Rama Metës: S’kam kohë të të takoj se jam i zënë me fushatë

June 26, 2019 22:14

Rama Metës: S’kam kohë të të takoj se jam i zënë me fushatë

Në një postim në Twitter mbrëmjen e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama ka thënë në mënyrë jo të drejtpërdrejt se presidenti Ilir Meta i ka kërkuar takim. Ajo që kryeministri deklaron hapur është se ai nuk pranon ta takojë presidentin, duke thënë se është i zënë me fushatën e dekretuar nga vetë presidenti. Duhet theksuar se dozat e ironisë nuk kanë munguar as në këtë postim në rrjetet sociale.

Postimi i parë i Kryeministrit Edi Rama në Twitter:

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!

Ky postim është ndjekur nga një i dytë ku kryeministri paralajmëron se presidenti do të bëjë një lëvizje tjetër, por nuk e zbulon se çfarë është ajo.

Postimi vijues:

E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe nje tjetër😁 Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej, se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor😉🇦🇱#KrenarpërPS

e.ll./dita

 

June 26, 2019 22:14
Komento

5 Komente

  1. prizem June 26, 23:04

    Shihemi pas dates 30…

    Reply to this comment
  2. MH June 26, 23:41

    Z.Meta
    Merre me lenge se mishi u mbarue.
    Shihemi diten e hene.

    Reply to this comment
  3. Ujku Plak June 27, 00:23

    Eh , moj breshke q. , q., se te erdhi koha .
    Ne se ti e di levizjen e Ilir Metes tregon se qenke dsshnorja e Verones .
    Eshte e çale dhe vjen ngadale .
    Ne daten 28.6.2019 do te shohem se si do te sillesh .

    Reply to this comment
  4. demo June 27, 01:53

    Ta tha mire sot Arjan Cani:.Meta dhe Basha,kane ne dore celesat e kashtes.Meqe Rama nuk u fut ne kullen e barit,keta falimentojne ne 1 korrik.
    Ai dekret ishte loje force.Rama s`e hengri,tani Mete dil ne pension te parakohshem.Konsultohu me specialistin Fadil Kepi.

    Reply to this comment
  5. Lili June 27, 06:22

    Kur nukdi te respektojsh shtetin tend i thone kesaj, po ky halla kujton se eshte trendy me kete idiotsi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim