Rama në Novoselë: Çertifikatat e pronësisë për tokën bujqësore, falas

April 3, 2016 11:32

Rama në Novoselë: Çertifikatat e pronësisë për tokën bujqësore, falas

Kryeministri Edi Rama shpërndau sot në Novoselë 150 çertifikatat e para të pronësisë mbi tokën. Gjatë takimit me banorë të zonës, kreu i Qeverisë u shpreh se ky është një premtim i kabinetit që ai drejton dhe tha se çertifikatat e pronësisë jepen falas.

“Do të ndiqet modeli i legalizimit të shtëpive në zonat informale. Një mesazh, të gjithë fermerëve, të gjitha familjeve që jetojnë prej vitesh me tokën. Shërbimi është plotësisht falas nga ana shtetit, përmes një bashkëpunimi tanimë të ndërtuar mes bashkive, njësive administrative dhe hipotekës.

Përveç burokracisë, problem për fermerët ka qenë tarifa e papërballueshme për të përgatitur dokumentacionin. Qeveria merr tërësisht përsipër këtë kosto. Marrja e titullit të pronësisë është një proces jetik”, u shpreh Kryeministri.

Rama theksoi gjithashtu se për të marrë këtë çertifikatë pronësie të tokës nevojiten vetëm 3 dokumente. Kryefamiljari duhet të paraqitet në Bashki, të depozitojë kërkesën, aktin e marrjes së tokës në pronësi dhe çertifikatën familjare.

April 3, 2016 11:32
Komento

1 Koment

  1. Soll lili April 3, 17:31

    Nuk pine uje tapite e Enver Hoxhes do te vlejne ato te edi rames,si thoni o popull dele?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*