Rama në La7: Shqiptarët janë italianë, por ne nuk jemi të veshur me Versaçe

February 18, 2015 22:52

Rama në La7: Shqiptarët janë italianë, por ne nuk jemi të veshur me Versaçe

Rama ishte i ftuar në televizionin La7 në emisionin e njohur “Invasioni Barbariche”, të drejtuar nga Daria Bignardin.

“Shqiptarët janë italianë, por ne nuk jemi të veshur me Versaçe”.

Edhe këtë herë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka lëshuar batutën e radhës gjatë një interviste në një televizion italian.

Duke folur për shqiptarët e fillimit të viteve ’90, i ngacmuar nga drejtuesja e emisionit, Rama ka bërë një krahasim me italianët e fillimviteve 1900, që shkonin në Amerikë.

“Siç ishin edhe gjyshërit tuaj në Amerikë. Italianët, pica e mafia kanë zgjatur prej vitesh e vitesh në Amerikë”, tha gjatë fjalës së tij.

Intervista është transmetuar live duke nisur nga ora 21:30 deri në 22:25 minuta, ndërsa Rama ka folur për Shqipërinë, shqiptarët, Italinë dhe italianët.

Rama ka treguar se është njohur me Matteo Renzin kur ky i fundit ka qenë kryebashkiak i Firences.

“Unë u bëra i pari kryetar bashkie dhe i pari kryeministër, më pas u bë Renzi. Kur takohemi gjithmonë diskutojmë se cili prej nesh ka marrë postet i pari”, ka thënë Rama gjatë intervistës.

Duke folur për biznesin dhe për lëvizjet sindikaliste Rama tha se “në Shqipëri nuk ua ndjejmë mungesën”.

Kjo deklaratë ka çuditur drejtuesen e emisionit e cila është habitur dhe u shpreh: “E thënë nga kryetari i një partie me sfond social kjo është e çuditshme”.

February 18, 2015 22:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*