Rama: Ne nuk jemi një vend mysliman, por jemi një vend europian

June 14, 2014 16:47

Rama: Ne nuk jemi një vend mysliman, por jemi një vend europian

Intervista e Kryeministrit Rama per televizionin francez “France24″

Gazetarja: Shqipëria është një vend ish komunist që dëshiron të marrë statusin e kandidatit në Bashkimin Europian në samitin e ardhshëm më 26-27  qershor.

Përshëndetje Zoti Edi Rama! Po ju kujtoj që para se të bëheshit Kryetar i Qeverisë shqiptare ju ishit artist, piktor, ju ishit kryebashkiak i Tiranës, socialist ta theksoj. Përse sot marrja e statusit të kandidatit është e rëndësishme për ju?

Mendoj se projekti i Bashkimit Europian i projektuar nga themeluesit është projekti më i mirë që civilizimi ynë mund të ketë imagjinuar. Shqipëria ashtu si dhe Ballakani bëjnë pjesë në këtë projekt. Ndërkohë dëshira e popullit shqiptar, ashtu si e të gjithë popujve të tjerë të Ballkanit, është shumë e fortë për t’ju bashkuar Familjes Europiane.

Gazetarja: Zoti Rama Komisioni Europian rekomandon që t’ju jepet ky status, por i takon  28 shefave të shteteve të vendosin në samitin e ardhshëm dhe nga eksperienca e 2009 keni pasur një numër të madh bllokimesh, jeni optimist kësaj here?

Po! Mendoj se Shqipëria duhej ta kishte marrë statusin në muajin dhjetor. Nuk i ka bërë aspak mirë as Shqipërisë, as rajonit, që nuk e mori menjëherë. Sepse në fund të fundit statusi nuk është anëtarësim. Anëtarësimi do të jetë pas 10 vjetësh, por është një etapë shumë e rëndësishme për të filluar nga puna seriozisht për këtë proces modernizimi. Një proces, që mund të jetë i një cilësie shumë të mirë falë negociatave dhe këtij instrumenti integrimi, që është unik dhe i paçmueshëm.

Gazetarja: Të kujtojmë në 2013, Franca, Gjermania, Anglia dhe Hollanda që ju kundërvunë këtij statusi me justifikim e nivelit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ju jeni të 116-tët nga 177-të në listën e  Transparencës Ndërkombëtare.

Do të jem shumë i sinqertë, pasi nuk di të jem ndryshe.

Së pari, refuzimi i dhjetorit ishte i lidhur me zgjedhjet e Bashkimit Europian. Është ky problemi më i madh i projektit europian sot, sepse Evropa është bërë taktike, e lidhur me fatin e zgjedhjeve të vendeve anëtare, dhe zgjedhje pas zgjedhjesh, bëhet gjithmonë e më pak strategjike.

Gjithashtu, në muajin dhjetor ne ishim në krye të qeverisë prej tre muajsh pas zgjedhjeve që fituam nga vota e lirë e popullit dhe rezultati ishte i qartë, por vendet anëtare kishin nevojë për më tepër kohë dhe iu kërkua Komisionit të ndiqte këtë proces deri në qershor dhe të paraqiste një Raport Progresi pak të veçantë për qëndrueshmërinë e luftës ndaj kriminalitetit dhe korrupsionit.

Gazetarja: Ju keni thënë që do të pushoni disa policë, por edhe do të ndiqni disa ish ministra, ish përgjegjës në kuadër të një hetimi nga prokuroria, por a do ta zgjidhin këto hetime problemin e përgjithshëm në një vend ku zakonisht hetimet nuk arrijnë të nxjerrin rezultate. Dhe ka disa detyra që ju janë caktuar. A jeni të gatshëm t’i realizoni këto detyra që u janë vënë?

Ne jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës. Nuk është qeveria ajo që duhet të bëjë hetime. Por, ne kemi një objektiv të madh për të realizuar reformën në sistemin e drejtësisë, e cila duhet të bazohet në vlerat dhe parimet e mekanizmat e një vendi europian që respekton standardet europiane dhe kriteret për një drejtësi të vërtetë dhe të drejtë. Është edhe kjo një arsye për të cilën kemi nevojë për statusin kandidat; Për të filluar projektin e madh të reformave, që do marrë kohë, por padyshim do të na çojë në drejtimin e duhur.

Gazetarja: Më lejoni të theksoj që ju jeni socialist, zoti Kryeministër dhe kur ishit në opozitë, një opozitë tepër aktive ndaj zotit Sali Berisha në atë kohë. Dhe ju i refuzonit ligjet e integrimit për Gjykatën e Lartë, për punonjësit civilë dhe funksionimin e parlamentit, tashmë ligjet kanë kaluar, fatmirësisht. Kjo klimë tepër e ashpër verbalisht në Shqipëri a nuk është një pikë negative për integrimin?

