Rama në Berlin, Bushati: Bashkëpunim rajonal me synim afrimin me BE

August 25, 2014 15:44

Rama në Berlin, Bushati: Bashkëpunim rajonal me synim afrimin me BE

“Konferenca e Ballkanit ka në qendër një bashkëpunim për rivijëzimin e disa projekteve infrastrukturore dhe ekonomike që do të na lidhin fizikisht me pjesën tjetër të BE”, u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në lidhje me Samitin që do të mbahet në Berlin më 28 Gusht.

Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, ky është një takim mes rajonit dhe BE nën patronazhin gjerman, i cili synon të forcojë bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve. Siç thekson ministri ky bashkëpunim synon përafrimin e rajonit drejt BE-së, me shpresën se dy pjesë të Europës do të njësohen gradualisht.

Bushati tha se është e nevojshme një lidhje fizike e vendeve të rajonit, dhe pikërisht këtë synon të sjellë edhe konferenca e Ballkanit. Kjo sipas tij do të vihet re edhe në qëndrimet njësuara të vendeve të rajonit në këtë samit, ku si pikë e përbashkët do të jetë lidhja fizike me Bashkimin Evropian.

“Është një takim ndërmjet rajonit dhe BE nën patronazhin mund të thuhet, gjerman që synon për të stimuluar një proces më të përforcuar bashkëpunimi rajonal ndërmjet vendeve tona me synim afrimin e tyre drejt bashkimit Evropian.

Kur flas për një bashkëpunim më të përforcuar nuk kam parasysh thjesht bashkëpunimin thjesht në këndvështrimin politik por gjithashtu kam parasysh realizmin e disa projekteve infrastrukturore të rëndësishme që do ta lidhnin fizikisht këtë pjesë të Evropës me pjesën tjetër që është zyrtarisht pjesë e bashkimit Evropian.

Pala shqiptare e ka gjykuar dhe ka vlerësuar me gjithë seriozitetin e duhur këtë përcaktim që i është bërë Shqipërisë në ndarjen e roleve në këtë konferencë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, duke u nisur nga fakti që Shqipëria mban presidencën e vendeve që janë në procesin e Europës juglindore, dhe përparojë kryeministri Rama është drejtues i kësaj nisme.

Shqipëria është një vend që këtë vit ka marrë statusin kandidat, pra përbën lajm në raport me vendet e tjera të rajonit”, tha Bushati për A1 Report.

Ministri i Jashtëm foli edhe për stabilitetin në rajon dhe rolin që ky samit ka. Ai shprehet se Shqipëria është cilësuar si një spirancë stabiliteti në rajon, ndërsa shtoi se vendi ynë e sheh gjithashtu këtë takim edhe si motiv për thellimin e stabiliteti në rajon.

Në këtë drejtim, kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se Shqipëria ka vullnet të qartë përsa i përket politikës së jashtme, duke shtuar se në këtë drejtim vendi ynë, ka demostruar vokacion europian.

“Është një vend që ka demonstruar një vullnet të qartë dhe vokacion evropian përsa i përket politikës së jashtme me njësimin e qëndrimeve me bashkimin evropian për të gjitha krizat ndërkombëtare sidomos të Ukrainës dhe raportin Evropian të tendosur disi me Rusinë dhe gjithashtu Shqipëria është një spirancë le të themi stabiliteti demokratik në rajon, ku rrezen e sajë të veprimit e ka përdorur në funksion të stabiliteti demokratik të rajonit dhe avancimit të rajonit, avancimin e rajonit jo thjesht në procesin e integrimit evropian por mbi të gjitha edhe në procesin e ripajtimit.

Në këtë kontekst konferenca e përbashkët e shtypit e kancelarës, kryeministrit dhe presidentit i komisionit evropian. Unë jam shpresë plote qe do jape mesazhe jo vetëm për popullin shqiptar po për të gjithë rajonin dhe bashkimin evropian, se si kto dy pjesë të Evropës do të njësohen fizikisht gradualisht ne dekatën që do vijë.

Shqipëria e sheh këtë si motiv për të thelluar kursin e konstruktivitetin e sajë në rajon dhe spirancën e stabilitetit për ta transformuar gradualisht në një spirancë zhvillimore të këtij rajoni dhe siq e thash pak më parë në lidhjen fizike që mungon të rajonit me BE”, theksoi Bushati.

Ministri Bushati u pyet edhe lidhur me samitin e radhës të NATO-s që do të mbahet në Uells. Ai u shpreh se në këtë samit pritet të diskutohen problematikat lidhur me kufijtë lindorë të Europës.

Sipas Bushatit, situata aktuale e ka vendosur Aleancën e Atlantikut të Veirut përballë sfidave të tilla të cilat do të diskutohen për t’i dhënë një përgjigje të përbashkët nga vendet anëtare.

Sa i përket diskutimeve për anëtarësimin e vendeve të reja në aleancë, Bushati  u shpreh se aktualisht janë 4 aspirantë, nga të cilët 3 prej tyre janë vende të rajonit.

August 25, 2014 15:44
Komento

4 Komente

  1. vice versa August 25, 15:47

    paska dale bushati si bebja i rames!

    Reply to this comment
  2. Mark uk August 25, 18:37

    Djali i Sulejman Bushatit dhe i…

    Reply to this comment
  3. Grava August 26, 02:11

    Mark ujku, mos duhet te ishte djali i ndonje krimineli, bashkepuntor te nazifashisteve ? Atyre u dha populli shqelmin ne b…! Ju dhembi ?

    Reply to this comment
  4. Mark uk August 26, 08:34

    Jo ashte djali i komunistit qe i bane te gjitha te kqijat kti populli.E tregoni ju se cfar edukimi komunist keni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim