mbetur kaq mbrapa me gjykimin kaq relativizues te vjedhjes se votes! Nje gjykim i hatashem qe e sheh politiken si lufte gjelash dhe ku nje trupe gjykatesish publike ngjajne rendom me gjela ende me te nderkryer se sa gjelat qe kane marre persiper te gjykojne.

Gjithesesi, asnje problem, çka une sot shoh qarte si drita e diellit eshte se perfituesit me te medhenj te kesaj historie jane tekefundit “moralistet”, qe neser do te kene nje qeveri qe do te beje çmos qe t’i zhgenjeje duke i nxjerre te gabuara predikimet e parashikimet e tyre te zymta. Pra, shkurt, ne do te fitojme 23 qershorin, ndersa Shqiperia ka fituar pas 23 qershorit!

April 8, 2013 11:24
Komento

24 Komente

  1. hanxhari April 7, 22:34

    do jet e pamundur per Ramen te mbaje qeverine nese nuk merr 70 deputet vetem pavaresisht marreveshjes me LSI. Dhe nese jan t verteta fjalet qe kta q ka prezantu ssi “te rinj te Ps” ai gazetari medioker Alfredo, kjo e Elbasanit Kushi qe ka gjith fisin t punessuar n ndermarrjet e LSI dhe ai Mucmata jan njerzit e Metes ateher nuk ka shpres se Rama drejton dot qeveri qoft dhe 24 ore pa dashur Meta (dhe ndoshta Berisha)

    Reply to this comment
    • Rama drejt nje fundi te hidhur politik.. April 8, 13:39

      a thua i leverdis PS humbja e respektit nga ana e elektoratit. shqiptaret nuk e kane per natyre pandershmerine dhe mungesen e koerences.

      Reply to this comment
    • hakihakiu April 8, 13:53

      O pupull po te donte Rame me rrezue Berishen e kishte bo me vakt e me kohe ,qekur ndodhi Gerdeci por ju o te mjere popull nuk arrini te kuptoni se vet Rama e Berisha jan pjelle e te njejtes nene.Jan pjelle e vet nenes parti qe kan dale nga nje miter dhe qe perqark si p…… neper breke sillen te tjeret O zot do ta shikoni se cfar do te ndodhe pas 23 Qershori ,bERISHA LE PUSHTETIN SI HYN GJEM NE KEMBE GEZON MILIONAT E VJEDHURA ,META BASHKQEVERIS DHE ARRIN BERISHEN NE PASURI dhe lojnat e fjaleve do te tirren si terkuze e ne fund sa KRAHU E HA TI O POPULLI IM I DASHUR

      Reply to this comment
    • Loriku April 8, 15:59

      Me te vertet o Zar-HAnxhar. O ZAr-Hanxhar futi nje tas dhalle aty te seksioni i PD-se ku militon mos bej sikur po i qan hallin opozites.

      Thuaji jozefines dhe saliut tend qe do te jene te dy te burgu i lushnjes pas zgjedhjeve te Qershorit. Ti bashke me shoqet e tua mund ti vizitosh cdo muaj aty.

      Sala do te kete qeline numer 97 kurse Jozi do laj rrobat e te burgosurve se eshte amvise e mire ajo. Tani Hanxhar gric sumen e mos na bej derr derr .. dhe mos fol si gej here tjeter. more vesh hanxhar.

      Reply to this comment
  2. ministri i berishes April 8, 10:45

    sa te poshter jeni ju te Dites. njeren kembe te stolit te Rames e paskeni bere blu.:)
    Kjo mund te merret keshtu, qe kercenimi blu eshte gjithmone aty prane, ne çfaredo karrige te ulet Rama.

    Reply to this comment
    • horri i vrare i bulevardit April 8, 10:47

      kercenimi blu esht Meta. Investim i Saliut ne politik ka qen perher. dhe pateric e tij mbeti si shum te tjer mender “te majt”. Merreni me mend cfar m.. vendi esht Shqiperia kur burri me i mir q mund te nxjerr ne krye esht nje si Saliu

