Rama në Bruksel për samitin rajonal, kërkohen investime të përbashkëta

April 21, 2015 11:41

Rama në Bruksel për samitin rajonal, kërkohen investime të përbashkëta

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin e Brukselit, i njohur ndryshe edhe si “Procesi i Berlinit” për Ballkanin Perëndimor.

Rama ka pasur një mëngjes pune me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçi.

Rama është takuar edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe kanë diskutuar për projektin e shumëpritur, autostradën Adriatiko- Joniane, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Greqinë.

Rama është takuar edhe me kryediplomaten e BE, Federica Mogherini.

Rama pritet që të takohet edhe me kryeministrin serb, Aleksandër Vucic dhe të tjerë liderë të rajonit.

Samiti vjen në një kohë të vështirë, pasi Ballkani Perëndimor është kthyer në shqetësim për Perëndimin, pas valës së fundit të emigrimit.

Megjithatë, Samiti do të vazhdojë dhe për herë të parë liderët kryesorë të Ballkanit do jenë aty për të folur për projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe fusha të tjera ekonomike.

P028062000302-82580P028062000502-172918P028062000602-573625P028062001902-375173

April 21, 2015 11:41
Komento

5 Komente

  1. Kris 1 April 21, 11:56

    po shpall konkursin.
    Gjeni decituren
    Cfare tregon frau Merkel?
    Po Edvin Vizatimori me duart e tij?
    Fituesi perfiton nje udhetim falas ne rezortin Marinez nga agjensia turiistike Rilindja dhe Xhoi Travel

    Reply to this comment
  2. Claus April 21, 12:44

    Perse manipuloni me foto te nderuar “ditas”?
    Fotoja e pare eshte tejet e vjeter.
    A nuk e shihni Barroson tashme i dale ne pension?
    Vazhdon si duket politika e fotove dhe gjate “Rilindjes”!

    Reply to this comment
    • Altin April 21, 20:10

      Ku e sheh Barroson ti more , se une s’po e shoh, do kete ikur sa e hapa une 😛

      Reply to this comment
    • g April 21, 20:12

      1-Kliko mbi foto ( fotoja do te zmadhohet)
      2-gjej nje foto te Manuel Barroso-s ne internet
      3-Krahaso personin ne foton e pare me foton e Manual Barroso-s
      4-Jam i sigurte qe do te vesh re qe personi qe ti ngaterron per Manuael Barroso eshte Johannes Hahn
      5-kerko falje qe fole pa u menduar.

      Reply to this comment
  3. pellumb duraj April 21, 13:07

    edi i thote merkelit Nuk e ha une ate koqe ulliri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*