Rama në konferencën e fundvitit, e nis me punësimin dhe ekonominë

December 31, 2018 11:21

Rama në konferencën e fundvitit, e nis me punësimin dhe ekonominë

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në konferencën e fundit të këtij viti për të folur për ngjarjet kryesore dhe zhvillimet në vend.

Shefi i qeverisë e ka nisur me ekonominë duke deklaruar se shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje. Ai tha se ekonomia shqiptare sot është më konkurruese.

Fuqia blerëse është rritur. Shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje pavarësisht se nuk jetojnë sot aq mirë sa me të drejtë duan dhe sa ne me gjithë fuqinë tonë përpiqemi. Është një rritje ekonomike cilësore pasi ka ardhur si pasojë e rritjes së balancuar të konsumit. Ekonomia shqiptare sot është shumë më konkurruese se 5 vjet më parë gjë që e fakton një mori shifrash. Eksportet kapën vlerën 30% më shumë këtë vit se sa 5 vite më parë”, tha Rama.

“Janë punësuar 34 mijë e 604 persona vetëm këtë vit. 262 mijë nuk janë 300 mijë për ata që thonë se ku janë 300 mijë punësimet, por këto janë shifrat ne kontributet e sigurimeve. Papunësia është ulur nga 18.2 në 12.4, ulja më historike e papunësisë, është fakt. Varfëria është më e ulët se 5 vjet më parë. BB konsideron rritjen ekonomike të Shqipërisë si më të lartën në rajon. Nuk dua të përcjell mesazhin që jam i kënaqur apo që ka ndodhur ndonjë mrekulli, por janë disa të vërteta të realitetit tonë”, vijoi Rama.

o.j/dita

 

December 31, 2018 11:21
Komento

7 Komente

  1. Fatos nano December 31, 11:47

    O Piktor o trap o i ikur nga Shtepia

    Reply to this comment
  2. Fatos nano December 31, 11:48

    Mos dil se eshte me mire

    Reply to this comment
  3. intelektuali December 31, 12:00

    Ore shqyptare te mirefillte dhe albaneze autoktone,

    PO KU KENI PARE JU NE BOTE NJE CUDI TE TILLE?

    Qe Kryeministri i vendit te dale papushim ne TV si “Gjeli Maje Plehut” dhe te llomotise batuta para Vitit te Ri si papagall enverist dhe Presidenti i vendit te rije i fshehur si “MIU ne brimen e tij” nga turpi dhe rezili i videos se Dritan Priftit.

    QYSH KESHTU O GAZETA DITA,

    Qe shqyptaret jetojne ne Boten e Cudirave?

    Reply to this comment
  4. valentina December 31, 12:46

    Mjaft me o kryeminister shkerdhate,mjaft me mashtrime,do duhej refuzimi per dy vite rradhazi per tu anetaresuar ne BE, qe 450,mije shqiptare tju riktheheshin emigrimit,eshte e vertete qe sali shpellari te vriste per pushtet,por ta dini se jeni ju vrasesi me i madh i shqiptareve, duke ngritur dhe vendosur taksa te reja per shtresen e varfer,qe te superpasurosh veten dhe oligarket,ju keni vrare me qidramijera shqiptare me shume se sali shpellari,Zoti do ju lejoje te jetoni gjate,qe te perjetoni dhimbjet e atyre qe doni me shume.

    Reply to this comment
  5. Dhimbia e madhe popull. December 31, 13:00

    Mire qe keni gjetur KRYEFJALEN e problemeve shqiptare:PUNESIMIN dhe Ekonomine,kjo eshte e gjitha.
    Dhimbia e madhe popull

    Reply to this comment
  6. Bode December 31, 19:19

    Shqiperia eshte me mire akoma paga minimale 200eur ne muaj si mund te jetoj nje persone me kte rrogen o pallosh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*