Kryeministri, Ne dhe Teatri si një çorbë e tmerrshme e aspak serioze

August 2, 2019 15:16

Kryeministri, Ne dhe Teatri si një çorbë e tmerrshme e aspak serioze

Nga Bardhyl Ermini

Në sistemin e ekonomisë të tregut, për sa kohë “lirija ime fillon aty ku mbaron lirija jote”, jo zoti Edi Rama, por edhe “perëndija” e tij të jetë në krye të vendit, askurrë qytetarët nuk mund të “ngopen” me liri. Përherë ajo do të mungojë e do të kërkohet gjithmonë e më shumë, jo si “monopol” individësh, por si e drejta më elementare, para të cilës nuk mund të dali asnjë lloj oratorije, apo aq më keq demagogjije politike.

Drejtimi i një shteti mvaret nga shkalla e lirisë të përgjithëshme. Sa më i lirë ndjehet qytetari, aq më efektiv është drejtimi shtetëror. Krahasimi me të kaluarën e veçanërisht me dukuritë negative, është një atavizëm i egër, që vetëm tenton të frenojë energjitë e një vendi të tërë. Pacienti bie në dorën e një mjeku të mirë, jo se para tij ai mjekohej te një “kasap”.

Çështja “Teatri”, sipas mendimit tim ka shpërfaqur një faqe të re në sjelljen e qytetarëve ndaj klasës politike e të ardhmes në përgjithësi. Zhvillimet e vrullshme që ndodhën në botë 20-30 vitet e para të këtij shekulli, reflektuan edhe në Shqipëri. Përveçëse ndryshoi sistem, ndryshoi edhe struktura shoqërore, e cila veçoi edhe “familjet e mëdha”, apo “parinë e Tiranës”, siç i quan shpesh shqiptaro-amerikani Shinasi Rama.

Po ç’janë këta? Sipas meje, në përgjithësi janë familje politikanësh, biznesmenësh, e çuditërisht edhe gazetarësh, që kanë mbledhur para, kryesisht duke i vjedhur drejtpërdrejt shoqërisë, së pari nëpërmjet shmangies nga detyrimet fiskale, ndërmjetësimeve për favore si dhe duke pastruar para kriminale në formë transaksionesh direkt apo indirekt.

A është e mundur, që në një vend ku paga mesatare është 325 euro, të paguesh me 5 apo me 10 mijë euro në muaj, çfardo qofsh, apo të banosh në vila që kushtojnë gjysëm miljoni apo 1 milion euro? Si është e mundur që jane toleruar këta shushunja të grabites së pasurisë së qytetarëve, këta injorantë në mentalitet, egoistë e te sëmurë në karakter, servilë të qelbur mbi “sërën” e tyre e maskarenj nën të?

Kush do t’ju kundërvihet? Në se bëhemi kapicë, si në rastin e “Teatrit”, i cili po na ndan më keq se Sala i 90-ës në “komunistë e demokratë”, në se lejojmë që në “skenën” publike të dalin lloj lloj sorrugatosh, siç ai aktori që na vjen nga “la bella Italia” e na puth dërrasat e kalbura te skenës a thua erdhi Skënderbeu “të shpëtoje mëmëdhenë”, në se harxhojmë energji më të tilla “gomarllëqesh” politike dhe nuk shohim se jemi një popull që edhe pak e humbasim krejt pamvarësinë tonë (relative natyrisht), tregon se ndofta nuk e meritojmë lirinë për të cilën luftojmë.

A nuk është kështu? Presim e kërkojmë shpëtim vetëm nga SPAK, apo BKH (Fbi-ja shqiptare), ndërkohë që i njohim fare mire kriminelët e grabitësit më të medhenj të kombit, “burrat e shtetit”, duke u përpjekur t’i fshehim vetes (!) faktin se jemi në gjendje të bëjmë shtet, por nuk jemi në gjendje ta mbajme atë. “Një komb, thote fjala e të urtit, që kërkon të shpëtohet nga një njeri i vetëm, nuk meriton mëshirë”.

“U prish teatri, fitoi më së fundi Edi Rama mbi Lul Bashën, fitoi shteti mbi antishtetin!”. “Nuk u prish teatri, triumfoi opozita e Lul Bashës mbi pushtetin e Edi Ramës, fitoi kultura mbi antikulturën, fitoi Shqipërija europiane!” Ose e bardhë ose e zezë, ja kjo është alternativa që i jep popullit “ajka” e intelektualeve shqiptare popullit të vet.

Një çorbë e tmerrshme e aspak serioze për një shtet, që nuk ka takat të hapë edhe bisedimet për të qenë kandidat, për tu futur në demokracinë e vërtetë. E, një çështje e tillë, kaq banale per tu trajtuar politikisht, krejtësisht  teknike e administrative, që  kërkon vetëm gjykim të drejtë e profesional, thjeshtë nga historianë e arkitektë, futet në mes të një populli me njëmije e një halle, ku me shumë se 30 përqind e tij rrezikon edhe bukën e gojës!!!

Si ja del ky Kryeministri ynë! Në vend që ti perkushtohet i teri normalizimit të krizes politike e mbi të gjitha stabilitetit të pushtetit ekzekutiv, ka “nge” të meret me “Teatrin”?! Në se një qeveri në medyshje, zvarritëse e frikacake, për të zbatuar një drejtësi jo vetem juridike, por një drejtësi të plotë shoqërore e cila përputh aktet juridike me realitetin ku vepron, nuk ka aritur të kuptojë se “dobësia e pushtetit suprem është fatkeqësia më e madhe për popullin”, atëhere kemi të bëjmë me një qeverisje anti demokratike në kuptimin e plotë të kësaj fjale.

Po çfarë mendon ky Kryeministër i “çuditshem”, se me të ka zbritur “zoti” mbi tokë, e vetëm ky do ta zhvillojë e përfundoje së ndërtuari Shqipërinë? Ç’është ky mentalitet kaq i padurueshëm? A ka një pjesë të qytetarëve, që nuk i ke bindur me kohë dhe  nuk e duan prishjen e Teatrit nga njera anë, e nga ana tjetër nuk e disponon forcën e arsyeshme për të vepruar me vendosmërine që të imponon e drejta?

Bukur atëhere! Nuk ka sepse të prishet! Le t’i jepet këtij institucioni maksimumi  i mundësive për mirëmbajtjen e godinës dhe zonën perreth tij le ti lihet pasardhësit, brezit më pas. Ata do ti kenë mundesitë financiare të nevojshme dhe me siguri që ata do ta zgjidhin këtë çështje shqiptare “për jetë a për vdekje”, shumë më mirë!

E nëse kërkon të influencojë më tej në  jetën e qytetarëve, është tepër i vonuar, por sidoqoftë i mirëpritur në  “teatrin natyror” të Shqipërisë, atje ku është më e domosdoshme e më e vështirë, e jo ku është më e lehtë e me fonde “qyl”, te uji i pijshëm, kanalizimet, infrastruktura rrugore në qytet e fshat, ujitja e mbrojtja e lumenjve, pyllezimet e gjelberime etj.

Ehu… sa mundesi ka  për ta kulturuar këtë popull, me nje efiçensë një mijë herë më tepër se “Teatri”!

Ja kjo, është sipas mendimit tim dalja nga kjo gjendje ku po na mbyt vulgariteti politik e artistik. Ndryshe, dyshimi duhet “transferuar” nga teatri per “Teatrin”, në teatrin për përfitime krejtësisht të paligjëshme e kriminale.

A e kupton ky z. Edi Rama këtë lloj pozite dilemash investimi ku ka rënë, e cila edhe në qofte plotësisht “e ndershme” është e parakohëshme, e cila nuk mund ta kapërxehet thjeshtë me demagogji “demokratike?!

