Rama: Mos e tradhtoni Krujën duke votuar Saliun

Redaksia Online June 20, 2013 15:24

Rama: Mos e tradhtoni Krujën duke votuar Saliun

PS ka mbyllur fushatën sot në Krujë. Në takimin e zhvilluar paradite me banorët e Krujës, kryesocialisti Rama tha se atë që qeveria e Berishës i ka bërë këtij qyteti, nuk ia kanë bërë dot as sulltanët turq. “Ju jam mirënjohës se në këtë pik vape jeni mbledhur këtu për të na dhënë këtë mbështetje të jashtëzakonshme në këtë qytet të bekuar. Unë dua t’iu bëj vetëm një pyetje, a e parafytyroni se çfarë do kishin bërë fqinjës tanë nëse do e kishin këtë pasuri të madhe të historisë jo vetëm ët një vendi, por të historisë evropiane siç është Kruja. A e parafytyroni sikur Kruja dhe Skënderbeu të ishin pasuri e një vendi fqinj se çfarë kujdesi, se çfarë promovimi dhe se çfarë rëndësie do ti kishin kushtuar. E pra ne e kemi Krujës, Kruja është e shqiptarëve dhe Skënderbeu është i shqiptarëve, dhe turpi ku është katandisur kjo vatër e historisë së Shqipërisë dhe djep i historisë së Shqipërisë, është turp i atyre që pushtetin e popullit e kanë kthyer në një fuqi për të gllabëruar gjithçka që i del para. Atë që Saliu i ka bërë Krujës nuk ja kanë bërë dy sulltanë dhe tre rrethime. Ata çka ka bërë Saliu, duke hapur zgavra për të marrë gëlqere dhe duke e gërryer me fabrika nuk mund t’ia bënte asnjë pushtues”, tha Rama.
Rama tha se me ardhjen në pushtet, qeveria e tij do t’i kthejë Krujës shkëlqimin e humbur, duke e konsideruar atë vend të shenjë të historisë së kombit.
“Çfarë rëndësie ka tesera që ke në xhep është e PD, ku Berisha e ka kthyer partinë në partinë e familjes,dhe ka rrënuar Krujën. Do e vendosim Krujën nën një mbrojtje të posaçme dhe do investojmë siç investohet për një pasuri kombëtare, kështu do rrisim mundësinë për punësim dhe turizëm në Krujë. Kruja është qytet i bekuar, mos e tradhtoni duke votuar ata që kanë 8 vjet që ja punoi Krujës pabesinë e madhe të shkatërrimit dhe rrënimit të vazhdueshëm. Mos e tradhtoni duke votuar që firmosin ndërtimin e guroreve dhe gllabëruar gurët e shenjtë të një shëtitore. Mos e tradhtoni Krujën duke i thënë votë atyre që e kanë kthyer këtë zonën në vendin ku digjen goma, ku prodhohet gëlqere dhe sëmundje për njerëzit e këtij vendit”, theksoi Rama.

Redaksia Online June 20, 2013 15:24
Komento

25 Komente

  1. miranda June 20, 15:44

    mos u beni merak zoti rama se nuk ju tradheton njeri juve.ju jeni e ardhmja jone clirimi jone i mire jone.populli duhet te te mbaje prane sepse 1 kemi si ty nuk i ben nena dy.

    Reply to this comment
    • jonce June 20, 16:03

      tradhetine e mik lene pas, ne kurre nuk do bte tradhetojme, pasi ju jeni e vetmja zgjjidhje qe i duhet shqiperise per tu rimrkrmbur dhe per te patur nje shtet te mirefillte me ligje dhe rend , siguri e cdo gje tjtere, nga kruja entuziasmi ishte i madh bravo kruja ju jeni nje pjese e historis se vendit

      Reply to this comment
      • xhoi June 20, 17:28

        Ne nuk duhet te tradhetojme vendin tone duke e lene ne dore te Saliut qe ne gjithka qe bene ka per qellim perfitimin personal dhe jo ate te vendit ndaj dhe kushdo qe do vendin duhet te votoje kunder Saliut.

        Reply to this comment
        • Fatjon June 20, 17:30

          Ne te gjithe duhet te luftojme qeverine e Salit dhe ate vete sepse ne tete vite e kane demtuar kete vend duke rrenuar ekonomine duke ulur punesimin dhe duke shkaterruar cdo pasuri te vendit.

          Reply to this comment
    • turi June 20, 17:42

      te gjithe shqiptaret duhet te ndergjegjesohen qe kjo qeveri ka degraduar cdo model qeverises si arsimor, kulturor, shendetesor dhe rend e siguri! duhet te largohet ne 23 qershor!

      Reply to this comment
  2. ola June 20, 15:47

    berisha e ka marre rrugen e ikjes.cdo vend ku ju po shkelni po e tregon fare qarte kete.rilindja eshte me afer sesa kurre dhe per kete ju themi juve per faleminderit.

    Reply to this comment
  3. orjona June 20, 15:47

    Tradhetaret kane vetem nje pergjigje, hakmarrje!
    Me 23 qershor te gjithe do te hakmerremi per padrejtesise qe ka bere ky pushtet mbi zgjedhesit e vet, per vjedhjet, per vrasjet, per indiferencen ndaj te gjitha halleve dhe problemeve te vendit.
    Me vote kunder ketij regjimi mbytes me 23 qershor.

    Reply to this comment
  4. cama June 20, 15:48

    papapa ca ka shkatrruar kjo qeveri memorjen me telart te shqiptareve , te vemen gje per te cilen krenohen shqiptaret, te vetmen gje qe na mbajti gjalle memorjen kombetare endrren per liri. vetem kaq mjafto per temos e votuar kete qeveri

    Reply to this comment
  5. magi June 20, 15:49

    Rilindja eshte e vetmja rruge me te cilen do te ecim drejt europes.kruja do te rilindi pas 23 qershorit.rama do ta ndricoj kete vend ashtu sic beri me tiranen kur ishte kryetar bashkie.eshte nje njeri punetor nje njeri me te gjitha te mirat dhe per kete e meriton plotesisht fitoren.

    Reply to this comment
  6. Arbeni June 20, 15:49

    Jo vetem kruja por asnje qytet nuk do te tredhetohet ne keto zgjedhje, se pas 8 viteve rrenim shqiptaret e kane kuptuar se vetem RILINDJA mund ta shpetoje kete vend.

    Reply to this comment
  7. ARTA June 20, 15:49

    Kush voton Saliun ne fillim ka tradhetuar veten ndaj dhe cdo vote duhet te jete kunder pushtetit te rrenimit te pasurise kulturore te vendit dhe qeverise se mashtrimit qe per 8 vite resht nuk ka lene dite pa vjedhur taksat tona dhe sot blejne vota me to.

    Reply to this comment
  8. ujku June 20, 15:50

    kete here nuk te shpeton dot asgje nga ikja e madhe me turp berisha sepse shqiptaret duan me shume pune , me pak taksa, duan legalizim, duan nje bujqesi me te mire qe prollon te mira ekonomike, duan ta marrin naften me lire , pesticidet duan ti blejn me lire , duan uje tek toka e tyre e mbetur djerr, duan ushqimet baze me lire, duan heqien e takses se biznesit te vogel, duan heqien e tvsh se ilaqeve , duan rilindje andaj do te votojne ps dhe programin e saj qeverises

    Reply to this comment
  9. kejti June 20, 15:51

    Kete 23 qershor jemi me ty,me skuadren e rilindjes e me te gjithe popullin.ne duam te ecim perpara,duam te rilindim e per te gjitha keto e kemii per detyre te te votojme.Jemi ne nje situate shume te veshtire ku rrugjidhja e vetme eshte ajo e zgjedhjes se rilindjes ndryshe shqiperia iken per lesh/#RILINDJE

    Reply to this comment
  10. luani June 20, 15:54

    kete qeverisje duhet ta largome patjeter sepse po demton pasurite kombetare,. ai qytete eshte nje nder dhe krenari per te gjithe shqiptaret, cdo kush dhe cdo vend do te krenohej me ate qendrese me ate kala , me ata gure sepse mbartin qendresen e madhe te nje populli te vogel kunder nje perandorije , mbartin endrren dhe deshiren per lire . kruja eshte shkatrruar nese do qe ky shkatrrim te vazhdoje voto per BERISHEN nese do qe kruja te qeveriste sic e meriton voto nje model tjeter voto rilindjen

    Reply to this comment
  11. tomasi June 20, 15:55

    Kete 23 qershor jemi me ty,me skuadren e rilindjes e me te gjithe popullin.ne duam te ecim perpara,duam te lulezojme,duam te rilindim e per te gjitha keto e kmei per detyre te te votojme me 23 qershor.Boll me vuajtje,boll me me njerez qe as qe duan tja dine per shqiperinen,boll jetuam me mashtrime e me frike.Sot ka ardhur koha te rilindim per te miren tone.

