Rama në Berat: Në 25 qershor ndahemi nga e shkuara, bashkimi i Lefter Maliqit me PS rast i paprecedentë

June 16, 2017 18:03

Rama në Berat: Në 25 qershor ndahemi nga e shkuara, bashkimi i Lefter Maliqit me PS  rast i paprecedentë

Nga Lapardhaja, kryeministri Edi Rama ka deklaruar para elektoratit se, zgjedhjet e 25 qershorit nuk janë një garë mes partive, por një zgjedhje mes së ardhmes dhe së shkuarës.

“Kjo nuk është një garë partiake, por për të zgjedhur nëse do të shkojmë përpara apo do t’i kthehemi së shkuarës”, ka thënë Rama.

Ai ka shprehur besimin se, pavarësisht bindjeve politike zgjedhja më 25 qershor është shumë e qartë.

“Vota juaj është votë e gjykimit për çdo skuadër, çfarë kanë bërë, çfarë thonë dhe kush mund ta bëjë më mirë Shqipërinë që duam”, ka thënë Rama.

Edhe pse është shprehur i vetëdijshëm se shumë mbetet ende për t’u bërë, kreu i qeverisë ka nënvizuar se PS e ka dhënë provën e ndryshimit.

“Ajo që ka bërë PS në këto 24 muaj është e mjaftueshme për të ndarë mendjen se kush është forca që bën shtet në këtë vend. Dhe kjo nuk ka asnjë dyshim, është Partia Socialiste e Shqipërisë. Siç luftuam dhe fituam për reformën në drejtësi dhe vettingun do të luftojmë për ekonominë dhe punësimin në 4 vitet e ardhshme”, ka pohuar Rama.

Në fund ai ka përsëritur apelin për 71 mandate në zgjedhje. “T’i japim fuqinë PS që të mbajë e vetme timonin e qeverisjes, pa pasur të tjerë në prehër”, ka shtuar Rama.

Ndërkohë fushatës së PS i është bashkangjitur dhe ish-kandidati i PD Lefter Maliqi, i cili u ka kërkuar qytetarëve të votojnë numrin dy në 25 qershor.

“Të votojmë së bashku numrin dy, të vazhdojmë së bashku për fitore dhe investime. I nderuar zoti kryeministër. Ju keni thënë që ne do marrim 71 mandate, por po ju them që 5 mandate i ke në Berat, 71 nga Fieri e tutje. Mos u gënjeni as nga UFO-t që po premtojnë shkolla, as nga të majtët e të djathtët.
Zoti kryeministër, mbështeti këta njerëz se fitoren e ke të sigurt, 5 mandate në Berat. Fitore numri 2. Kryeministri i Shqipërisë do bëjë fushatë për 2021, fitore.”- tha Maliqi.

Menjëherë pas tij ka folur kryeministri Edi Rama, i cili e quajti të paprecedentë atë që ka ndodhur me deputetin e PD-së.

“E paprecedentë në historinë e pluralizmit, që një deputet në listën e PD-së i është bashkuar PS, jo për interesa por për të përfaqësuar me dinjitet këtë komunitet. I jam mirënjohës Lefterit që me kurajë qytetare dhe me vetëdije politike na u bashkua në këtë betejë e cila nuk është një betejë mes partish por një betejë mes të ardhmes dhe të shkuarës”, deklaroi Rama.

June 16, 2017 18:03
Komento

13 Komente

  1. demo June 16, 18:34

    Ama me Lefter Maliqin do besh fushate?Keta jane karikatura e PD.

    Reply to this comment
    • Osumi June 16, 21:23

      Lefter maliqi esbte bashkuar per dinjitet???!!!! Me kete vazhdon tregon se ca lloj pokitike si te saliut po ben. Cdo intelektual qe seshte me ty e shan, cdo kriminel dallaverexhi si ky po ishin me ty, jane njerez te mire. Kjo eshte politika e dhjere e saliut. Si ai do perfundosh edhe ti edi rama. Shites i te majtes

      Reply to this comment
  2. Dam bregu June 16, 18:40

    Cfare skandali! Si mund te krenohesh o edi rama se po te vjen maliqi? Po normal qe eshte rast i paprecedent. Sepse ne te votuam qe te zhdukje pikerisht keta plehra qe kane nderruar nga 7 parti ndersa ti na i u thurr dhe lavde?! Ste vjen turp? Po si mund te kete parime nje nje si maliqi qe ka nderruar 7 parti? Si mund te flasi ne emer te popullit? Po ti si mund ta pranosh dhe te na e mburresh ate plehre? Paske qene i pafytyre edi rama. Po tregon se qenke gati per cdo gje vetem per te fituar. Ku e ke moralin?