Problemi është në funksionimin e demokracisë dhe, siç e përmendët, ne ishim në një pozicion ku ishim të bindur se duhej të mbronim demokracinë dhe vlerat e demokracisë, sepse për mua Shqipëria europiane dhe Shqipëria në Evropë nuk është thjeshtë, vetëm nxjerrja e ligjeve çdo ditë, por çka zbatohet në jetën e përditshme. Ky është ndryshimi ndërmjet nesh, socialistëve të mazhoracës sot dhe qeverisë së mëparshme. Më parë bëheshin ligjet, por nuk zbatoheshin.

Gazetarja: Përsa i përket jetës së përditshme dhe reformave. Ekonomia është një çështje e rëndësishme tek ju. Banka Botërore ka  paraqitur që keni një rritje me 2% që është shumë mirë për 2014. FMN ju ka dhënë hua 330 milion euro për të forcuar ekonominë tuaj. Po rimbursoni borxhet tuaja, por si do të dilni nga situata e vendit më të varfër në Europë?

Ne jemi një vend goxha i pasur përsa i përket burimeve. Jemi një vend goxha i ri përsa i përket popullsisë. Po ashtu jemi krenarë që kemi bërë një program me FMN, një program për rritjen ekonomike dhe jo për masa shtrënguese. Jemi krenarë që kemi fituar besimin e tregut dhe, në fund, jemi një vend që duhet të zhvillohet në formën që duhet nëse investojmë në edukim dhe kulturë. Sepse kemi bindjen se vendet nuk janë të zhvilluara ose më pak të zhvilluara, për atë që kanë, por për atë që dinë.

Pyetje në studio nga Noelle Lenoir, Presidente e Institutit  të Europës: Zoti Kryeministër prej disa vitesh vendi  juaj dëshiron të jetë kandidat në Bashkimin Europian, mund të themi që ka shumë gjëra që duhet të rregullohen, por tani momenti i të vërtetës erdhi, pasi jo më vonë se muajin e ardhshëm liderët e Europës do të vendosin të mirëpresin kandidaturën tuaj zyrtare në Bashkimin Europian. Shumica e shqiptarëve janë proeuropianë, gjë që më kënaq personalisht. Por nëse shohim në Europë sidomos pas zgjedhjeve europiane, gjithmonë e më tepër është rritur euroskepticizmi në popullsinë europiane. Është rritur në mënyrë shqetësuese sidomos në Francë, partia nacionaliste, partitë antieuropiane. Ndërkohë  që vendi i fundit që iu bashkua Europës, Kroacia që ishte një vend euroentuziast ka treguar që kishte një lloj mosinteresi në popullsi, pasi sipas votës mbështetja ishte vetëm 25 %.

Pyetja ime është si më poshtë;

A mendoni se shqiptarët  janë gati të përballojnë shock-un e një hyrjeje në një bashkësi si ajo e Bashkimit Europian? A mendoni se shteti juaj është mjaftueshëm i fortë për t’u përballur me këtë sfidë dhe a nuk mendoni dhe ju se do ketë një lloj deziluzioni pasi të jeni pranuar në Bashkimin Europian?

Gazetarja: Përgjigja juaj zoti Kryeministër?

Pikë së pari, mbi të gjitha Europa që ne ëndërrojmë nuk është Europa që ne kemi. Rritja e antieuropianizmit dhe rritja e këtij negativiteti lidhet me nevojën e një Europe të ndryshme, të një Bashkimi Europian që është më pranë projektit të jashtëzakonshëm të imagjinuar nga themeluesit e tij; të një Europe më tepër politike, më tepër të bashkuar, dhe, në fund, ne kemi nevojë për Shtetet e Bashkuara të Europës. Kjo Europë është në mes, dhe kjo vendosje në mes është më tepër një argument kundër Bashkimit Europian sesa një argument pro Bashkimin Europian.

Së dyti, më lejoni t’ju them që Ballkani është identifikuar gjithmonë me luftën, konfliktet, urrejtjen, armiqësinë. Sot në 2014, në përvjetorin 100-të të fillimit të Luftës së Parë Botërore në Ballkan, është viti i parë që ka paqe, nuk ka asnjë konflikt. Përse? Sepse të gjithë popujt e Ballkanit kanë rënë dakord nëpërmjet liderëve të tyre, që të bëjnë paqe për Europën, për t’iu bashkuar këtij projekti të jashtëzakonshëm si ai i Shteteve të Bashkuara të Europës.

Gazetarja: Europa është zgjeruar shumë shpejt. Për 10 vjet kemi kaluar nga 15 në 28 anëtarë. Është e vërtetë që procesi i zgjerimit duket sikur ngadalësohet, pranimi i Serbisë u bë në janar, por Mali i Zi, Maqedonia, Kosova  kanë më pak perspektiva së fundmi. A nuk besoni në një lodhje nga zgjerimi i kësaj Europe mbi këtë projekt?

Nuk e di nëse Europa është zgjeruar shpejt apo jo, por ajo nuk di akoma të përshtatet me sfidën e re të një bote që ka ndryshuar më shpejt sesa Europa, sesa vetë Bashkimi Europian. Është e qartë që kemi nevojë për më shumë Europë, se sa jo për të.

Është e qartë që kjo rritje ekstremizmi të frikëson, nga mënyra se si ndjenjat e thjeshta të njerëzve janë manipuluar dhe se si argumentet totalisht të gabuara kanë gjetur terren. Dhe kjo, duhet të shërbejë si një shtysë e madhe drejt asaj që ne nuk kemi arritur si projekt europian dhe jo si kthim mbrapsht që do të jetë vetëvrasës- pasi jam totalisht dakord me Presidentin Hollande kur thotë që ‘nëse dilet nga Bashkimi Europian është të dalësh nga Historia’.

Për ne, të dalim nga një traditë konflikti është të hymë në Histori për Europën dhe me Europën.

Gazetarja: Për ta përfunduar ju keni shpesh ndjesinë që Serbia është e favorizuar në raport me Shqipërinë, kjo është e lidhur me faktin që ju jeni një vend mysliman, si shpjegohet.

Këtu kam diçka për të sqaruar. Ne nuk jemi një vend mysliman, por jemi një vend europian, ku ka myslimanë dhe të krishterë, që jetojnë bashkë. Jemi një vend unikal për këtë, në kuptimin që, të krishterët festojnë Ramazanin dhe për Krishtlindje myslimanët festojnë si të krishterët. Për Europën kjo Shqipëri është një pasuri. E, të prezantohet thjesht si një vend mysliman është shumë e gabuar, dhe në anën tjetër të gjithë ata që e përshkruajnë historinë e Shqipërisë myslimane si një histori që na pengon që të shkojmë në Europë, atëherë më lejoni të them që më vjen keq për injorancën tuaj dhe kapacitetin për të kuptuar që Europa nuk është një klub i krishterë, por është diccka shumë më e madhe, më humane dhe më e mrekullueshme se kjo. Unë nuk kam dëgjuar kurrë të thuhet Franca kristiane, kam dëgjuar Franca laike, por sigurisht ka të krishterë dhe myslimanë.

June 14, 2014 16:47
Komento

12 Komente

  1. E VERTETA June 14, 17:08

    Ka nje problem te madh ne kete ceshtjen e te konceptuarit te Shqiperise se “vendit mysliman”. Jo se jam kunder te te qenit vend mysliman, por e verteta duhet thene sic eshte: Njeriu quhet i besimit mysliman, e theksoj i besimit, kur beson ne fene islame me ndergjegje dhe deshiren e tij, dhe jo kur ka vetem emrin mysliman, qe ne fund te fundit nuk ja ka vene vetes, por prinderit dhe gjysherit. Keshtu qe kjo ceshte ha shume diskutim. Tolerancen fetare e kemi jo se jemi tolerante si shqiptare, perkundrazi jemi keq fare, por sepse shumica e te ashtuquajturve besimtare te te gjitha feve, kane vetem emrat e tyre te perkatesive fetare. Une per vete njoh shume njerez me emra myslimanesh, qe nuk jane besimtare fare! E megjithate sa mire qe e kemi tolerancen fetare, por nuk e kemi tolerancen jo fetare, se e vrasim tjetrin per nje llaf goje a nje vije uji…

    Reply to this comment
  2. Niko June 14, 17:44

    Bravo Edi. Interviste shume dinjitoze dhe pergjigja e pyetjes se fundit ishte class.

    Reply to this comment
  3. Shqiperia Europiane June 14, 17:58

    Bravo Z.Kryeminister. Interviste e denje per nje burre shteti me vizion.

    Reply to this comment
  4. adi June 14, 18:11

    O Dita, po shkruaj ca fjale edhe per pjatat qe shkembyen Rama me Krasten, behuni transparent.

    Reply to this comment
  5. koco June 14, 18:40

    Ne lidhje me pyetjen e gazetares drejtuar zotit Kryeminister nuk i pergjigjet te vertetes, sepse vete pasuria e veprave te kultit te krishter prej mijera vitesh eshte pasuri kombetare dhe boterore si vlera te krishterimit , shih objekte kulti apo afreske e Kodikun e Beratit . Besimi fetar islamik me shume i ngjason nje uzurpimi qe nuk ka taban dhe besimtare te ketij besimi ne shume se 10 % dhe kjo eshte lehtesisht e verifikuar apo e provuar . Ne shqiperi jane te pa perfillshem qytetaret e ketij besimit Islam qe te mos e perdore veren e rakine apo te mos perdore e shijoje berzollat e derrit , perdorimi i tyre te ben ” Lanet nga Allahu qe e ka shtepine e gjuhen atje ne vendet Arabe apo gjetiu moj zonja gazetare e gazetes Franceze

    Reply to this comment
  6. Franci June 14, 20:56

    Po ju bej nje anuncim e do zoti nuk merzitet Rama se kam pershtypjne do e beje neser ai.Ne shtator ne Shqiperi vjen Papa Francesku dhe eshte vizita e pare ne nje vend Europian.Do i mbyllle nje here e mire diskutimet se jemi vend mysliman.Do Zoti Shqiptaret e marrin kete mesazh dhe kthehen ne fene dhe identitetin e te pareve larg mjekrrave dhe burkave,larg Arabise……

    Reply to this comment
  7. Mark uk June 14, 22:36

    Llogaritni kur disa ish sekretar partie fshati e vlersojn.Nuk ka rendesi se sa shkolle kan ,dihet 4 klas kishin te gjith.Shtat vjecaren e muaren me shkoll nate.

    Reply to this comment
  8. Arben June 15, 07:13

    O SYTOP!!

    NE JEMI NJE VEND ME SHUMICE MUSLIMANE DHE JO NUK JEMI, SIC THUA TI

    NE RAST SE EUROPA E KA PROBLEM KETE KY ESHTE PROBLEM I SAJ DHE JO I JONI

    BE SHPERBEHET BRENDA KESAJ DEKADE DHE NUK KA SHANCE TE VAZHDOJE ZGJERIMIN ME TUTJE

    KY ESHTE SHEKULLI I AZISE

    TURQIA ESHTE DERA E BALLKANIT NE AZI
    KJO ESHTE E ARDHMJA
    TE TJERAT JANE FJALE BOSH

    Reply to this comment
  9. Ardi June 15, 08:58

    Raportin midis besimit dhe kombesise e ka percaktuar qarte Guvernatori Otoman i besimit Katolik Pashko Vasa me thenien : ……….apo Homeri i poezise shqiptare Fishta me thenien :Vertet kemi Bajram e Pashke por Shqiptarine e kemi bashke.
    Toleranca fetare qe ekziston ne Shqiperi eshte per merite te besimit mazhorance.Mbi 90% te objekteve te kultit te besimeve te tjera jane ndertuar kur keto territore i menanxhonte Perandoria Otomane.

    Reply to this comment
  10. lumi June 15, 09:05

    Edi je i pa zavendsushem urime

    Reply to this comment
  11. shefi June 15, 12:25

    ESHTE KOHA PER PAK DINJITET ZOTI KRYEMINISTER ? jemi historikisht nje popull qe nderojme fene, emrat, mbiemrat vetem e vetem per hir te interesit por qe ne kete rast nuk hyn fare ne pune pasi BE si institucion parazit eshte hedhur poshte edhe nga vete votuesit e unionit. ESHTE KOHA PER PAK DINJITET ZOTI KRYEMINISTER

    Reply to this comment
  12. kastriot June 15, 13:42

    Jemi ore jemi! Si nuk jemi vend myslyman? Kur 65% e popullsise eshte myslymane? Jemi myslymane dhe kjo duket sheshit kur dhe gjith qeverija,perjashto dy te krihtere te gjithe te tjeret jane myslymane te thekur,kur shumica dermuese e deputeteve jane myslymane? Kur pushtetare e shtetare e qeveriare e deputete e popull I thjeshte ne mes te Tiranes, ne qender te Tiranes, shpalosin nje shtroje poshte kembeve dhe ulen gjunjazi e ngrejne bythet perpjete,si nuk qenkerkemi myslymane atehere? Jemi qe c’kemi me te. DIKUR NA E DONTE INTERESI SI POPULL TE KTHESHIM MYSLYMANE DHE U KTHYHEM, TANI NA E DO INTERESI TE KTHEHEMI KATOLIKE, PO DO TE KTHEHEMI ORE SI NUK DO TE KTHEHEMI. Emigrantet myslymane ne Greqi kthyhen emrat ne emra greke dhe ne Tirane intelektualet po I kthejene emrat ne emra europiane si Reizi na u kthye ne REI, Sonila na u kthye ne SONIL. Po do te KTHEHEMI ore do te kthehemi ne fene qe na intereson dhe qe kemi perfitime. Do te ndryshojme fene sa here te ne duhet t’a ndryshojme…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*