      Reply to this comment
  3. Zef Dedja April 8, 12:41

    O ju analiste-provincial perveç Mero Bazes qe “i bie” ne koke, mos beni dhe mos i sajdisni keta rrongo-xhongo si Ilir Monika apo Monster-Berisha qe “pushtoi Vloren me tanke ne ’97-en” dhe ka shkaterruar tere Shqiperine tani ben sikur eshte politikane. Sali shpellari s’ka bere asgje vetem llomotit si skizofrenik dhe genjen gjithe diten ky sociopat i pa-din-e-pa-iman, qe duhet te zhduket sa me shpejt dhe te mos na ndot me ekranet e TV-ve!!!!!!!!!
    Pyeteni Ilir Moniken se si e per çfare u be politikane pa punuar kerkund, çfare vlerash ka ?, nje student nga katundet e Skraparit me nje xhup-te grisur ne ’91-shin eshte bere duke u tallur me ju dhe ne miliarderi me i madh i ketij katundi, nje njeri-injorant qe s’di as shkrim as kendim ç’i thote kesaj pyetje ky dhe shume sharlatane si ai qe rreken te quhen politikane dhe ne vend qe te ishin ne burg na dalin perdite ne TV ?!!!
    Ndersa Edi Rames i duhen bere dy pyeteje-se tashme dihet qe hyri apsite ne politike por se pari a mendon dhe beson se ka kellqe te jet kryeminister i vendit dhe e dyta si do te qeverisesh me Ilir Moniken ne krahe kur ai ka kontigjentin e vet te pazarxhinjve te paskrupullt, hajduteve me para ish-drejtues qe dine veç te vjedhin, dhe kete e vertetoj vet me bllok ne dore ??????!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. tani April 8, 12:51

    ta uroj me gjithshpirt qe te na genjesh neve moralisteve…dhe uroj qe ta kesh sa me te lehte zhgenjmin tone.ne ate kerkojme zhgenjimin ne kete rast.te jesh moralist duket si shenje negative,po ju zoti krietar duhet te dini qe moralin e kerkojme te ajo mosndeshkushmeria qe i kemi te gjitha te drejtat per ta dyshuar qe sdo ndodhi..gjithsesi ju duhet te vini ne pushtet njehere,e me cu pa die ne mitingun e ak deri diku levizja juaj ka argumente,…por pas 24 dua per here te pare ne jeten time te pranoj me kenaqsi qe u zhgenjeva:)puna mbare usta e me krahet e lehte e mendjen e kthjellet..

    Reply to this comment
  5. tiku April 8, 12:53

    rame kot po ja fus una se ene une si muci jam nuk merrem me politik per tu zgjedh diku, parlament, bashki… po ti mor daj pse nuk e provove nje her vetem ket punen e zgjedhjeve dhe po nuk merrshme dot 71 deputet (ose po nuk i mbrojshe dot se ty ketu te calo puna te mbrojtja. qe ketu duket sa i afte je ti me qen kryetar partie qe nuk ke autoritet as tek komisioneret e tu lene mo tek deputetet qe gjysmat te kan ik ke sala, po nesje…ti drejtojsh neser shtetin me i llaf…) bojshe aleance me meten pastaj. po ti keshu sic verprove ene humbe moralin politik (se per njerzor mo…kush po pyt ne ket ven) po ka ana tjeter ti po humb dhe deputetet mor lal. se ky meta hyni ne kualicion si nuse pa paje. tre deputet do ja qisesh ti ka lista e ps!???????????????? po ti ca fito prej metes? eshte pytja qe bojne sot gjith shqiptaret. apo ate tipin qe ka meta ne kqz? sipas meje ke humb shum dhe kot fare, pa pas asnji nevoj. lut zotin qe te moresh vet 71 deputet se ne rast tjeter meta iken ke sala, ose ne rastin me te mir ti do jesh zvendsi i metes. se pas dy vitesh ps eshte e sigurte qe ka per ta marr meta. dhe e merito se ti je…na tregoi nai barcalet lale se ato ne shkrimet i qa ti.

    Reply to this comment
  6. reformer April 8, 13:32

    sinteze:

    1. Na thuaj muajin…?

    pergjigja e pyetjes se pare: 2011 ne zgjedhjet bashkiake, kur mi vodhen votat sheshit

    2.Ç’farë do bëni për të risjellë ndarjen dhe balancën e pushteteve në shtet prishur me amendimet e Kushtetutës të vitit 2008?

    pergjigja e pyetjes se dyte:do ta respektoj frymen e kushtetutes dhe nuk do te manipuloj me nenet e saj

    3. Berisha përballë jush është një alamet alibie për dështimet e deritashme si lider opozite, apo është njeriu që do duhej ta kishit mundur me kohë?

    pergjigja e pyetjes se trete: Saliu nuk eshte nje alamet alibie po nje alamet problemi…dhe jo vetem i imi, por i te gjitheve.

    mos u merr shume me analistet o Ed, po fol per poppullin e thjeshte.

    miqesisht AG

    Reply to this comment
  7. ardit April 8, 13:37

    KETO S’JANE PERGJIGJE POR JUSTIFIKIME TE DESHTIMEVE TE VETA. KUSH JUSTIFIKOHET, AKUZON VETVETEN

    Reply to this comment
    • Suela April 8, 13:45

      Rama vuan nga sindroma e fshehjes se fajit. pasoje e dhunes sistematike psikologjike te ushtruar nga Aneta Rama qe ne femijeri…

      Reply to this comment
      • Horri i Bulevardit April 8, 22:49

        Te thuash cfare te duash eshte e drejta jote por qe keto fjale i thine kurvat, eshte gjithashtu e drejta jone, se nje njeri normal, nuk kapet nga familja, kjo ka qene nje teori dhe veprim i ish diktatures, por qe ekziston akoma ne koken tende, per kete te them me pergjegjesi, ms rrafsh ne goje te kurves, se behesh qepaze.

        Reply to this comment
    • perparimi April 8, 16:10

      votuesi
      ashtu mund te jete! edi asgje te mos beje vecse te hape listat faktike kush ka votuar ne 2009 e 11. hajut me i madh eshte ai qe vjedh pushtetin ,ai eshte gjithcka…. sepse pushteti merret o me vote ose me ….. koha kerkon voten ndryshe…. i besoj votes….

      Reply to this comment
  8. Fleks April 8, 14:05

    Tani detyrimisht qe,FRD e AK do te hyjne ne zgjedhje sejcila me vehte.

    Pse?

    Sepse ne momentin qe PS beri aleance me LSI,para se ta bente me AK ose FRD.

    PS veshi kepucet me qafa,para se te vishte pantallonat.

    Tani problemi eshte se nuk mund te vishen me pantallonat

    Pra nuk mund te hyjne me njera kembe e pantallonave FRD dhe kemba tjeter AK

    Ata u tmerruan cfar pane e degjuan prej “kepuceve me qafa”qe perdoren per te hecur ne batak,ne llum!

    E tmerrohen me teper,kur tmendojne se kepucet me qafa,ne rast fitoreje me 24 qershor,mund te nderohen me çizme gjuetaresh,qe te bejne te ecesh ne batak e llum 3-4 here me thelle.

    Prandaj tani vrapojne nga syte kembet

    Vrapojne kuturu

    Reply to this comment
  9. Edi i ...Refleksioneve April 8, 14:38

    Mua me pelqen Edi Rama, gjithnje me ka pelqyer…

    edhe kur doli krahe Kasem Trebeshines duke kerkuar Gjyq ndaj Ramiz Alise dhe Biroisteve
    edhe kur tallej me kedo qe kishte emer ne kohen qe na skuqi e zverdhi e nxirosi surratin
    edhe…sidomos gjate refleksioneve te tij te shkelqyera…

    Por te ngjitesh me lart ne politike, te pretendosh Zyren e Kryeministrit, eshte tjeter gje nga berja e refleksioneve, dreqi ta marre…

    Shoqeria shqiptare eshte shume larg nga Edi Rama, kam frike…
    Berisha duket se po e shuan vete kandilin e tij, por rryma alternative e Rames ka per te na shkaktuar papushim qarqe te shkurter…

    Reply to this comment
  10. Robespier April 8, 14:44

    Eshte me te vertete e cuditshme sesi z.Edi Rama justifikon 4 prillin me po te njetat argumente dhe me po te njejtin stil, qe ka anatemuar Ilir Meten dhe LSI-ne keto kater vjet…!!! Dhe, pa piken e turpit,pa piken e vrarjes se ndergjegjes,perkundrazi me nje arrogance qe, besuam per muaj te tere se e kishte lene pas kraheve !
    Ne menyre dinake,zoti Rama, e perqendron kritiken e tij ndaj disa analisteve kritike dhe medias se Berishes ,dhe le ne heshtje gjithe kete uragan indinjate mbarepopullore ndaj kesaj marreveshjeje te turpshme,me te turpshmes qe njeh historia politike keto 22 vjet!!
    Pse eshte marreveshja me e turpshme?!-Shume e thjeshte:
    -Sepse, ne te gjithe ishim mesuar me imorailtetin e Sali Berishes;
    -Sepse, ne te gjithe ishim mesuar me imoralitetin e Fatos Nanos;
    -Sepse, ne te gjithe ishim mesuar me imoralitetin e Ilir Metes;
    -Sepse, per qindra mijera shqiptare te majte dhe jo vetem,shpresa e fundit kishte mbetur Edi Rama…Por Edi Rama e theu kete,e flaku tutje ,duke e u tallur keshtu me ata qindra mijera shqiptare qe besuan ne moralin qe ky zoteri predikonte;duke u tallur keshtu me ata mijera e mijera shqiptare qe iu pergjigjen thirrjes per te protestuar kunder Ilir Metes,ku edhu u pergjaken,u rrahen,u vrane,dhe tani…duhet t’i pergjigjen thirrjes per te votuar po Ilir Meten…O tempora o mores!!
    Dhe “idiotet e dobishem” vazhdojne me hosanara ndaj kesaj marreveshje qe, vrau perfundimisht edhe ate pike moral qe mund te kishte mbetur ,ndoshta,vetem ne imagjinaten e shqiptareve,dhe autori i kesaj eshte ky njeri qe quhet Edi Rama…

