Rama në Mat: Unë jam me urat, jo me kazanin

November 12, 2017 16:51

Rama në Mat: Unë jam me urat, jo me kazanin

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një videoje në profilin e tij Facebook, tregoi urën e re të ndërtuar në fshatin Komsi, në Mat.

Nëpërmjet kësaj ure të gjithë fëmijët e kanë më të lehtë të aksesojnë shkollën tha minsistrja e Mbrojtes, e pranishme në inagurim, Olta Xhaçka.

Por veç kësaj, kryeministri i vendit dha edhe një mesazh politik.

Ai tha se dëshironte që të majtët e të djathtët të bëheshin bashkë kur ishte puna për të ndërtuar ura, ndërsa shtoi se e kundërta ndodhë në parlament, ku të gjithë i japin kazanit zjarr.

“Mua më vjen shumë mirë që i kemi çliruar nga gjithë ky ankth i madh gjithë ato familje dhe prindër që i kanë sjellë fëmijët për në shkollë duke bërë cirk këtu dhe është një shembull i shkëlqyer që kur në terrenin e vështirësive të problemeve, halleve, shqetësimeve, të shpresave dhe nevojave të njerëzve të jemi bashkë, të majtë dhe të djathtë të bëjmë ura. Kur pastaj jemi në parlament i japim kazanit zjarr. Unë jam me urat s’jam me kazanin”, u shpreh Rama.

November 12, 2017 16:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim