“Pas refuzimit të BE, ndihemi si varkë pa busullë në mes të detit”

November 8, 2019 18:52

“Pas refuzimit të BE, ndihemi si varkë pa busullë në mes të detit”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjenevë, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të Davos-it.

Kreu i qeverisë, ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet se procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm.

Ai ka theksuar se Shqipëria do të bëjë më të mirë për të rritur bashkëpunimin në rajon.

Rama është shprehur se se Ballkani ndodhet si “në një  varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën.”

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE.

Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes.

Ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën.

Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi.  Ajo që ndodhi në tetor e bëri të paparashikueshëm procesin e integrimit.

Nuk kemi më mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në KE është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE.

Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, nëse loja e meritokracisë shndërrohet në lojën e fajësimit. Ne e nisëm këtë proces, jo se na detyruan vendet e BE, por sepse ishte ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë. Nuk mendoj se meqë ne e kemi më të vështirë duhet të qajmë apo të lutemi sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm”, tha Rama.

 

j.l./ dita

November 8, 2019 18:52
Komento

14 Komente

  1. Manku November 8, 19:12

    Mbetet duke u ankuar e lutur ne vend qe t’i futeni punws per zhvillimin ekonomik te Shqiperise dhe kunder korrupsionit qe po namerrshpirtin per 30 vjet!!!!

    Reply to this comment
    • mirel November 9, 00:24

      Ankohet qe te justifikoje Republiken e shtate serbe.
      Po shkoj me Jugosllavet se nuk me deshi Evropa, nga halli dmth

      Reply to this comment
  2. Santori November 8, 19:16

    Le ta pranojme se per 30 vjet rresht Shqiperia ka ecur symbyllur ose turqisht kuturu. Sa per busullen, gjate tere kesaj kohe nenuk kishim busull qw te nahumbiste.

    Reply to this comment
  3. Aladini me Eskorte November 8, 19:22

    Po te ishe ti ne rregull zoti Rama
    Po te ishte ne rregull opozita perballe teje
    po te ishte ne rregull opozita krah teje…
    Po te ishim ne ne rregull..
    nuk do kishe nevoje
    as ti per karrigen tende
    as ne per lehtesirat si qytetare
    te luteshim apo te qeheshim
    Do ishim ne BE per shkak te standarteve, jo per shkak te ketyre qe permend ti
    Vazhdo bej hartime dhe vidh sa te mundesh

    Reply to this comment
  4. Kokpalari 21 janarit November 8, 19:24

    Llafet i qendis bukur zotrote
    Po nuk na the
    Taulant Palla çirret se na qënka fallsifikuar vula e PD-së dhe behet fjalë për 500 mijë $ pa adresë;ndërsa për 47 MILION $ të korrupsionit në unazën e re që edhe sot nuk është kapur askush,!Tao Tao as nuk mori mundimin qe të bënte 1 deklaratë!
    Do ti te hysh ne BE?
    Nuk ma merr mendja
    Nuk do vidhje dot me si te Unaza etj etj
    As Lulka, As Salka
    Nuk do vrisnit e prisnit e vidhnit dot me Brukselin mbi koke
    keshtu qe na i kurse mallengjimet prej narcisti dredharak

    Reply to this comment
  5. ylli November 8, 19:46

    Nga lajmet e kronikës del se shumica e vrasjeve bëhen me silenciator dhe me sopatë.

    Trafikantët, larësit e hesapeve e parelinjtë vrasin me silenciator. Drejt e në objektiv, ftohtë e pa zhurmë. Në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë e Durrës ua fikin dritën kundërshtarëve me armë pa zhurmë. Lajmet i transmetojnë LIVE, si spektakël urban.

    Të varfrit nuk kanë para për armë. Thjesht marrin sopatën, mjetin e prerjes së druve, për të prerë jetën e dikujt tjetër jo për pasuri, por për varfëri!!

    Gruaja, burri, fëmijët, babai e nëna, vëllai e motra, kushërinjtë, nipërit e mbesat janë armiqtë më të mëdhenj të njëri-tjetrit në varfri…

    Vrasjet me sopatë, lajmet i japin si kronikë budallenjsh që rrinë para thertores së fshatit…

    Na ka mbetur të numërojmë, ndërkohë që qeveria pas çdo vrasje “merr frymë thellë”, sa silenciatore e sa sopata janë përdorur për të vrarë shqiptarë.

    Ore fajin e ka Macroni…

    Reply to this comment
  6. Ton November 8, 20:09

    Po me kte admijistrate uet-je e kristali do hysh ne Europe? Pa lidhje…..sje gjekundi

    Reply to this comment
  7. llapi November 8, 20:59

    Me gjas eshte dashuruar vucici ne te gjat her e mer thaqi e her rama !!!
    Po mos harroni se kjo eshte dashuri “gold digger ” me duket se ne fund do ua ngul te dyve edhe thell qe besa !!!!

    Reply to this comment
  8. Artemisa November 8, 22:27

    Trego qe ke busull personale njehere pastaj ankohu per busullen e Shqiperise.

    Reply to this comment
  9. MH November 9, 01:02

    Ishte dasht nga ana e juaja si qeveritare ti pershpejtonit arritjet e rreformes te pakten te krijonit SPAK-un,dhe BKH gjykaten kushtetuse.Me keto Macroni nuk do kishte bithe te kundershtonte.Por edhe pse kundershtoi ai prap se prap pa bithe asht.E degradoi veten nji udheheqes puro debil.

    Reply to this comment
    • mirel November 9, 14:29

      Epo kjo i ka ngelur Ramutit krahas vjedhjes me PPP ,shitjes se territorit Greqise, dhe Republikes serbe te Shengenit.

      Reply to this comment
  10. Xhuxhumaku November 9, 04:09

    Nigjoni pak perrallat e k/Ministrit, fjale per fjale:

    “Kreu i qeverisë, ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet se procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm.”

    Heu bre, shka po thue or taj, ke bae majr qi po na e kallxojke sa i ronsishem osht procesi i integrimit, se per pejgamer nuk e kena dite. Meqi tka hupe buslla, hec e merr ket simiten e Xhaferrit se e ka gjete dje tuh kerkue per manaferra.

    Reply to this comment
  11. intelektuali November 9, 06:25

    Në Gjenevë, në Forumin Ekonomik të Davos-it sipas rregullit shkojne Pragmatistet e Djathte te Perendimit ose Kapitalistet e Liq per te diskutuar per problemet ekonomike te Botes Perendimore, atje nuk ka vend per bolshevike-enveriste pseudo-komuniste dhe neo-staliniste te perbetuar sic eshte Edi Rama dhe Rilindja e tij mafioze apo Bosa Kameleone si “Mesalla me dy faqe” nga njera ane me Putinin dhe nga ana tjeter me BE-ne sic eshte Vucici i Serbise ne krah te tij,

    prandaj:

    O Kryeministri Yne pa shkolle:

    VARKES TENDE QE KA MBETUR PA BUSULLE QE NGA KOHA E QEPES E PARTISE SE PUNES, HAPI DHE SHPALOSI GJERE E GJATE VELAT E VARKES TENDE BOLSHEVIKE ME FOTOGRAFITE E “DESHMOREVE-VAMPIRE” TE ENVERIT DHE TE LANC-IT TE TIJ KRIMINAL SE TE CON DIREKT TEK PUTINI I RUSISE,

    sepse:

    “Matrosin” si usta te hapjes se velave bolshevike, Aleksander Vucic e ke ne krah.

    Reply to this comment
  12. Labi November 9, 09:22

    Le nom mor pall bohesh si legen dhe Vucicin e habite,krijo kushte gjysmen e popullit e ke jashte,bej ligje dhe shtet qe Shqiptaret te investokne ne vend te vet Shqiperia nuk eshte Saimir Mane e Vilma Nushi, beje sa nuk eshte vone se do te bejne me keq se i bene Enverit per se vdekuri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*