Për ne qytetarët ka ardhur një kohë e vështirë, një gjëndje ku vetëm tani mund ta provojmë si jemi gatuar, kemi formë apo jemi një turmë që thjesht jetojmë sa për të ngrënë, për tu armiqësuar me njeri tjetrin, e për t’ja shkurtuar të ardhmen atij që e quajmë atdheu ynë. Asnjë gjë tjetër e askush nuk na del për zot përveçëse vetes.

Nuk ka ardhur koha për të na shpëtuar  as “parti të reja politike”, as SPAKU, as BKH (Fbi-ja), as maxhoranca konfuze e pa inisiativë e frikacake, ajo që pak e nga pak po e zbeh kriminelin historik e krimin kombëtar, as opozita, këjo forcë regresive që thjesht vegjeton për turpin tonë, as “Teatri i ri”, as zgjedhjet e reja…

Na shpëton vetëm zgjimi ynë i përgjithshëm nga ky “shi i marrëzise” dhe vetëm e vetëm bashkimi me njeri tjetrin. Ky eshte edhe misioni me i madh i intelektualeve sot, i domosdoshem por edhe me minimali. Po nuk u udhëhoq e nuk ndodh ky bashkim njerëzor, ky vend e “meriton” Sali Berishen, apo të ngjashmin e vet.

Bashkim, duke bojkotuar totalisht klasën tonë të degraduar politike, duke ja “futur” kokën në kanal atij që na thërret për të na përçarë e për td demostruar për llogari të kolltukëve të qelbur të tij. Kur në qetesi e mirëkuptim, të meremi vesh me njeri tjetrin, të marim frymë lirisht, më tej, pas tre apo kater muajsh “bojkotimi shoqeror”, do ta shohim se si vetë ky bashkim, do të na imponoj me domosdo organizimin dhe veprimin kolektiv e të kordinuar, do te nxjere individet e partite e duhura, do të na çfaqi rrugën e drejtë ku duhet të ecim.

 

****

Botuar në Dita në rubrikën “Letër Kryeredaktorit”. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë    

 

 

 

August 2, 2019 15:16
Komento

13 Komente

  1. dauti August 2, 15:22

    Ndeshet policia e shtetit me artiste e qytetare qe te ndertoje kullat nje bznesmen

    nuk ka me turp per nje qeveri “te majte”

    nuk ka

    mjere ne, mjere kush nuk kupton

    Reply to this comment
  2. antiharresa August 2, 15:48

    O daut or gamor ,ti qenke shqupist qe po vajtoke per te majten ???Shko mor daku vajto per shqupin qe ngeli me gisht ne goje se Rama dhe ps jane shumice popullore .

    Reply to this comment
    • dauti August 2, 15:57

      Shumice?
      🙂
      Ehh
      Jemi 9 milion shqiptare ne tre shtete, nga te cilet gjysma jane ne Shqiperi
      Qeverisemi me 600 mije vota

      Mendon se perfaqesohen interesat e kombit dhe Shqiperise me kete raport??

      Jo o shoku anti-gomar jo, po kjo eshte mesele tjeter, je shume tifoz ti per ta kuptuar, mendja jote eshte nivel stadiumi dhe skuadre, ehaaaa sa duhet ende te shkosh atje ku shihen gjerat ndryshe

      Reply to this comment
  3. kris 1 August 2, 16:24

    Teatri nuk eshte ceshtje as e Ps dhe as e Pd por midis hajduteve NE qeveri dhe prones publike.
    Qeveria nuk ka pare per teatrin por ka pa hesap per iftar e hotels per Te paguar sazexhinj,Parti e klerike.Pak qe ngelen duhen per citjane
    Karagjozi ngelet karagjoz cfardo posti ti japesh

    Reply to this comment
  4. ALBAN DEGA August 2, 16:26

    “Qendrestaret”e nevojtoreve apo “heronjte” kamikaze te “ Dopolavoreve” ?

    “FALEMINDERIT QE NUK NA VRAVE O BOMBE ZANORE …!”

    – Qendeestare apo orevrare!?

    – Nje Dopolavoro “ Rrezik Vdekjeje!”

    – “Faleminderit qe nuk na vrave o bombe zanore “!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Idete ? Cilat ide !
    Ato per te mbrojtur nje teater nevojtore te rrenuar apo per te perkrahur nje opozite dopolavore pa tru, pa ide, pa koke, kuturu ala futja kot qe te dali plot !
    Per cfare ideshe e ke fjalen zoti Malko !
    Idete e idealet jane prodhim i trurit jo i prapanices!
    A e ndoqe videon me deklaraten e mendjendriturit Jusuf Vrioni !?
    Ai teater duhet shembur para 55 vjetesh kur u kthye ne rrezik vdekjeje per artistet dhe artdashesit!
    Materialet e ndertimit te tij kishin afat skadimi 25 vjecar, thote i madhi Jusuf Vrioni …
    I ka thene te gjitha me fakte te gjalla per vetem 30 sekonda ne intervisten me Blendi Fevziun !
    Kur flasin titanet duhet te heshtin hajvanet, thote nje shprehje filozofike 4200 vjecare kineze.
    Ndaj beni artin! ky eshte misioni juaj madhor… detyra juaj .
    Teatri behet nga arkitektet, projektuesit dhe zbatuesit jo nga artistet!
    Ne nevojtore behet …
    Ti si artist e di cfare behet ne nevojtore!
    Nuk po ta them qe te mos i vije era ketij reagimi!
    Ndaj mos u beni klloune as gaztore te nje opozite hajgare nga truri e barbare nga mendesia, qe ne pushtet e ktheu krejt Tiranen ne nje nevojtore masive !
    Ndaj mos u beni kamikaze te nje lideri humbameno te saj qe per kater vjet ne krye te Bashkise se Tiranes nuk ndreqi dot nje sahat tek Kulla e Sahatit te saj .
    A e di cili eshte mallkimi me i rende ne vendlindjen e Sales dhe timen, Malesine e
    – Ju vrafte ora !
    Si keta orevrare qe bashke me oren e tyre vrane edhe vetveten edhe Shqiperine mbi 15 here ne 13 vjet
    A keni llogjiken me te thjeshte njerezore?
    A keni tru ne koke e kembe mbi Toke o njerez!?
    Mendojeni per nje cast vetem nje fakt te thjeshte njerezor qe gjate nje shfaqjeje te suksesshme teatrore ose nje festivali teatrit ballkanik, evropian apo me gjere sallen e mbushur plot me 350 a me shume shikues te shpertheje ne duartrokitje dhe ovacione te zjarrta….
    A keni degjuar per fuqine rrenuese te resonances, jehones se zeri, oshetimes se tij…
    Me ato mure, me ate akustike per te cilin edhe vete artistet jane ankuar me mijera here cfare do te ndodhte me rreth apo me shume se 500 veta ne ate salle dhe mjediset perreth saj nga shperthimi i asaj qe quhet “ bomba zanore ” apo “ shperthimi akustik”!?
    Pyesni fizikantet per kete dukuri !
    E nderkohe vazhdohet te kembengulet, te behen shfaqje komedie politiko- vetvrasese nga kamikazet politike dhe gjoja artistike ne mbrojtje te kesaj karakatine te rrenuar, ne perkrahje te kesaj bombe me sahat qe mund te shpertheje ne cdo cast me pasoja tragjike per qindra njerez!
    Ne vendin e atij teatri dopolavore, artistet e vertete duhet te vendosin mbi germadhat e atij teatri germadhe nje pllakate me epitafin:
    “- Faleminderit se nuk na vrave o bombe zanore me sahat !”

    Reply to this comment
  5. bart72 August 2, 16:58

    Po Rama Po ju qi rrobet shqiptareve ho sa
    Mire ne qene shqiptare hahahhaha Rrofte komunismi rrofshin plehrat hahahhahaha

    Reply to this comment
  6. ETHEM LALAJ August 2, 17:36

    KTA QE SHKRUAJNE NE D I T A..DHE EMBROJNE TEATRIN KARAKATINE BESOJ NUK KISHIN LINDUR AKOMA KUR UNE KAM PARE THIATRO NE ATE GODINE-MAGAZINE TE PIPINOS PUSHTUES TE 1939.
    -NUK KA SKANDAL ME TE MADH NE KTE VEND KUR DISA MJERAN ANALIST,KALEMXHIJ,ETJ,I DALIN NE KRAHE NJE OPOZITE QE I KA HUMBUR TE GJITHA K A U Z A T E TJERA DHE TASHME KAPET PAS MUREVE ME PLITHAR(DERRASE E STAZHIONUARE) SIKUR KTO MURE DO E BIEN NE PUSHTET.
    -UNE SI QYTETAR FAJSOJ EDI RAMEN QE NUK E HODHI PERTOKE QE NE 2013 POR TASHME ESHTE BERE “MISH PER QENTE”DUKE U MARE PERDITE ME OPOZITEN E CILA NUK KA PUNE TJETER VEÇSE TE HEDH GURE NE RROTAT E QERRES SE QEVERISE PER TA NDALUARE ATE NE RRUGEN E NDERTIMIT TE VENDIT.KTU ANALISTI KA TE DREJTE.
    -POR KY ANALISTI QE SHKRUAN SIÇ DUKET NUK E KA NDJEKUR EDI RAMEN NE 6 VITE,I CILI KA PUNUARE E PUNON SI NE RRETHIM NGA TE GJITHA ANET POLITIKE E JO VETEM,DUKE BALTOSUR ÇDO GJE TE MIRE QE KA BERE QEVERIA RAMA 1,2.SI ISH USHTARAK MADHOR PO I THEM SE “..NUK KA RRETHIM PA NJE TE DALE..” DHE RRUGA E DALJES SE EDI RAMES ESHTE TE DEGJOI KSHILLAT E SHBA+BE PER REFORMAT E BERA E QE DUHET TE BEJE NE VIJIMSI DHE TE MOS MERRET DUKE QELLUAR QENT E RRUGES..PER TE SHKUARE NE DESTINACION..!
    -SHPREH BINDJEN SE EDHE TEATRIN E RI RAMA DO E NDERTOI ASHTU SIÇ KA NDERTUARE STADIUMIN E FUTBOLLIT NE SHKODER,ELBASAN,TIRANE DHE U KA HEQUR ZGJYREN 50 VJEÇARE GJITHE PALLATEVE TE BANIMIT NE TE GJITHA QYTETET E VENDIT.APO NDERTIMIN E PEDONALEVE NE SHUME QARQE KU TE RINJE,TE REJA,FEMIJE,TE MOSHUARE..PO NDJEJNE KENAQSI PER NDERTIMET VIZIONARE TE TIJ.
    -TE MOS HARROJME EDHE NDERTMIN E 106 DHOMAVE TE “B U N K A R D” KU JANE KTHYER NE NJE TURIZME FANTASTIK PER KEDO.
    -EJA SHIKONI F I E R I N..TE DASHUR KALEMXHIJ E MOS RRINI VETEM NE TIRANE NE KOLLTUQET E REHATSHME QE U FALI KAPITALIZMI ME OSE PA DJERSE PER TE CILIN SHKRUAN KY QYTETARI YNE.
    -ESHTE SHUME KOLLAJ TE SHOFSH QIMEN NE SYRIN E TJETRIT SE SA TRAUN NE SYRIN TEND.DHE KJO NDODH ATHER KUR FATKEQIN E PUSHTON CMIRA,XHELOZIA,KAPADAILLEKU.
    -UNE SE KAM TAKUAR KURRE EDI RAMEN.POR E SIMPATIZOI ATE PER PUNETOR E VIZIONAR…KU ALFRED MOISIU DHE REXHEP QOSE E CILSOJNE SI KM ME I MIRE NE 30 VITE.TE TJERET NUK ME INTERESOJNE.
    -NDAJ UNE DHE NJERZIT E MI DO E VOTOJME ATE DERI SA TE PUNOI MIRE PER VENDIN TIM.DHE DERI KUR PER TE NUK DO KET NJE DOSJE TE HAPUR NE DREJTESI ME FAKTE E JO SHPIFJE PER VJEDHJE E VRASJE SI ATA QE NDONSE E KAN BERE NJE GJE TE TILLE CILESOHEN BURRA SHTETI . DHE PERSERI KERKOJNE PUSHTET NE TAVOLINE,KUR 95 % E POPULLIT,SHBA+BE..I NJEH MIRE QE NGA 1992.Nga mallakastrioti jo anonim

    Reply to this comment
  7. mirel August 2, 17:39

    Doli dhe ky qena pershkruan dramen emocionale te qytetareve shqiptare ne kerkim te lirise

    Reply to this comment
  8. kujtesa August 3, 00:36

    NJe shkrim medioker; shkruajne gazetare analist e qytetare, por se per ke dhe kush do ti zgjidhe problemet, nuk merret vesh. Mazhoranca frikacake, opozita regresive, ….bashkohuni , thote autori i rreshtave te mesiperm! Po ku te bashkohen bythe lisit?! Liria pa kufi si e kerkon zoteria , kur kalon kufijte, quhet anarshi, prandaj ne çdo sistem njerezor qe na komuniteti primitiv e deri ne kapitalizmin demokratike, liri e ka kufine te thana. Ku ka liri sot qe je lakuriq para gjithe nderplaneteve e jo para shtetit qe te kontrollon me telefonin ne xhep se ku je, me abonment rrugore se sa here hype dhe zbrite nga autobuzi, me kompjuterin ne shtepi se çfare levizje ben. KJo eshte liria?! Liri vdiq bashke me lindjen e internetit dhe mos kerko me shume zoteri. Ata qe kerkojne te mbajne bajgat e vjetra te atij teatri, pse heshten kur Sali Berisha shkaterroi ndertesn me te bukur e historike te Kinostudios Shqiperi a re?! E, pra, jane ca brashnjare bashke edhe me artista si Bujari kapexhijve qe tregon se na ben per te qeshur dhe qeshe vete, ashtu si ne viete e largeta ne pallartin e kultures kur kerkonte qe ta provojle dhe nje here president Sali Berishen, kur Shqiperi sa po i kishe vene flaken. Megjithate lerini gjerat te rrokullisen se do ta gjeje vete vendin e tij guri, thote populli; nuk doni, beni si keni bere se keni kohe, para dhe durim derri. Ju shkoni ku te doni, une do shkoj ne arkene e kursimit!

    Reply to this comment
  9. 01 vlora August 3, 11:32

    Daut të rroji kosheria se bletët kan ikur.