    Reply to this comment
    • Beni June 16, 20:18

      Moralin e ka lene qe ne zgjedhjet e fundit ky. Kur u bashkua me liken. Hengren mire qe te dy nja ca vite pastaj tha edi bjere tepsin te gjithen se spo ngopem. Per rast rezerv ka lulin e sales. Ka filluar ti thote dhe cun i mire tani lulit ky. Ky qe na thoshte do e ras brenda. Ca morali pret nga ky

      Reply to this comment
  3. Kubi June 16, 18:46

    I paprecedent je ti si genjeshtar edi!!! Na genjeve si elektorat i majte dhe na more votat per te ndeshkuar salen e lulin. Tani as po i ze me me goje ata dhe jo me ti akuzosh. Je bere gati per bashke qeverisje dhe ky eshte turpi me i madh qe nje politikan te kete bere. E provoi dhe tosi te behej me salen ne fund por i doli te nena vet. Ashtu do te te dali dhe ty o tradhtar. Ben sikur sulmon ilirin por edhe ate sa per votat e ke se as qe behet fjale ta ndeshkosh. Madje e bere president. TI JE GENJESHTAR I PAPRECEDENT EDI RAMA!!!

    Reply to this comment
    • Labce June 16, 20:22

      Ca lesh ti sulmoj edi ilirit… edi i dha pushtet ashtu aq sa nuk i dha dhe sala ilirit.edi e beri dhe president ilirin. Keto sulmet tani jane sa per te kapur ndonje vote me shume. Ku ka fjale edi. Edi keshtu genjeu per ilirin keshtu genjeu per salen dhe tani po genjen prap sepse po e tregom qarte se eshte bashke me lulin ne kete fushat.edi vetem i majte qe seshte.

      Reply to this comment
  4. MH June 16, 19:22

    demo!
    Si do qe te jete Maliqi.Levizja e tije dhe ligjerimet qe deklaron ne ate tubim,duke qene i caktuar ne liste per deputet i PD nuk asht pak.Ndaj kjo duhet thithur nga te gjithe ato votues qe duan nji shqiperi ndryshej nga kjo e djeshmja te cilet nuk duan reforme ne drejtesi dhe te terbuar nga vettingu si brenda cadres ashtu dhe ne krye te kuvendit me bllok e lapes ne dore.
    Duhet nxjerrur mesim nga qendrimet e Like Floririt vecanerisht ne “zborin” me cadristet kundra reformes.I cili partin e ka per biznes dhe jo per Shqiperi.I cili i shtronte gurin e dominos Bashes nga koka e kuvendit per ta bindur qe dhe une Likja jame per mos miratimin e Vettingut qe do te shtroj rrugen e reformes ne drejtesi sepse e kuptoj qe do na shuaj pavarsisht nga pozicioni i punes dhe pozita qe kemi apo do te kemi.Sepse Vettingu do zbatohet per te gjithe shqiptaret te jene te barabart para ligjit,dhe ligji ne zbatim me tolerance ZERO.

    Reply to this comment
    • Letra June 16, 23:53

      Ca thua o rr. K…?? Ca te thithin shqiptaret nga maliqi? Se si thithet k.. shefit te mesojne? Se kete ka bere maliqi sa here ka ndrruar parti. Edhe ti ate karakteristik paske mesa duket qe ste ben pershtypje. Ikni o plera se nuk do shitemi te gjithe si ty dhe edi

      Reply to this comment
  5. Alban Dega June 16, 20:35

    VEZHGIM

    SHQIPERIA APO PARTIA !?