    Reply to this comment
    • zamir April 9, 11:07

      Per cilin moral flete, ne kete vend qe vetem fjala moral nuk ekziston, kur prostitutat thone qe ne jemi me te ndershmet etj. Aq me teper qe ne politike kjo fjale nuk ka ekzistuar ndonjehere. Zoteri, mos harro, se ne gjithe historine e vendit tone personat qe kane treguar moral nuk ekzistojne, pasi dhe ata te rralle qe kane qene jane share dhe trajtuar si lecka. Per keto kujto vargjet e Nolit dhe te Ali Asllanit. E kush ju pergjigj ndonjehere atyre. Po ju ku ishit ne 2009 per te votuar Edi Ramen dhe PS, e cila u paraqit vetem me 5 parti ne koalicion, dhe pastaj ngeli ne opozite nga marveshja Berisha -Meta. I jepnit votat me shumice atehere, atehere dhe tani do te ishim ne rregull.Nga ta di Rama i shkrete qe eshte bere si nje lecke (kur nuk ben koalicion i thone pse se bere, kur e ben i thone pse e bere) dhe qe i kerkohet llogari tere diten neper ekranet televizive dhe forumet e partise nga Kacet, Kadelet e Dogjanet , Tavot etj, qe votat i marrin nga socialistet dhe ne kuvend votojne per Saliun.

      Reply to this comment
  11. eugeni April 8, 15:19

    FUQIZIMI I ORGANIZMIT RAMA BRENDA PS ME VITAMINA INTEGRUESE LSI ,E BAZUAR NE RECETAT E DOKTOR BERISHES ESHTE TASHME NJE PAKT JO VETEM POLITIK POR EDHE SHOQEROR
    RAMA SI ENVERI NJEHERE E NJE KOHE KUR ZBULONTE ARMIQ TE PARTISE , SOT KA THIRRUR TE ASHTEQUAJTURIN PREJ TIJ KOLLONEN MBESHTETESE TE BERISHES PRA Z. META, SEPSE E KA KUPTUAR QE DITET E TIJ NE PS JANE TE NUMURUARA PAVARESISHT REZULTATEVE TE 23 QERSHORIT DHE SE QEVERITJA E NJE SHTETI NUK BEHET ME CICERIMA NGA RRJETET SOCIALE ,
    PRA MENJURA E KERCINIMIT TE ALEATEVE TE TIJ ESHTE QE
    RRINI URTE E BENI ATO QE THEM UNE SEPSE SIC E SHIHNI KA SHUME TE PANGOPUR NE FUSHEN E POLITIKES QE PER NJE CIK POST DHE PER CA MINISTRI E CA DREJTORI JANE GATI TE SHESIN JO VETEM IDEALIN E TYRE POR EDHE VOTUESIT E TYRE ,,
    PAS LSI, PDNJ,AK, TASH RAMA ESHTE GATI TE THRESE DHE VETE SALIUN VETEM E VETEM QE TE NDJEHET I SIGURTE NE KERMILLIN E VETE DHE TE RUAJE VOTAT SE MOS JA VJEDHIN PRAPE!!
    PS
    PD
    LSI
    MOS KA ARDHUR KOHA QE TI RILINDIM QE TE TREA KETO PARTI ,,,,,

    Reply to this comment
  12. Ata April 8, 16:15

    Tek libri i tij “Kurban” Rama vendos shprehjen e nje plaku, ndoshta babai i ndonje mikut te tij, si fjalet me me vend per te pershkruar situaten ne Shqiperi. Shprehja, afersishte, ishte kjo: Shqiperine e kam pare me te varfer, me keq, por kurre me te coroditur se sot. Ndersa ne qe e jetojme Shqiperine jemi dakorte me kete shprehje, por deri para marrveshjes Rama-Meta (ja fusin kot te gjithe ata qe flasin per marrveshjen PS-LSI, nuk ka parti tek ne ka vetem individe), se pas kesaj Rama e beri politiken dhe Shqiperine edhe me te coroditur. Dua te them se Rama shprehjet i perdore per zbukurime dhe jo si thenje prej nga nxirren mesime dhe permiresohen punet dhe jeta. Keshtu jane edhe keto pergjigjet e mesiperme. Njeri i dobet qe nuk gezon asnje cilesi udheheqesi, ndryshuesi jo se jo.