    Reply to this comment
  10. niko August 4, 16:34

    Pse lodheni more shqiptare te dashur, pse harxhoni energji per te gjetur cila eshte zgjidhja per kete ceshtje qe helmatis per dite trurin e e qytetareve, nepermjet medias partizane.S’ pse te komplikohet. 1- Komisioni i pavarur i eksperteve shteterore te deklaroje :Kjo ndertese nga parametrat tekniko-shendetsore percaktohet dhe shpallet jofunksionale.Ky eshte autoriteti per kete gje qe njeh e praktikon bota e qyteteruar. C’ duan ketu Qeveria dhe partizanet e lamashet e saj ne shesh,media e portale. Cduan ketu Opozita dhe partizanet e lamashet e saj ne shesh,media e portale. Kjo praktike ,per te politizuar e kthyer ne beteje politike cdo gje pa qene nevoja kjo eshte parapolitike ,primitivitet ne sjellje.Menyra e qasjes ndaj saj nuk ka te beje aspak me nevojat e qytetit dhe qytetareve por eshte kriminale ne kete aspekt. Ligjore do te ishte dhe ne interes te qytetareve: plane urbanistike te miratuara ne shkalle kombetare(KKRRT ose kujt i takon) ku cdo gje qe duhet prishur ose ndertuar te kete paketen e kritereve teknike mbi te cilat veprohet.Dhe asgje te mos jete ne doren e asnje pushtetari , pasi i kemi pare se cfare monstrash jane( te gjithe kraheve politike)Rrenuan vendin per tu pasuruar vete me klanet e sherbetoreve te tyre.2- Nese kane deshire,qofte dhe nje pjese e aktoreve te ketij teatri, ose qofte dhe nje pjese e qytetareve, ndertesa te rikonstruktohet dhe te sherbeje ne forme muzeale.Ne cdo kendveshtrim vetem pozitive eshte kjo gje.3-Me qe ndertesa e vjeter nuk ploteson, jo vetem parametrat teknike te qendrueshmerise si objekt
    dhe shendetit te aktoreve e spektatoreve,por dhe kerkesat e kohes, ne aspekt funksional, shteti te ndertoje ndertese te re me parametra bashkekohore. Keshtu besoj,do ishte mire per te gjithe aspektet e kesaj ceshtjeje.Kush imponon emergjence,kush flet ne emer te eksperteve dhe kush nuk trajton gjithe tablone e ceshtejes,ne rrugen e saj te natyrshme(nga aktoret tek arkitetet urbaniste tek vendimmarresit politike) besoj ka qellime te kompromentuara , per pasoje ,nuk eshte i legjetimueshem per trajtimin e ceshtjes.

    Reply to this comment
  11. niko August 4, 16:38

    Pse lodheni more shqiptare te dashur, pse harxhoni energji per te gjetur cila eshte zgjidhja per kete ceshtje qe helmatis per dite trurin e e qytetareve, nepermjet medias partizane.S’ka pse te komplikohet. 1- Komisioni i pavarur i eksperteve shteterore te deklaroje :Kjo ndertese nga parametrat tekniko-shendetsore percaktohet dhe shpallet jofunksionale.Ky eshte autoriteti per kete gje qe njeh e praktikon bota e qyteteruar. C’ duan ketu Qeveria dhe partizanet e lamashet e saj ne shesh,media e portale. Cduan ketu Opozita dhe partizanet e lamashet e saj ne shesh,media e portale. Kjo praktike ,per te politizuar e kthyer ne beteje politike cdo gje pa qene nevoja kjo eshte parapolitike ,primitivitet ne sjellje.Menyra e qasjes ndaj saj nuk ka te beje aspak me nevojat e qytetit dhe qytetareve por eshte kriminale ne kete aspekt. Ligjore do te ishte dhe ne interes te qytetareve: plane urbanistike te miratuara ne shkalle kombetare(KKRRT ose kujt i takon) ku cdo gje qe duhet prishur ose ndertuar te kete paketen e kritereve teknike mbi te cilat veprohet.Dhe asgje te mos jete ne doren e asnje pushtetari , pasi i kemi pare se cfare monstrash jane( te gjithe kraheve politike)Rrenuan vendin per tu pasuruar vete me klanet e sherbetoreve te tyre.2- Nese kane deshire,qofte dhe nje pjese e aktoreve te ketij teatri, ose qofte dhe nje pjese e qytetareve, ndertesa te rikonstruktohet dhe te sherbeje ne forme muzeale.Ne cdo kendveshtrim vetem pozitive eshte kjo gje.3-Me qe ndertesa e vjeter nuk ploteson, jo vetem parametrat teknike te qendrueshmerise si objekt
    dhe shendetit te aktoreve e spektatoreve,por dhe kerkesat e kohes, ne aspekt funksional, shteti te ndertoje ndertese te re me parametra bashkekohore. Keshtu besoj,do ishte mire per te gjithe aspektet e kesaj ceshtjeje.Kush imponon emergjence,kush flet ne emer te eksperteve dhe kush nuk trajton gjithe tablone e ceshtejes,ne rrugen e saj te natyrshme(nga aktoret tek arkitetet urbaniste tek vendimmarresit politike) besoj ka qellime te kompromentuara , per pasoje ,nuk eshte i legjetimueshem per trajtimin e ceshtjes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*