Rama: Investitorë të depresionuar në Londër, ejani në Ballkan

February 26, 2018 15:00

Rama: Investitorë të depresionuar në Londër, ejani në Ballkan

Kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet në Londër, ku mori pjesë në panelin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në selinë e BERZH-it.

Rama u fokusua tek investimet në turizëm, duke i ftuar investitorët të eksplorojnë mundësi të reja.

Po shoh gjithmonë e më tepër investitorë të depresionuar në Londër, kështu që mendoj se Ballkani është destinacioni i rëndësishëm për ta provuar e për të ngritur moralin”, tha Rama, i cili shkaktoi dhe të qeshura në sallë. “Më pëlqeni zoti Rama, se jeni gjithmonë provokator”, iu përgjigj moderatori.

Rama përmendi edhe burimet e naftës dhe gazit në Shqipëri, duke folur dhe për kontratën e fundit me SHELL.

“Kemi optimizëm të arsyeshëm se ka burime të reja të mëdha të naftës dhe gazit në Shqipëri dhe rajon. Sidoqoftë do të doja të theksoja turizmin si fokusin kryesor së paku për 10 vitet në vijim, sepse ka një kërkesë të madhe dhe që po rritet shumë. Operatorët tanë turistikë janë të detyruar të kthejnë mbrapsht 25% të kërkesës për shkak të mungesës së infrastrukturës sonë pritëse dhe pse shifrat janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Kushdo që vjen e të tjerë po kërkojnë të shqyrtojnë mundësi eksplorimi në turizëm, ata janë të mirëpritur për këtë. Ka një arsye për të ardhur në Ballkan në përgjithësi, sepse është një arsye e mirë sepse fitimi është i rëndësishëm”.

l.h/ dita

February 26, 2018 15:00
Komento

8 Komente

  1. asd February 26, 15:40

    Si eshte ajo shprehja; Hajdeni ke Lala.

    Reply to this comment
  2. Adih February 26, 17:06

    Harrove z Rama ,ti thonje invesitoreve ,se ne turizem ,ne ikemi bere per 10vite me taksen 0 % .Apo ja keni lene vetem interesave tuaja e Maneve me shoke .I forte jeni ,ju po ndertoni mbi trojet e privateve ne turizem ,pa i fershkellyer fare ,rezorte te mafjes suaj ,mos kujto ti se investitoret perendimore ,do kene pune edhe me ligjin famekeq 5701 .Je i pa pabesueshem z Kryemin ,dhe kjo , te le te kuptosh se komenton fallco .Mos harroni se para nje jave zonja e nderuar Vlahutin ju tha : mos ndarja e prones ,pronareve reale , pengon zhvillimin ekonomik ne shqiperi dhe eshte nje padrejtesi brutale .Mjft me ,me finte komuniste , se nuk i ha kush me ????

    Reply to this comment
  3. mirel February 26, 18:55

    Hajde investoni kw nafta jone. Ju merni pjesen tuaj, ne tonen, popullit brrylin.
    A e kane marre rrogen ata pabuksit e naftes apo jo?
    Se keshtu i garanton sukseset zotrote, por kur behet fjala per koren e bukes se popullit, nuk kemi pergjegjesi thoni.
    Naften dhe pasurine kombetare e jepni si tju doje qefi..ndersa popullit nje dru ne tajare dhe hajt pirdhuni.
    Kjo eshte mafia o popull.
    I quan anglezet te depresuar, hajdeni ne Shqiperine tone te lulezuar thote ai. Nga kanabisi dhe mafia, thone ata.
    .

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit February 26, 22:23

    hem nafte, hem turizem ne 6 milje uje deti, dmth turizem nafte… qe ti besh naften…

    Reply to this comment
  5. shushica February 27, 08:40

    Z.Rama ,kur do ta kuptosh se pa industri moderne konkuruese nuk ka zhvillim afatgjate dhe te qendrueshem .Nje shtet pa industri do te mbetet i varfer dhe i prapambetur ..Prandaj kerko investitore qe synojne industrine hightech .Ata te Londres nuk investojne me thirrje patetike .E degjove k.m.serbe ,fliste per mikrosoftin….E pra merr valixhet ,shko ne Shenxhen ,Seul ,Singapor ,Dubai ,zeru deren shumkombeshve te informatikes ,garantoi personalisht per investimet .Vetem duke hapur industri te teknologjise se larte mund te krijosh mijra vende pune per te rinjte ,mund ti shpetosh ata nga rruga apo emigrimi ,Vetem me industri mund te vihet ne levizje zinxhiri i ekonomise ,arsimit ,shkences dhe te rriten te ardhurat …Ndryshe nuk arrihet asgjekundi .

    Reply to this comment
  6. info analitike February 27, 11:29

    Ata vijne ne Ballkan o kriepsiko po shkojne ne Serbi e Maqedoni se Shqiperia eshte ende rrumpalle me pronat e vjedhura te pronareve e me korrupsionin qe po e kalb tere shtetin dhe shoqerine, me krimin qe rreh, vret e kercenon investitoret.

    Reply to this comment
  7. Kris 1 February 27, 12:19

    Anglezet jane te merzitur.Shyqyr o zot qe shkon ky gaztori jone dhe u heq merzine.Gojet e liga thone se e keshilloj qeverine angleze qe tu heqe ndihmen ekonomike familjeve qe kane tenxhere me presion dhe se Elisabeta duhet te beje takimet e kurores si mbreteria shqiptare .Nje here ne muaj ne nje shtet te mbreterise.

    Reply to this comment
  8. Toni February 27, 23:20

    Po more po….po ki kujdes se sikur po ziejn shume pakenaqesit..se po plasi tenxherja….nejse tha Bujar Asqeriu nje fraz qe do ngelet…ne histori….ai lart vente dore!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*