    Reply to this comment
  13. perparimi April 8, 16:19

    ka 22 vjet qe ..u shkaterrua ekonomia(ushtri,bujqesi ,blektori,pyje,instuticione shkencore etj etj..),floriri,u ndryshua mendja e njerzeve se mund te jetohet vetem me droge ,vjedhje,etj..sepse ka ku merrt shembull,,, A ka mbetur nje dite ky vend pa administrate qe sot ka betur ky vend si nje pule e rjrpur.. e pra mos ka ardhur koha e llogari dhenies … besoj qe rama e mund ta beje pamvarsisht qe ka marre ne vathe nje pjese te trekendshit te keq shqiptar(sali-nano-meta).. e megjithate jemi optmiste

    Reply to this comment
  14. albi kona April 8, 21:46

    Me beri pershtypje sot deklarata e prefektit te Vlores per punonjesit, qe sipas tij, jane te LSI. Skandaloze ne kete deklarate nuk eshte fakti se prefekti ne fjale urren njerezit e LSI. Skandali qendron ne faktin se prej standardit absurd qe eshte krijuar ne kete vend, nje zyrtar shteteror, pa piken e turpit, deklaron hapur, ne media, se do te pushoje nga puna disa persona qe me ligj jane nepunes civile. Te jem i sinqerte, nuk me vjen aq keq per keta persona, te cilet me shume mundesi mund t’i kene perfituar ato vende prej aderimit ne partine ne fjale (pa dashur te paragjykoj aftesite e tyre). Por, e konsideroj absurde, te tmerrshme, idiote dhe jashte cdo logjike shteterore nje veprim te tille. Qeveria na tund perdite karten e 3 ligjeve, a thua se jane nje buton qe na fut ne cast ne europe, por pa fshehur ne asnje moment primitivitetin e saj, menyren e te berit fshatareske dhe joeuropiane. Cdo nepunes civil eshte i mborjtur me ligj dhe nuk mund te pushohet nga puna kur do prefekti. Ajo qe eshte me e tmerrshmja eshte qe prefekti e deklaron madje hapur se kerkon t’i pushoje nga puna pikerisht sepse ata aderojne ne nje parti. Dicka e tille nuk do te ndodhte ne asnje vend europian. Madje ky person duhet te jepte doreheqjen dhe prokuroria ta hetoje per shkeljen flagrante te ligjit dhe madje edhe te kushtetutes, e cila nuk lejon diskriminim per asnje aresye. Kur te arrijme ne kete standard ndoshta do te jemi gati te hyjme ne europe. Per sa kohe keto lloj deklaratash konsiderohen si normale do te mbetemi vec nje shtet pa shtet.

    Reply to this comment
  15. BAY AREA Ca. April 9, 02:44

    Si mund te merret ne pyetje nje i semur mendor dhe i pa qendryeshem. Edvinit pyetjet duhet ti behen ne prani te Psikologut dhe te avokatit te Familjes qe e ka punesuar. Mos i shikoni trupin e gjate ( Nuk i beri dreqi 2 metra, megjithe takat e drurit, qe vinte te tabani kepuceve ,kur ishte zog i ri, pa pupla), populli thote trupi pyll e mendja fyell, ky eshte zogu trumcak, qe i ka rene ne hise PS dhe se majtes. V.O. Z. Edi Rama nuk ka kohe te merret me hallet qe ka populli dhe Shqiperia, se merret vete me dizenjot e kollareve, te kemishave (gei) xhaketes e pantallonave me kuadrate si kllaun cirku per te pjerdhur neper mitingje dhe mbledje grupi parlamentar e ne kryesi te PS.

    Reply to this comment
  16. Santana July 4, 11:40

    I urojme Rames qe eci perpara pa hedhur syte nga “qendra pa qender” qe mban emerin Meta…!Nuk jam i sigurt qe ky binom do te funksionoje gjate…!Ne c’do shfaqje te politikes ne te gjithe boten ka kompromisa, por ato jane te analizuara , te filtruara ne jet -zgjatjen e tyre .
    Jam i sigurt qe binomi teper abstrakt Rama-Meta nuk do te funksionoje gjate…!Edhe politika si shkence ka ligjet e veta dhe mathematiken e saj ….!ky ekuacion eshte me shume reze te shkurter veprimi..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*