Rama në New York: Në politikë përpiqem të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin

September 25, 2015 17:51

Rama në New York: Në politikë përpiqem të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin

Kryeministri Edi Rama, i cili nisi vizitën në New York, iu adresua me një fjalë “World Leadership Forum”, me temë “Arti dhe politika”. Forumi është iniciativë e Organizatës për Politikë të Jashtme, një organizatë me në një historik 97 vjeçar, dedikuar zhvillimit të mendimit, kuptimit, informimit dhe pjesëmarrjes së publikut në politikën e jashtme dhe çështjet globale.

Duke treguar përvojën e tij si artist dhe politikan, Kryeministri shpjegoi se çdo të thotë për të, të qenit artist dhe politikan njëherësh. Një rrugëtim që i përvijoi bindjen se politika, ashtu si arti, ndonëse në mënyra të ndryshme, është një aktivitet i denjë e kuptimplotë që e bën botën një vend më të mirë.

“Unë kam qenë artist, akoma më pëlqen të pikturoj dhe të vizatoj, vetëm se kam më pak kohë. Por edhe në politikë përpiqem gjithnjë të pikturoj me ngjyra, të vizualizoj si e duam vendin që të bëhet, të ndjej si e duam që të ndryshojë në një hap me botën rreth nesh. Me këtë nuk dua të them se të gjithë kryeministrat duhet të jenë artistë, përkundrazi, është mirë që politika të mbledhë njerëz me background-e të ndryshme. Besoj se aftësitë që kemi në një fushë mund të na ndihmojnë, ose të na pengojnë në një tjetër, edhe pse pavarësisht gjithçkaje, artisti brenda meje nuk rri asnjëherë i qetë.”

Kryeministri, duke hequr gjithnjë një paralele me artin, shpjegoi edhe vizionin e tij për Ballkanin e sotëm dhe të nesërm.

“Tabloja që unë kam të një Ballkani të ri, një Ballkan në paqe dhe i begatë, i cili të jetë me siguri një hapësirë që s’ka ekzistuar kurrë më parë, nënkupton dialog të madh që përfshin partnerë origjinalë, ose kundërpalë siç është arti dhe zgjedhjet shumëfishohen, vizioni zgjerohet dhe hapja në korridoret e politikës bëhet më e thellë se kurrë.”

Duke ndjekur deri në fund shtjellimin krahasues mes politikanit dhe artistit, për Kryeministrin, në politikë tabloja nuk përfundon kurrë.

“Kur bëj një pikturë, a vizatoj diçka në axhendën time, vjen një pikë kur përfundon. Puna ka mbaruar. Ndërkohë, në politikë, tabloja nuk përfundon kurrë tërësisht. Në çdo hap përballemi me zgjedhje që duhet të bëjmë, ashtu sikurse artisti. Kjo apo ajo ngjyrë, ky apo ai penel.”

 

r1

 

r4

 

r5

r3

 

September 25, 2015 17:51
Komento

5 Komente

  1. soll lili September 25, 20:38

    Bullshit!

    Reply to this comment
  2. samir September 25, 20:54

    prej kasapit te bojaxhiu!

    Reply to this comment
  3. Kris 1 September 25, 21:25

    Ne politike mban nje dore kazmen

    Reply to this comment
  4. LOVE September 26, 13:20

    dy luane ka sot bota
    nje Azia nje Europa

    kurse artist kemi vetem ne
    2 artistet me te shquar
    nje Bleona nje Piktori 😛

    Reply to this comment
  5. llumi September 26, 13:49

    na rofshin mendja e pikturave te tuat kur per cdo dit shterngojm ripin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*