    Shteti apo pushteti …

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje miting i madh i LSI -se ne Tirane.
    Tre breza nderthureshin dhe i leshonin vendin njeri- tjetrit ne foltore.
    Thirrje brohoritje pa fund LSI… numer nje!
    Brohorima pa fund…. urrà… urrà… urrà !
    Perpara per fitorje te reja!
    Te gjithe fjalimet qe nga Pioneret e Ilirit deri edhe nje femije cerdhje a kopshti qe u keqperdor ne menyren me makaber nga de facto vete numri nje i Partise me numer nje ne liste, Monika, qe nga gjimnazistet e deri tek ministrat ne detyre e Presidenti i zgjedhur me votat e PS- se, per cdo arritje e fitoret jo te voglia te koalicionit ia jepnin vetvetes !
    Asnje parti ne Shqiperi nuk i ka sherbyer vetvetes si ajo deri sot !
    Te gjithe fajet edhe ne bujqesi, ne transport, ne Drejtesi, qe i kane qeverisur vet per gati kater a tete vjet ia hidhnin aleatit te vet PS- se dhe Edi Rames…
    Edhe me egersisht, edhe me pabesisht, edhe me paburrerisht se te paburrat e Cadres se Berishes !
    Pa as pak qetesi e aq me pak dashuri… Me akuza deri ne makabritet si Ebola e Shqiperise, sic e quajti Tmonieri i madh i madh ne fjalimin e tij !!!!
    Gjysma e se keqes!
    Riishihni me vemendje rregjistrimet e gjalla dhe fotot e mitingut te madh nga volumi i zerit te folesve pa dallim gjinie, moshe, pjekurie, qytetarie….
    Nje det flamujsh te LSI- se! LSI numer Nji!
    Me gjeni qofte edhe nje flamur kombetar te Shqiperise ne ate det flamujsh te Partise! Qofte edhe nje te vetem !
    Vete fjalia mbyllese e tij e Luan Rames flet me shume se cdo fjalim e flamur!
    LSI-ia Shqiperia !
    Te na rroje Nene Partia!
    Ne te njejten kohe me mitingun e LSI -se ne Tirane, ne dy rrethe te Jugut ku jeton 90 per qind e minoritetit grek mbajti mitingje edhe PS-ja !
    Nje det flamujsh edhe aty. Shume flamuj kombetare… Natyrisht edhe flamuj te PS-se. Raporti nje me tre ne favor te simbolit kombetar te Shtetit shqiptar!?
    A ka pasqyre me te paster, te quarte si kristali se kush eshte per Shqiperine e kush eshte per partine !
    Kush eshte per shtetin shqiptar e kush per pushtetin kusar te kapur ne flagrance me ze e figure jo nga Edi Rama e as nga Saimir Tahiri, jo nga Gramoz Ruci e as nga nje deputet i rendomte i saj qe nderron ane tani, por nga vete numri dy ne LSI e qeveri Dritan Prifti !
    Jo nje here por te pakten 22 here, ne 22 afera kusarie deri ne 700 000 euro me nje dore, qe i ringjallen syshqiponjat e FBI-se amerikane!
    Aq permasa monumentale kishte marre kusarie e tyre sa autori i videove kishte kapur edhe vetveten ne flagrance me duar ne tepsi e revani !
    Kur kryetari i Partise, kur zevendes-kryeministri, kur ministri i Jashtem e i Ekonomise kapet me presh kusarie ne duar cfare mund te presish nga lukunia e tij!?
    Mos valle Edi Rama e ka fajin edhe per kapjen ne flagrance te perfaqesuesve te LSI-se ne kusari e kurveri si Drejtoresha e Aresimit te Lushnjes, ne kanabis e narkotrafik si Escobar Balili i LSI-se, si ish drejtori I Burgjeve po i LSI- se… 90 per qind e zyrtareve te qeverisjes se sotme te kapur ne afera korruptive jane kontigjent i LSI-se !
    E kryetari i saj ne vend te kerkonte falje me perulesi, me qetesi e dashuri… kaloi sot ne skizofreni te mirefillte me sulmet kunder bashkekryetarit te koalicionit qeverises !
    Perplasi nje milione grushta gojore mbi qeverine ku ka anetare te pakten kater ministra , te gjithe kandidate per deputete ne zgjedhjet e 25 qershorit!
    Nuk eshte zeri i larte deri ne shqyerje force argumenti e as thirrje aresyeje!
    Fakte jo pallavra!
    Me ze krejt te shtruar e aresye krejt te ftohte Edi Rama permendi sit ne Sarande me emer e me mbiemer kryebashkiakun e Delvines Balili e klanin e tij familja Roma ala LSI ne cdo hallke te saj, njesoj sic veproi me Kaprin e Pogradecit te Lulezim Berishes!
    E nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra!
    Aq me teper kur ato thuhen nen valvutjen e flamurit kombetar e jo nen flamurin e partive, nen thirrjet histeriko-skizofrenike te liderve te saj.
    LSI- ia Shqiperia Dicka qe nuk e ka thene as ish- qoftelargu per PPSH-ne, qe si mbiemer kishte Shqiperine, cka LSI -ia nuk e ka asgjekundi…
    Po te kemi dyshim rishihni, vezhgoni e analizzo i pamjet me ze e me figure te mitingut te LSI-se ne Tirane!
    Shihni fjalimet, abuzimet, mashtrimet, grushtimet e krahasimet me Ebola per bashkekryetarin e koalicionit qe akoma eshte ne detyre !
    Nje vetdemaskim i persosur i i nje partie qe per pushtet rrenon shtet !
    Flamuri kombetar eshte simboli i Shtetit shqiptar!
    Flamuri i nje partie eshte simbol pushteti i nje partie !
    Ky eshte edhe ndryshimi thelbesor midis PSSH-se dhe LSI-se, midis Edi Rames dhe Ilir Metes!
    Edi Rama deklaroi qe diten e pare se qellimi kryesor i tij eshte te beje dhe po ben Shtet !
    E vertetoi jo vetem kur me hir apo me pahir i dha me shume pushtet se ci takonte LSI-se!
    E stervertetoi kur per shtet ligjor, per shtet leshoi e i dha me shume pushtet edhe vete opozites PDSH-se, qe ka ngelur ne hije nga opozita ne pozite e LSI-se!
    E kam fjalen per LSI-a Shqiperia , pra per partine shtet !

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit June 16, 21:21

    Lefteri eshte cun me i mire nga Luli, eshte si oktappodi Claus, nga ve kemben ai shkon fitorja. O Edo, me njecik sforco mund te besh me PS- ne tende edhe Prof. Dr.Xhelal Mezin, Shaben e Memise, Nardon e Ndokes gjersa te mberrish tek Jozi dhe Sala. Por bej edhe kujdes, se ata e perdorin me mire se ty gishtin e mesit te dygishteshit.

    Reply to this comment
    • info analitike June 17, 11:32

      Po bijte e partise se madhe PPSH i ke keta o enveristi i fundit. Kjo ishte gjella qe gatoi idhulli yt ndaj kot e ke qe ankohesh! Haje dhe te befte mire! Ta kam thene me kohe qe ju enveristet sado te jetoni ne perendim perseri nuk beheni njerez sepse enveri u ka hyre thelle ne shpirt. Gjermaneve edhe mund tu shitesh si majtist perparimtar por ketu ne forum nuk e le dot pa e nxjerre koken me vrerin qe vjedh ndaj kujtdo qe te kritikon partine e zemres. problemi i shume prej jush ish ushtarakeve eshte se keni ngaterruar sherbimin ndaj atdheut me servilosjen ndaj diktatorit deri ne ate pike sa te shfarosnit njeri-tjetrin duke brohoritur “parti enver jemi gati kurdohere”.

      Reply to this comment
  7. Merqez katunari June 16, 22:18

    Mbajtja me cdo kusht e pushtetit te ben te flesh me millonane.
    Nuk eshte cudi qe neser te marresh edhe saliun si deputet vetem te mos lesh karrigen. Kjo tregon edhe qe politikanet tane nuk as as moral as ideal jane te tere njelloj plehra te shoqerise

    Reply to this comment
  8. Arben June 17, 09:37

    OFICERAT E ISH-SIGURIMIT.

    NJEREZ PA VLERE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*