Rama: Në 2011 kritikova sistemin, jo Metën

September 24, 2015 16:52

Rama: Në 2011 kritikova sistemin, jo Metën

Në pjesën e dytë të intervistës që kryeministri Edi Rama dha për televizonin Deutsche Welle, gazetari Tim Sebastian është përqëndruar tek raportet e tij me partenrin krysor në qeveri, Ilir Metën, duke i kujtuar atij se në vitin 2011 e ka cilësuar atë si shembullin e gjithçkaje të kalbur që ndodh në Shqipëri. Por Rama ka pohuar se ka patur parasysh sistemin dhe jo njeriun.

Tim Sebastian: Ju keni formuar një koalicion me një person që quhet Ilir Meta, për të cilin dy vite më parë, në 2011, keni thënë: “Ai është shembulli i gjithçkaje të kalbur që ndodh në Shqipëri”.

Edi Rama: Po, unë e thash.

Tim Sebastian: Ju e thatë. Ju ishit kaq i dëshpëruar për pushtet saqë shkuat në shtrat politikisht me njeriun që qartësisht e përçmonit. Pse?

Edi Rama: Unë besoj fort që nuk është një person, nuk janë njerëzit, por është sistemi.

Tim Sebastian: Por ju nuk sulmuat sistemin, sulmuat njeriun. Ju sulmuat njeriun.

Edi Rama: Unë besoj shumë se nuk është njeriu, nuk janë njerëzit është sistemi. Dhe unë nuk isha i dëshpëruar për pushtet, isha i dëshpëruar të shihja Shqipërinë të bënte përpara dhe të bëja gjithçka që mundesha që ta shihja këtë të ndodhte dhe po e bëj këtë së bashku me të tjerët dhe jam i lumtur që e shoh.

Tim Sebastian: Pra, ju nuk keni ndryshuar mendim se sa i kalbur është ky njeri?

Edi Rama: Sërish, nuk ka të bëjë me një njeri…

Tim Sebastian: Ju e thatë për të, kështu që ju e bëtë të dukej se  ishte për të në 2011?

Edi Rama: E thashë në 2011.

Tim Sebastian: Po, po.

Edi Rama: Tani po ju them që ne kemi një koalicion, i cili po funksionon shumë mirë dhe po ja dalim shumë mirë bashkë.

Tim Sebastian: Sa njerëz të kalbur ka këto ditë në koalicionin tuaj qeverisës?

Edi Rama: Nuk kemi njerëz të kalbur në koalicionin tonë qeverisës.

Tim Sebastian: Përveç këtij personi që ju akuzuat si të kalbur në 2011?!

Edi Rama: E kam bërë. Nuk po e mohoj që e kam thënë. Por ka diçka mjaft të thjeshtë për politikën, ajo funksionon përmes zgjedhjeve, funksionon përmes numrave, funksionon mes programeve dhe axhendës së përbashkët. Për sa kohë këto janë në vend, gjërat mund të shkojnë përpara.

September 24, 2015 16:52
Komento

8 Komente

  1. Pellazgu September 24, 17:28

    “Edi Rama: E kam bërë. Nuk po e mohoj që e kam thënë. Por ka diçka mjaft të thjeshtë për politikën, ajo funksionon përmes zgjedhjeve, funksionon përmes numrave, funksionon mes programeve dhe axhendës së përbashkët. Për sa kohë këto janë në vend, gjërat mund të shkojnë përpara.”
    Pra, në këtë paragraf të fundit pohohet se Meta qenka i kalbur, por ky ka bërë koalicion për shkak të numrave. Paska marrë të kalburin për ta parë Shqipërinë të përparuar?!!!!!!!!!
    Çdokujt me dy pare mend i lind pyetja: “Kur një dru i shtrembër prish gjithë stivën”, çfarë duhet thënë kur është e shtrembër (kalbur) gjysma e stivës? E prish kjo gjysmë tjetrën, apo edhe tjetra është vetë e shtrembër e nuk e gjen gjë.

    Reply to this comment
    • Sallakja September 25, 10:43

      O pallazge,
      Po keshtu funksionon politika kudo ne bote.
      Andreotti ndenji ne pushtet 50 vjet me votat e mafjes.
      Duke e ditur qe vinin nga mafja.
      E megjithate Italia eshte nje nga potencat me te medha
      politiko-industriale ne bote.
      Edi nuk ka bere asnje gabim ne aspektin politik.
      Teoria “te marrim frena pastaj e gjejme” funksionon.
      Mos kerko ndershmeri ne kapitalizem.
      Kapitalizmi eshte i pa ndershem ne themel.
      Le qe ti i di vete keto gjera. Ti e ke difektin tek patriotizmi,
      ( sot nuk e ke perdorur, antishqiptar ) se per te tjerat nuk
      ta ha qeni thupren.

      Reply to this comment
  2. Baba Ali Tomori September 24, 17:37

    Jo vetm qe eshte kalbur Like Floroiri, por ka marre ere.

    Reply to this comment
  3. info-analitike September 24, 17:48

    Prape paranoia me “sistemin”! Po ky “sistemi” i rilindjes sikur do te ishte zgjidhja nderkohe qe i ngaterroi edhe me keq punet. Keshtu eshte kur do te drejtosh shtet me kriminele e me njerez te lidhur me krimin. Nuk ta ka fajin sistemi jo, por megallomania dhe arroganca qe karakterizon thuajse te gjithe perfaqesuesit e qeverise te cilet pavaresisht gafave ku jane zene gafil vazhdojne te ecin perpara ne masakrimin e njerezve ne nevoje. Urimi im eshte: provovshi ne lekuren tuaj kalvarin qe po u shkaktoni hallexhinjve duke ua renduar akoma me shume barren e halleve. Qershija mbi torte ishte kercenimi per te mos marre ushqime me liste, kulmi i pashpirtesise.

    Reply to this comment
  4. Arben September 24, 19:26

    HAJDE TALLAVA HAJDE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, SYTRIM DHE SYPETRIT.

    (POR QE E HA KOLLAJ NGA PRAPA)

    HHAHAHAHHAHAHAHHAHAHHAHAHA

    Reply to this comment
  5. Kris 1 September 24, 22:03

    Ky horr I rritur me pekulet e bllokut duhet te provoje nje here varferine.Ky karagjoz e shakaxhiu I rilindjes duhet bere qe te shohe te mizes.Ky eshte me I kalbur se Iliri e Saliu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*