    Reply to this comment
  12. Kristian June 20, 15:56

    eshte skandaloze menyra sesi e ka katandisur saliu krujen dhe nje sere qytetesh me vlera historike kaq te cmuara

    sot kruja ka gjthm e me pak vizitore te huaj dhe aq me pak shqiptare.kjo sepse nuk eshte bere asnje investim ne mbrojtjen e pasurive te saj dhe per me teper jane shkaterruar keto bukuri duke u ndertuar lloj lloj godinash per biznese e banim ne territoret e paprekshme

    ky eshte nje turp i madh per shqiperine,nje shtet pa histori nuk mund te quhet shtet.shqiperia me saliun ne krye nuk mund te quhet shtet

    Reply to this comment
  13. Elma June 20, 15:58

    Kesaj qeverie te korruptuar ne duhet ti themi jo e 23 qershor sepse kjo qeveri e ka demtuar kete vend ne themele ne pasurine kulturore ashtu sic e ka shketerruar kjo qeveri krujen nuk ka bere qeveri tjeter ndaj dhe pas 3 ditesh vota jone do te kete nje rendesi te vecante ne ndryshimin e vendit.

    Reply to this comment
  14. Bona June 20, 16:01

    Assnje shqipetare nuk duhet ta tradhetoje vendin e tij sepse kjo eshte nje krim qe te gjithe do te benin kunder vendit tone dhe kjo eshte e palejueshme per te gjithe ne qe jetojme dhe punojme ne kete vend por dhe per te gjithe emigrantet qe shpresojne per nje Shqiperi me te mire. Vota kunder Saliut eshte nje vote per Shqiperine.

    Reply to this comment
  15. alba June 20, 16:30

    te gjithe te duam ty zoti rama.te gjithe po presim fitoren tende.te gjithe duam qe ky vend te behet me mire te gjithe kemi te drejte te jetojme me mire ne fund te fundit. per rilindje dhe vetem per rilindje kete 23 qershor.

    Reply to this comment
  16. driteni June 20, 16:33

    hajvaneve te berishes i ka hyre frika deri ne place.saliu e ka kuptuar qe tashme i ka ardhur fundi e per kete i ka ikur truri.rilindja eshte e jona rilindja eshte e ardhmja jone rilindja eshte ajo qe ne na duhet sot e kurdohere.

    Reply to this comment
  17. albulena June 20, 16:42

    me ne fund do te rilindim do te ringjallemi fuqishem do te mund te jetojme ashtu sic na ka hije e do ta drejtojme shqiperine drejt nje te ardhmeje qe me zor e kemi pritur.rama ti do te fitosh per ne do te fitosh sepse te qeverisesh me ty eshte thjesht me mire.

    Reply to this comment
  18. rudina June 20, 16:44

    ne do te kemi fatin qe do te udhehiqemi e do te jesh ti lideri yne.do te rilindim qe nga veriu do te rilindim gjer ne jug do te rilindim nga me te vegjelit qe do te rriten ne nje shtet europian e deri tek me te moshuarit qe do te shohin europen qe e kame pritur per vite me rradhe.#RILINDJE dhe vetem #RILINDJE.

    Reply to this comment
  19. ilda June 20, 16:46

    rama jeni e vetmja rruge e cila do te na coje demokracise eshte rilndja e vetmja rruge e cila do te na na ngjalli shpresen per te jetuar drejt nje shteti europian eshte vetem rruga drejt rilindjes e vetmja rruge e cila do te na beje te jetojme ne paqe ne harmoni e do te punojme fort e te gjithe se bashku per ta renditur shqiperine drejt vendeve europiane.Rilindja eshte zgjedhja jone dhe e vetmja rruge per te cilen ne kemi shume nevoje sot.

    Reply to this comment
  20. Irdi June 20, 16:58

    Saliu e ka lene ne harrese qytetin e fitoreve historike.Ai i ka dhene atij pamjen e nje qyteti te harruar.te gjitha premtimet e tij nuk u mbajten gjate ketyre 8 viteve.Eshte koha per te rilindur Krujen bashke me gjithe Shqiperine!

    Reply to this comment
  21. Rexhina June 20, 17:35

    Ne ne fillim nuk duhet te tradhetojme veten tone sepse duke votuar Saliun ke tradhetuar veten sepse nje politke te tille duhet ti themi gjithmone jo sepse eshte shkaterrimi i vendit dhe i familjes sepse kjo qeveri te vret dhe nuk i denon pergjegjesit sepse i ka mare gjykatat e vendit peng.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*