Rama në kopertinën e gazetës greke: Çamët, shqiptarë me të drejta

February 6, 2018 09:32

Rama në kopertinën e gazetës greke: Çamët, shqiptarë me të drejta

“Edi Rama: Çamët janë shqiptarë me të drejta” është titulli qendror i kopertinës në të përditshmen e njohur greke TA NEA.

“Cështje territoresh midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të ketë.  Jemi shumë pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do jetë e drejtë për të dy vendet” – thotë kreu i qeverisë.

Intervista është dhënë për gazetarin Aleksia Kefala.

Më poshtë, e përkthyer në shqip:

 

Cili është vlerësimi juaj për marrëdhëniet dypalshe Greqi-Shqipëri sot?

Njerëzit e thjeshtë, në Shqipëri dhe Greqi, gjithmonë manifestojnë ngrohtësi dhe mikpritje njëri për tjetrin. Historia na ka bashkuar nga lashtësia dhe përgjatë Historisë ekzistojnë shumë shembuj të mëdhenj/të vecantë ku njëra palë të bëjë veprime të mira/pozitive ndaj palës tjetër. Shqiptarët strehuan fqinjët e tyre, duke i ofruar ndihmë, duke i ofruar mbështetje robërve fatkeqë të luftës Greko-Italiane dhe grekët bënë të njëjtën gjë me ne, kur ne dolëm nga periudha e turpshme/e fëlliqur e diktaturës komuniste.

Popujt tanë dhe kombet tona gjithmonë kanë kërkuar dhe kanë merituar një marrëdhënie të shkëlqyer midis tyre por politika jo gjithmonë ka reflektuar dëshirën e tyre. Kjo është për të ardhur keq dhe i ka drejtuar marrëdhëniet tona në momente të vështira dhe të errëta përgjatë historisë tonë.

Si Kryeministër jam angazhuar që nga dita e parë që të ndërtoj një marrëdhënie strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë e bazuar në respekt të ndërsjelltë, në besim dhe dëshirë për të ecur dorë për dorë drejt një të ardhme të mirë për të dy popujt tanë. Nuk ka qënë e lehtë. Kemi pasur tensionet dhe fërkimet tona, por megjithë këto, çështjet midis nesh i kemi përballuar me sinqeritet nga të dy palët.

Përkrah faktit se në këtë periudhë nuk kemi pasur kontakte të nivelit të lartë midis dy qeverive tona, ne kemi mundur të zhvillojmë/t’i japim frymë një mirëkuptimi të mirë dhe të thellë të shqetësimeve tona nga të dy palët.

Besoj se tani gjendemi në një pozicion për t’i përmirësuar në mënyrë të rëndësishme marrëdhëniet tona, duke i ndërtuar ato mbi një punë e cila është bërë nga të dy palët, për të përballuar çështjet e të shkuarës, duke na lejuar ne të ecim/udhëtojmë sëbashku drejt një të ardhme më të mirë për popujt tanë, kombet tona, dhe për rajonin tonë.

Jam i bindur se e gjithë puna e vështirë të cilën kemi marrë përsipër, dhe që do duhet së shpejti në vazhdim, do të japë frytet e veta dhe do na bëjë të gjithë krenarë.

Dy vendet janë në negociata për të zgjidhur cështje të ndryshme. Si Kryeministër e keni shtruar çështjen e çamëve. Çfarë kërkohet saktësisht nga Tirana?

Nga pala greke, kjo çështje/temë është perceptuar/trajtuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi dhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territorial thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakort më shumë se kaq me ju përveç se çështje territoriale midis Greqisë dhe Sjhqipërisë nuk mund të ekzistojë.

Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, që nganjëherë gjejnë vend në cepat e skajshëm/ekstremë të skenës poltike, kërcënojnë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të minuar të ardhmen.

Pra, duhet që të gjithë të kuptojnë qartë se për aq sa na takon ne këtu në Shqipëri “çështja e çamëve” ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatriotëve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër/më tej.

Sinqerisht nuk besoj se çdokush njeri i mençur do të ishte në kundërshtim me qëndrimin që ata njerëz gëzojnë të drejtën të udhëtojnë dhe të vizitojnë Greqinë ose që ata apo fëmijët e tyre duhet të kenë mundësinë për të fituar të drejtat mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht çdo qytetar evropian vepron.

A mund ta imagjinoni sot në Evropën e shekullit të 21 që njerëz të plakur burra dhe gra në Shqipëri e kanë të ndaluar të kalojnë kufirin e Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i vendit tuaj?

E njëjta gjë ekziston dhe për absurditetin e ruajtjes së Ligjit të Luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë, një fantazëm e gjallë e së shkuarës që qëndron pezull midis nesh, pasojat ligjore të të cilit krijojnë pengesa të padurueshme për qytetarët që përmenda më lart por edhe për shumë të tjerë.

Sa afër jemi me përcaktimin e AOZ-ve midis Greqisë dhe Shqipërisë?

Jam shumë i kënaqur që ndërsa do kemi rënë dakord, të ulemi në tryezë së bashku dhe të bisedojmë/diskutojmë, me zemra dhe mendje të hapur, ashtu sikurse bëjnë popujt tanë të cilët jetojnë si fiqnjë, si në Shqipëri dhe në Greqi, jo vetëm që mund të zgjidhim çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të së shkuarës, por mund gjithashtu të gjejmë zgjidhjet më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe të jemi pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë dhe për Shqipërinë dhe për Greqinë.

Kopertina e Ta Nea

 

Të martën, BE-ja do të çelë diskutimet për zgjerimine saj  drejt vendeve të Ballkanit. Çfarë dëshironi të dëgjoni nga BE?

Sot, BE-ja ka nevojë për Ballkanin po aq sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Kushdo që nuk e beson nuk e kupton në realitet rëndësinë e Ballkanit për paqe dhe stabilitet në Evropë.

Unë dëshiroj të dëgjoj nga Këshilli Evropian një strategji të qartë për bashkimin/trupëzimin e Ballkanit me Bashkimin Evropian si pjesë e një strategjie më të gjerë për Bashkimin Evropian. Në një peiudhë të ndryshimeve të rëndësishme në botë kemi nevojë për një BE me strategji, me rol udhëheqës botëror/global, e dedikuar ndar vizionit dhe vlerave të saj, në vend që të drejtohet ndaj taktikave dritëshkurtër të paqarta, dhe pa marrë vendime mbi bazë të kritereve aftshkurtra politike.

Shqipëria ka të drejtën e një rekomandimi të drejtëpërdrejtë që të hapen negociatat, dhe nuk pres asgjë më pak nga Komisioni i Evropës si fillim dhe nga Këshilli pak më vonë.

Qeveria greke është duke u përballur dhe me zgjidhjen e çështjes së emrit të FYROM. Cili është mendimi juaj për këtë temë?

Ka ardhur koha të zgjidhet kjo temë/çështje, dhe ku ka dëshirë gjithmonë ka dhe mënyra. Greqia ka kaluar kohë të vështira për shkak të një krize të dhimbshme, e cila pati si efekt anësor që të mbajë të vetmin vend – anëtar të BE-së në rajonin tonë larg nga zhvillimet periferike dhe betejat e viteve të fundit.

Përpos këtyre, për arsye të dëshirës së fortë politike për të luftuar me reforma të dhimbshme dhe masa të vështira, duket se vendi juaj e ka gjetur rrugën e tij dhe rikthehet në politikën periferike. Ky është një lajm i shkëlqyer për të gjithë ne në rajon.

Zgjidhja e çështjes së emrit është në interes të të gjithëve dhe shpreh intersat e vendit tuaj gjithashtu. Një Maqedoni (sido që të quhet në bazë të marrëveshjes) stabël, demokratike dhe e begatë, është e rëndësishme për të ardhmen e popullit të saj, të rajonit, dhe të Greqisë gjithashtu. Shpresoj të mbizotërojë vizioni strategjik dhe vendosmëria për zgjidhjen e kësaj çështje pasi taktika të politikave dritëshkurtër nuk do të na drejtojnë drejt së ardhmes ku të gjithë palët gëzojnë të drejtën. b.m./dita

*Botuar në faqen e parë të gazetës Ta Nea 06.02.2018

 

 

February 6, 2018 09:32
Komento

16 Komente

  1. info analitike February 6, 10:51

    Po qysh keshtu more shoke ky sherbetori i popullit u kthye ne padron qe nuk pyet askend!!! Vetem qy paska te drejte te lidhe e te zgjidhe, te shese a te bleje vendin ndersa poplli rri lexon brockullat e bejtexhiut, Malajt, Bedriut e me radhe!
    Jo po hajde lexo Netin qe te derdellit per shtet, envere e te drejta pastaj. Eh ua kam thene sa here qe bijte e enveristeve jane edhe me monstra se eterit e tyre ndaj nuk ka per tu bere ndonjehere per te qene ai vend. Po ku jeni more atdhetare qe u shqyet duke rrahur gjoksin si heronj te LANC? Ku i keni soj e sorollop qe heshtin? Ju ka mbytur servilizmi dhe hipokrizia ose jeni te fshehur ne ndonje qoshe administrate tek lepini kockat qe u kane hedhure keta derbederet rilindjote? Ku ja ne ato shoqatat e shoqerise civile qe dilnin si me suste kur ia kerkonte shoku Lu, po keta te tjeret qe marrin miliona euro fonde nga behen? Ku jeni o ju qe nuk keni as moral per tu indinjuar?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 6, 11:55

      “Po ku jeni more atdhetare qe u shqyet duke rrahur gjoksin si heronj te LANC?”
      sado që sshan e ulëret prapë e di fare mirë që ishte ai lanç që mbajti për 45 vjet e deri më sot është vlega!
      po e filloj nga kjo që ti po thua!!
      mirë LANC pask ashkuar përlesh me gjithë gjoksin e ben dukës,po ju që ishit për shqipërinë e madhe nën pushtim!?
      ku të sëmës jeni???
      deri dje vrisnit e prisnit për këtë e atë,sot asqë ju dëgjohet zëri!!nuk ju dëgjua zëri kur beu juaj e shiti më keq se këta tradhëtarët!e mbrojtët dhe e mbroni akoma!!apo thjeshtë për folklor??
      tashti të këthehem tek ne të LANC!!
      koha ka treguar se dhe i njëjti person ka qëndrime të ndryshme në kohë të ndryshme!!mos tia filloj me emra!kemi boll sa të plasim!!
      kur kjjo ndodh tek i njëjti person,përfytyro tek pasardhësit e tij!!
      kështu dhe në këtë rast!!një pjesë e pasardhësve nuk u kanë ngajrë prindërve(juve më duket se po)!!
      janë bërëëëëë …lëre dhe këtë muhabet!!
      pra nga prindër atdhetarë kanë dalë fëmijë që atdhetarizmin e kanë për folklor!!që kur vjen koha për ta traguar këtë atdhetarizëm,hutohen pas koqeve të dashit të tyre,dhe këthehen nëmos tradhëtarë,bashkpuntorë të tyre!!
      për fat të mirë shumë nga mbështetësit e djeshëm të këtyre të LANC,shumë nga ata që iu dhanë votatt JANË KUNDËR!!
      këtë e ke parë suhmë mirë o info leshi!!
      prandaj si ta kam thënë,lëre LANC e kuisling dhe fillo e fol për këtë të sotmen!!mos u bëj si atdhetar dhe në krahun tjetër nuk bëjn gjë tjetër veçse provokon!!
      provokim i qëllimshëm që të shtrëngosh rradhët e atyre që shkojnë pas koqeve të dashit!!
      mos provoko debil,mos prvoko!!
      kërko zgjidhje dhe jo kënaqsi të shoshësh se si shitet atdheu nga ata që të shanin ty dje!!
      mos ndjej kënaqsi se tjetri ra në nivelin tënd!!
      përrpiqu të dalësh nga gjirizi dhe me ndihmën e atij që e ke pasur kundërshtar!!
      e di përse??
      sepse nesër do të ziheni dhe për ndarjen e mutit!!

      Reply to this comment
      • Po,Po February 6, 21:10

        Nuk ka shtepi , pa hale ! Ne , i themi nga nje here hale , nga nje here anticensure ketyre gjirizeve te sherbimeve sekrete te huaja !

        Reply to this comment
    • Gringo February 6, 17:52

      Info-sumcja je nje atavizem i turpshem. Nje interviste e KM qe duhet te na beje krenare si shqiptare. Vizion i qarte, ndertim marredheniesh mes fqinjesh si partner te denje. I pari KM qe futi ne axhende ceshtjen came dhe heqjen e Ligjit te Luftes. Ata bijte e enveristeve do ta lerojne tet eme ashtu sic jua levruan baballaret e tyre baballareve fossile te gjirizit tuaj. Shporru larve muti qe ushqehesh vetem ne gaveten e ndyre te SHQUP-it dhe vjen ne blog per te helmuar me diarene dhe padijen tende proverbiale.

      Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën February 6, 21:03

      Pse more bajge , kerkon qime ne veze , per te treguar vetem zemren tende sterre , te trasheguar nga eterit tuaj kuislinge e sherbetore te bindur te cdo okupatori , mos ke ndonje lider me te mire sot ne Shqiperi ?!
      A mund te kete lider tjeter shqiptar , me te ekuilibruar se Edi Rama , qe nuk ka mbajtur kurre me pare asnje teser partie ?! Yyyyt , idjot !

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 February 6, 11:40

    “…e cila do jetë e drejtë për të dy vendet” – thotë kreu i qeverisë.”
    eh gallatë apo jo!
    pra që sot e tutje palloshi do të bëjë një marrveshje të drejtë dhe jo më të mirë se të berishës??
    hahahahahahahahahahahahaha
    prandaj i mban të fshehta bisedimet??
    prandaj jep shtetësinë një prifti që normalisht deri dje kishte vetëm atë gërke,pavarsisht se ka bredhur gjysmën e botës!?
    prandaj si një rrufe në ditë me djell,kemi një vendim qeverije për të krijuar varreza në të gjithë jugun??
    para disa ditësh dëgjoja në lajme ministrin e jashtëm të zvicrës,i ngarkuar për të biseduar me BE!
    e tha fare hapur dhe pa tërri vërri!!
    kemi dy mundësi:
    1-të lëshojmë pak nga sovraniteti ynë dhe të kemi rritje të mirqënjes
    2-të mos lëshojmë asgjë nga sovraniteti dhe të kemi rënje të mirqënjes
    dhe këto shtrohen në një referendum dhe votohet!përfundimi zbatohet dhe askush nuk ka çtë thotë!!
    atje funksionon kështu,dhe me sa shohim nuk është dhe aq keq!!

    Reply to this comment
    • mirel February 6, 23:53

      Nuk ka rritje te mireqenies, ka vetem nje imazh qe shitet si i tille.
      Posedimi i territoreve dhe detit do te thote shfrytezim per mireqenien.
      Por meqenese qeveria kriminele shqiptare cdo lloj pasurie kombetare e shet jo per mireqenien e popullit, por per xhepin e vet, kjo con qe dhe mireqenia nuk eshte e popullit, por e tyre.
      Dhe ne kete rast, nuk kemi mareveshje, por pazare.
      Cdo genjeshter lidhet me faktin se cfare perfitojne shqiptaret pervec hurit ne tajare..

      Reply to this comment
  3. Jimi February 6, 13:23

    Edi! Nuk jam ne nje mendje me ty kur u thua grekerve qe ,camet jane te lindur e rritur ne vendin tuaj!? Mos e degjeneroni problemin ne kete fare feje, me pretekstin se po tu thuhet grekerve e verteta ashtu sic eshte, do t’na zemerohen dhe nuk do te jene te gatshem per te nenshkruar marreveshjen! Ti e di por edhe greket e dine mire ! Camet jane popullsi shqiptare, e lindur dhe e rritur ne trojet e tyre, qe padrejtesisht sot ndodhen brenda kufirit shteteror grek. Ti kujton se duke i ber kete koncension grekerve, me heqjen e ligjit te luftes camet kane per te rrimare cfare u eshte pevetesuar nepermjet genocidit? Sipas meje ne planin moral politike greket e sotem bijte e atyre qe masakruan nje popullsi te tere nen preteksin e bashkpunimit te kesaj popullsie me fashizmin, duhet te kerkojne falje! Pas ketij akti vjen edhe demshperblimi dhe rrikthimi i ketyre pronave, ku perfaqesues t’mos jete individi, por shteti shqiptar i cili do te mbroj interesat e ketyre individeve. Per analogji nese do tu lihet individeve ta zgjidhin kete problem me gjykate atehere edhe ushtaret e grekut te cilet u vrane ne Shqiperi nuk ka pse te interesohet shteti greke per ta, por le te vijne familjaret e te reneve ti gjejne e ti marrin eshtrat e tyre! O nje marreveshje e kopsitur, te ciles mos ti rrikthehemi me, se sa nje marreveshje e cale e cila do ta kete litarin jashte. Dihet qe kjo marreveshje nuk eshte e lehte per tu realizuar ashtu sic duhet, por me mire hic se sa nje marreveshje gjysmake e aq me keq kur ajo do te jete” me e mire se e Berishes”!

    Reply to this comment
  4. zgalem February 6, 14:11

    E gjej me vend kete interviste , qe ka dhene Kryeministri shqiptar . Dikush pyet : Kush ja dha te drejten ? Te drejten dhe pergjegjesine ja ka dhene vota e popullit . Mardheniet me Greqine , nuk mund te mbeten keto , qe jane , pavarresisht se fajet e renda jane historikisht te Qeverrive greke . Leshimet duhet te jene te dyanshme . Ceshtia came gjen zgjidhje ne dy faza . Faza e pare eshte e spikatur , drejt levizjes se lire dhe te drejtes pronesore . Eshte e mjaftushme , qe ne fazen e dyte Cameria te jet nje Presheve , ose Iliride .Nuk mund te kerkosh qiqra ne hell , ose te bjeri shi ne aren time . Ne nje shtet ku dje u be proteste me nje million njerez , per emrin e shtetit fqinj , kuptohet se me cilin partner te ka takuar te zgjidhesh ceshtje te medha jetike . Nuk i heq asnje presje , qendrimit te Qeverrise tone . Nuk eshte patriotizem c’do lloj konservatorizmi . Duhet inkurajuar Qeverria te punoi normalklisht dhe e sigurte , per ate qe pretendon dhe qe e ka studjuar sakte . Zgalem

    Reply to this comment
  5. Lisi February 6, 16:28

    Në garën për titullin e kryeservilit , Edi Rama nuk njeh limit !
    ” Dolëm nga periudha e turpëshme dhe e fëlliqur komuniste … ” iu thotë grekëve !
    Diktatura komuniste në Shqiperi ka qenë diçka tjetër , e keqe natyrisht , por as e turpëshme as e fëlliqur .
    E turpëshme dhe e fëlliqur është demokracia shqipëtare që plehërat e vëndit , i ka në krye të vëndit .
    Plehër është edhe Partia Socialiste që vuri në krye , ekstremistin e djathtë demagogun e frikacakun Rama !

    Reply to this comment
  6. betixho February 6, 16:59

    Për ata që kuptojnë realisht kohën kur trajtohen këto probleme në negociatat Shqipëri-Greqë, epokën që jetojmë, e arthmja që duhet ndërtuar me fqinjët në kuadrin e të arthmes Europiane,mbi bazën e parimeve të mëdha të të drejtave të njeriut-artikulli bazë-që hap rrugët e zgjidhjes,qasjes historike duke shmangur tendencat nacionaliste të së kaluarës,për të dy palët dhe si shëmbull në Rajon, qëndrimi i K/M.Rama është plotësisht,qëndrimi i një burri shteti.
    Ndërtimi i urave të miqësisë referuar pasqyrës së marëdhënieve miqësore e vëllazërore mijra vjeçare të dy popujve tanë dhe respektimi reciprok i të drejtave shtetërore dypalëshe.
    Këjo është rruga e vetme e drejtë.

    Reply to this comment
  7. Xha Braho February 6, 17:58

    Krenar per ju Z. Kryeminister. I qarte, burreror dhe i vendosur per te eliminuar politikat e vjetra dhe qasjet negative ne marredhenie me fqinjet.Por njekohesisht konseguent dhe qendrestar per te ngritur dhe sjelle ne tavolinen e bisedimeve ato ceshtje qe para pak kohe konsideroheshin si herezi nga politika (ceshtja came dhe heqja e ligjit te luftes). Shqiperia po shihet me admirim per politiken e jashtme ne marredheniet me fqinjet. Respekt.

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic February 6, 18:34

    Nje pergjigje ashtu siqe e kan zakon udheheqesite e veretet te popullit te vete, Kujt nuk i pelqen le te mos i pelqej , pore Greqia ka marre nje pergjigje mjafte aktuale duke i ven para pergjegjesise per gjenocidin qe ata kan ushtruar mbi popujte e tjer brenda ne greqi dhe vecanrishte ndaj Shqiptarve.!
    Kjo pergjie ka sqaruar mjafte mire problemin e raporteve ne mes shqiperise dhe Greqise. Te drejtat qe duhet ti vej ne vend Greqia jane te drejte universale per shqiptaret.Greqia akoma vazhdon te notojne ne ujrat e shovinizmi dhe te Monarkise Greke. Po te krahasosh ecurin e popujve te tjer ne raporte me minoritete Greqia eshte akoma edhe nje shekull mbrapa.! Keqeardhje qe aksidentalishte eshte edhe antare e BEse.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim