Rama në Jalë : Rritja ekonomike është fakt, nuk kemi shkop magjik

August 29, 2016 19:21

Rama në Jalë : Rritja ekonomike është fakt, nuk kemi shkop magjik

Nga Jala ku mori pjesë në kampin veror të Partisë Socialiste, Kryeministri deklaroi se rritja ekonomike tashmë është fakt, por sqaroi se qeveria nuk ka një shkop magjik për të bërë gjithçka shpejt e shpejt siç duhet.

Rritja e ekonomisë sot është fakt. Morëm një ekonomi që rritej rreth zeros dhe sot, këtë vit shkojmë përtej 3 %. Por jemi të vëtëdijshëm që 3.4%, 3.5% apo 4 % po të doni, nuk është një rritje ekonomike e atillë që ta ndjejnë njerëzit në xhepin e tyre, në kushtet që jemi ne sot. Po a ka një mundësi që ti rrisim rrogat, t’i bëjmë nga 800 Euro shqiptarçe dhe ndërkohë ne të vazhdojmë? Nuk ka, nuk ekziston! Pra nuk ekzistojnë magjira.”

Kryeministri kërkoi nga të rinjtë që përveçse të evidentojnë, duhet më parë të kuptojnë problemet që ekzistojnë, në mënyrë që t’u japin atyre zgjidhjet e përshtatshme.

Duke folur për partneritetit publik-privat, kryeministri u shpreh se “Koncesioni, partneriteti me privatin është një instrument i patjetërsueshëm dhe i pazëvendësueshëm i sistemit që ne kemi zgjedhur. Çfarë nënkupton kjo? Privati do investojë aty atë që ti nuk e investon dot. Nëse një partneritet me privatin do të rëndojë taksapaguesit, përkundër të njëjtin shërbim, kjo është kriminale. Por nëse partneriteti me privatin do të garantojë një investim që shteti nuk është në gjendje ta bëjë dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit atëherë kjo është e domosdoshme.”

August 29, 2016 19:21
Komento

7 Komente

  1. kris 1 August 29, 19:31

    Mire eshte qe te eshte rritur por fute ne gropen qe te la Saliu.Per kuletat tona mos u shqeteso se u mesum me to shiko e mos bej kurban kuleten tende.

    Reply to this comment
  2. shoku August 29, 19:41

    Refuzoj te komentoj

    Reply to this comment
  3. Arben August 29, 20:57

    HAHAHAHAHHAHAHAHAAHHAHAHAHAHA

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR,

    TRIM DHE HEROIK,

    EDHE BAR DO TE HAJE, POR PARTINE NUK E LE NE BALTE.

    HAHAHAHHAHAAHHAHAHAHHAHA

    Reply to this comment
  4. Shushica August 29, 21:38

    Por a nuk është më mirë të investojë shteti ,të fitojë shteti , të rinvestojë shteti ,dhe nga fitimet të përmirësojë arsimin , shëndetësinë , infrastrukturën….Ka një rrugë të thjeshtë, rruga italiane dhe japoneze mbas luftës së dytë botërore apo rruga amerikane pas krizës së 2008.Ruga me inclacion të kontrolluar , pra hidh para në treg, gjallëro investimet , rrit konsumin me rroga më të larta dhe zinxhiri i ekonomisë mund të lëvizë më shpejt Natyrisht është F.MN dhe BB që nuk duan , por në fundit ne nuk jemi pjesë r BE , dhe ndoshta……ndozhta nuk na intereson .Të paktën Euro absolutisht jo

    Reply to this comment
  5. Tarrasi August 29, 22:07

    Z. Rama

    boll na treguat dokra sikur ne te jemi injorante.

    Ne qofte se ti i fal nje privati me mijra metro katrore tek nje stadium kur metri katror llogaritet te pakten $2,000 per te shpetuar disa qindarka per ndertimin e statiumit atehere ky eshte krim.

    Ne qofte se qeveria e Nanos i fali nje privati te drejtat eskluzive dhe monopoliste te Aeroportit te vetem per nje artiere te rendesishme si per turiste dhe 40% e popupllsise qe eshte arratisur nga ky vend menxyre. Ky eshte nje krim qe duhet denuar me burg dhe konfiskim pasurie. Si per Nanon dhe keta palaco qe na vodhen/vjedhin dite e nate.

    Me qofte se ju do beni me leke nje rruge kombi qe nje monopol i ri te vjadhi dite e nate kur ne vilemi nga taksat per mirmbajten e rruges kryesore dhe vetme qe na lidh me vllazerine me te madhe qe kemi jashte kufirit tone aktual. Kjo eshte nje krim dhe duhet denuar me burg.

    Te gjitha keto mesiper jane krime dhe antikombetare … armiku me i madh i kombit shqiptar jane qeverite sharlatane.

    Dale ngadale po vjen ne hapat e shokut tend te ngushte Sali Serb Berisha aka Doktor Qoftelargu.

    Reply to this comment
  6. gjon cima August 30, 10:00

    Po ju ofroj ate qe nuk degjohet kurre ne vendin tone, nga politikanet, ekonomistet, analistet, gazetaret etj. Modeli i shkelqyer eshte shume i thjeshte ne dukje te qarte ne Vendet Nordike dhe nuk eshte nevoja per ta imagjinuar por thjesht per tu marre ne dore me ndershmerine shqiptare.
    Vendet Baltike, qe dolen nga i njejti projekt i deshtuar komunist, sot jane ne rrugen drejt shkelqimit.
    Lituania, me te njejten popullsi me Shqiperine, krijon nje GDP vjetore prej 43 miliarde $ kundrejt vetem 12.2 miliarde $ te GDP shqiptar.
    Letonia, me vetem 2 milion banore, krijon nje GDP vjetor prej 28 miliarde $, dmth 2,5 here me shume se ne.
    Estonia, me vetem 1.3 milion banore, krijon nje GDP vjetor prej 23,847 miliarde $, dmth dy here me shume se ne.
    Singapori, nje qytet me vetem 719,1km2, qe e kam vizituar me admirim, krijon nje GDP vjetor prej 308 miliarde $, dmth 50% me shume se Greqia edhe pse me popullsi sa gjysma e Greqise.
    A ka njeri qe me jep shpjegimin per keto fakte?

    Reply to this comment
  7. perkthyesi August 30, 13:25

    Zoti Rama! Kete rradhe po ben dy gabime! Se pari, po na derdellis se kemi rritje ekonomike, gje qe nuk eshte aspak e vertete! Kur investimet e huaja jane ZERO, madje, dhe ata pak investitore qe operojne aktualisht, po bejne gati valixhet per te ikur, nuk behet fjale kurre per rritje ekonomike! Ne se e keni fjalen per fasonet, e te tjere pune si keto, ju siguroj se ata e kane kthyer vendin ne skllaveri te vertete! Kur nuk fus me teper para ne xhepin tim, une personalisht nuk kam si te besoj thenien tuaj! Mos imitoni regjimin e shkuar, kur, me 1986, morem cmimin e pare “Balesteros”, per ushqimin!! Ky ishte skandal i rradhes i atij sistemi te semure! E dyta, keni vajtur ne Jale! Keni te drejten tuaj te shkoni ku te doni, por ne rastin konkret keni gabuar, sepse pavaresisht se jeni aleate me partine qe ata perfaqesojne, jeni bere pale me grup te rinjsh te harbuar me lideret e LSI, qe i ka shkaktuar dhe vazhdon ti shkaktoje ketij vendi vuajtje te tmerrshme dhe mizore, nepermjet abuzimeve, korrupsionit, mashtrimeve, etj, etj! Te pakten, do ishte me mire te mos prononcoheshit, se sa te hapnit gojen, gje qe, mund tu prishe pune neser! Une te pakten keshtu mendoj, dhe qofsha i gabuar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin