Rama: Na duhet çdo votë që zgjedhjet të mos manipulohen

Redaksia Online May 1, 2013 18:25

Rama: Na duhet çdo votë që zgjedhjet të mos manipulohen

Kryetari i PS, Edi Rama është takuar pasditen e së mërkurës me banorët e njësisë numër 4 të kryeqytetit, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet e 23 qershorit, duke promovuar programin e opozitës.

“Programi për rilindjen është më i detajuari që një parti ka pasur në 20 vjet. Programi ynë vjen në formën e një kontrate me qytetarin dhe jo si një listë”, ka deklaruar Rama.

Lideri i opozitës u ka bërë thirrje qytetarëve që më 23 qershor të dalin në zgjedhje, në mënyrë që t’i thonë jo rrënimit që sipas tij po u shkakton regjimi aktual.

“Duhet të bindim çdo shqiptar që të mos rrijë në shtëpi më 23 qershor. Na duhet një fitore e thellë nga e cila të burojë një shumicë e plotë”, ka thënë Rama, duke nënvizuar se rotacioni politik do të sjellë ndryshimin.

“Duke ndenjur në shtëpi më 23 qershor, njerëzit pranojnë rrënimin e mëtejshëm. Ndërsa duke shkuar në votim, njerëzit votojnë për ta ndryshuar taksimin e sheshtë dhe për të vendosur taksimin e ndershëm: kush fiton më pak paguan më pak dhe kush fiton më shumë paguan më shumë”, ka thënë Rama. “Sot e kemi të domosdoshme të cojmë në cdo shtëpi mesazhin që këto zgjedhje duhet të jenë të paprekshme, të pacënueshme dhe të pamanipulueshme. Rezultati i këtyre zgjedhjeve duhet të jetë shprehja e vullnetit të popullit për rotacionin e rilindjen”, tha ai.

Ai ka vlerësuar se sot Shqipëria ka nevojë për një sistem të ri ku shërbimet të jepen sipas nevojës, si dhe për frenimin e kriminalitetit që ka marrë rrugët.

“Gjithashtu, ne do të rivendosim rendin, pasi sot është krimi që vendos ligjin e xhunglës në rrugët e vendit. Brenda 300 ditësh ne do t’i japim policisë dinjitetin që ia kanë marrë e ia kanë shkelur”, ka shtuar Rama.

Redaksia Online May 1, 2013 18:25
Komento

4 Komente

  1. Trust-no1 May 1, 18:40

    Po sikur e lame qe edhe nese numerohen te shpia e Sales prape do fitosh? Ceshte ky ndryshim kursi? Une deri ne 1 prill o Rame si githnje do ta jepja voten. Po pas asaj dite aha….

    Reply to this comment
    • qerosi May 1, 19:06

      Mos e voto Ramën, qëndroi asaj që the, por të paktën ec e voto. Thjesht ec e voto për cilindo të duash.

      Reply to this comment
  2. iliri May 1, 19:37

    E po ky i shkreti edhe pak dite e do shkoje ne cmendi sigurisht.Emigrantve u thote hajdeni votoni se na duhet vota juaj tashti na duhet cdo vote,programin e ka harrue se i eshte bere lamsh me programin e LSi.Po mire te votojme te gjithe por jo te gjithe kane hallin tend te behesh ti kryeminister.Mundisite sic po shifet jane qe shume pake njerez kane hallin tend.
    Ka rrezik qe njerezit te kene halle me shume qe ti te mos behesh kryeminister se sa te behesh

    Reply to this comment
  3. Fatos sal meta May 2, 02:21

    O ilir o k.qe kanari,shko lepi b.then e sal kriminelit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*