Ramën e presin me protesta në Durrës, Policia në gatishmëri

June 24, 2019 19:02

Ramën e presin me protesta në Durrës, Policia në gatishmëri

Mbrëmjen e Kësaj së hëne, kryeministri Edi Rama është në Durrës për takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit në këtë qark.

Dega e Partisë Demokratike atje, ka nisur një protestë pak minuta përpara se kryeministri Rama të arrinte në qytetin bregdetar.

Në sheshin kryesor të qytetit, Policia ka rrethuar me forca të shumta protestuesit.

Ndërkaq, demokratët janë mbledhur dhe kanë hedhur parrulla, duke krijuar në disa moment edhe incidente me policinë. Kjo e fundit ka marrë udhëzime për t’iu shmangur çdo provokimi të mundshëm.

Por, teksa Rama ka marrë fjalën, protestuesit e opozitës janë përplasur me forcat e policisë, duke tentuar prishjen e mitingut.

Deri më tani policia nuk ka përdorur gazlotësjellës, ndërsa mbështetësit e opozitës po përpiqen që të shkojnë në vendin ku po zhvillohet takimi elektoral i Partisë Socialiste.

l.h/ dita

June 24, 2019 19:02
Komento

9 Komente

  1. mirel June 24, 19:48

    Nuk ka marre me vete ndoca cuna problematike nga ata te Termet Gjiknurit?
    Apo ky mban vetem cuna Tironc

    Reply to this comment
  2. Ujku Plak June 24, 19:56

    A e dini se , Pse
    1-Edi Rama kembengule deri ne vdekje per te mos ndryshuar Daten e zgjedhjeve (( e cila do apo nuk do Rama do te ndryshoje )) apo jo ?
    A-Rama se pari do te heq vemendjen nga Skandalet e pergjimeve .
    B-RAMA nuk do ta ndryshoje daten e zgjedhjeve sepse ne se e ndryshon’, Automatikisht ikin 7-8 Kandidate per Bashkiake :
    Ne Lishnje Viktor Tushe
    Ne. Fier Armando. Subashi
    Ne Tepelene Termet Perçi
    Ne Vlore Dritan Leli
    Ne Bulqize ( Mat ) Vrasesi i 4 Demonstruesve te 21 Janarit etj.
    Ne te gjitha keto Bashki RAMA do te mare Dhjetra Miliona Euro , sidomos ne MAT , per Kromin kurse ne VLORE per Dhjetra Milione te Varrosura ne Lungo Mare dhe sidomos ne Bulevardin Vlore -Skele te cilin e ka Perçudnuar dhe e ka bere si Kandahar .
    Per LLOGARANË qe nga Dukat Fusha deri tek Ura e Palases qe pritet ta Privatizojne BLENDI. KLOSI ky Gojaç se bashku me LUAN BREGASIN ne bashkepunim me DRITAN. LELIN dhe DAMIAN. GJIKNURIN te cilet duan qe te Gjithe Pjesen me çdo Kusht .
    Me vjen keq per Antarsine Socialiste qe eshte Tradhtuar dhe Vjedhur por qe nuk e kuptojne qe oer 25 Vite te tjera do paguajne me Qindra Milion € Taksa nga Konçensionet qe Edi Rama ka dhene .
    OPOZITES nuk i dhimbset Vendi por po qan sepse RAMA thuajse e ka Zbrazur Tepsine dhe nuk ka lene gje per ata qe do te vijne me mbrapa ne Pushtet .
    Vazhdon Trimi RAMA edhe ne Durres te Provokoje perplasje por Harron se Popullit i ka shkuar Thika ne Palcë .

    Reply to this comment
    • Mondi June 24, 23:24

      Si plak qe qenke po ta falim prroin psiqik.Ishalla nuk te ndalon zemra me 30 kur te shikosh shqiptaret e ndershem duke ushtruar te drejten themelore ne demokraci ,hedhjen e votes.

      Reply to this comment
      • mirel June 25, 15:53

        Ramuti je ti mondi?
        Prroin psiqik..tipik injorant analfabet
        dhe Ishallah, sic lutet Ramuti per Moniken..
        Cope kafshe, po ja fal ti Ujkut Plak?

        Reply to this comment
  3. Juristi June 24, 20:58

    Thika ne palce u ka vajtur hajduteve dhe krimineleve te PeDes dhe Leshelise. Dhe aty do ta mbani thiken e drejtesise se re.

    Reply to this comment
  4. Ujku Plak June 24, 21:46

    ” ” Juristi” “,
    Nuk dua te jesh nga ata militante me tesere , por ne se e ke lexuar mire Komentin tim une nuk kam lene vend per as me te voglin Ekuivok .
    Lexoje komentin tim 4-5 here dhe do ta kuptosh me mire .
    Te falenderoj per mirkuptimin .

    Reply to this comment
    • mirel June 24, 23:31

      Po ca lodhesh per mirekuptimin,..ai dava qelbesire.
      U ka vajt thika ne palce opozites thote, keta tallen gjithe diten.
      Thika ne palce i ka vajtur popullit, pa keta, te dy palet e kane ne gjalpe. Ne thele e ne gjalpe.
      Ben dhe ironi pushti Ramist e ti i kerkon mirekuptim

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim