Rama në Kutalli, batuta me banorët: Pastruam kanalet kulluese, Shqipërinë s’e kemi ‘Ferrari’

December 3, 2017 17:24

Rama në Kutalli, batuta me banorët: Pastruam kanalet kulluese, Shqipërinë s’e kemi ‘Ferrari’

Kryeministri Rama është ndalur këtë pasdite në zonën e Kutallisë, një pikë strategjike për eksportet bujqësore ku qytetaret i janë përkushtuar prodhimit të tokës dhe sipas Ramës, kjo bën qe ata të meritojnë shumë më shumë nga sa është bërë deri më tani, si në infrastrukturë, edhe ne subvencione.

“Këtë herë, falë investimeve mbrojtëse të lumit dhe punës së jashtëzakonshme në pastrimin e sistemimin e kanaleve kulluese, nuk kanë dëme në fushat e tyre prodhuese”, u shpreh Rama teksa takoi banorët me të cilët shkëmbeu edhe shumë batuta.

Pyetjeve të banorëve si për rrugën ashtu edhe për subvencionet Rama iu pergjigj me kërkesën për të qenë të duruar pasi me fillimin e zbatimit të buxhetit të vitit 2018 që u miratua dy javë më parë do të nisin investimet.

“Shqipërinë s’e kemi ‘Ferrari’, e kemi Fiat Punto’, te vogel, avash avash’, iu tha Rama banorëve.

Teksa njëri e ngacmoi për kreun e opozitës Lulzim Basha, Rama i tha:

Po ç’ke me Lulin, Lulin e kemi djale te mire, po eshte pak i vogel, do rritet”.

Rama me banorët evakuar në Berat: “Hë si ju pritën këta? Do ta kalojmë edhe këtë’

Kryeministri Edi Rama pas Urës Vajgurore ndodhet në Berat për të monitoruar nga afër situatën në Berat. Prurja e lumit u përballua me sukses falë rilindjes Urbane shkruan Rama krahas video së publikuar gjatë takimit me banorët.

Rama ndaloi në vendstrehimin e familjeve të strehuar pas evakuimit ku bisedoi me një prej tyre për situatën dhe për gatishmërinë e forcave speciale të shpëtimit.

“U mërzitët nga kjo që ndodhi? Ju kanë pritur mirë, ju kanë ndihmuar? Do ta kalojmë edhe këtë”, tha Rama.

Rama takim me banorët në Urën Vajgurore

Kryeministri Edi Rama ndodhet në “Urën Vajgurore” për të monitoruar nga afër situatën pas përmbytjeve. I shoqëruar nga ministri Klosi, deputetja e PD Felaj dhe kreyebashkiakja Memaj, kanë parë  vijën përgjatë lumit në të cilën është investuar.

Banorë të zonës, kanë falenderuar për investimet e bëra, falë të cilave u mbrojtën nga dalja e lumit.

“O Flori! Të dhëntë zoti ymër! Faleminderit nga zemra!”, dëgjohen banorët ti thonë kryeministrit.

“Do vazhdojmë të identifikojmë të gjitha pikat e dobëta të kategorisë së dytë, dhe të vazhdojmë të ndërhyjmë në mënyrë të aftësisë mbrojtëse, edhe pse mund të ketë raste kur do të jetë e vështirë.  Në 2015 kemi kaluar një situatë katastrofike.  Sot fshatrat nuk janë përmbytur falë investimeve tona.”

December 3, 2017 17:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim