FP: A do mundet Rama të ndryshojë vendin?

September 22, 2013 00:45

FP: A do mundet Rama të ndryshojë vendin?

Mundet Edi Rama ta ndryshojë vendin e pashpresë duke u bërë ylli i kësaj emergjence?

Me këtë pyetje e nis një analizë të gjatë revista prestigjioze amerikane “Foreign Policy” për situatën në Shqipëri dhe qeverisjen e re të kryeministrit Rama.

“Një lajm i mirë nga një cep i botës. Të dielën e shkuar Edi Rama nisi punën si kryeministër i vendit”.

Kështu e nis artikullin me titull “Basketbollisti”, gazetari James Traub.

Fillimisht “Foreign Policy” në artikull sjell detaje nga karriera politike e kryeministrit 49-vjecar të Shqipërisë duke u ndalur në fitoren e thellë ndaj rivalit Sali Berisha.

“Rama ka jetuar në Paris, ish-pjesëtar i kombëtares shqiptare në basketboll, kjo një provë e inteligjencës së disafishtë. Për tre mandate kryebashkiak i Tiranës, udhëheqës protestash, një politikan i matur, me një mjekër të stilit bohemian, reformator i dedikuar, ndoshta gjëja më e mirë që i ka ndodhur Shqipërisë për një kohë tejet të gjatë”, kështu e përshkruan revista amerikane kryeministrin e ri të Shqipërisë.

Duke konstatuar problemet që ndeshet qeveria e Ramës gazetari James Traub shkruan: “Vetëm Zoti e di nëse vendi mund të ndalet pasi Shqipëria është afër me vendet e Botës së Tretë”.

Artikulli analizon modelin e qeverisjes lokale kur Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës duke vënë re ndërtimin e administratës bashkiake me njerëz të shkolluar jashtë që flisnin anglisht larg përvoja të mëparshme politike.

“Rama, i cili e përshkroi njëherë politikën shqiptare si “niveli më i lartë i artit konceptual’, u kthye në Vaslav Havelin e Tiranës”, thekson “Foreign Policy”.

Shkrimi citon Erjon Velinë, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, i cili ka deklaruar se: “Ne po përpiqemi t’i tregojmë shqiptarëve se duket qartë kur qeveria i shikon ata në sy dhe u thotë: Ne jemi në këtë përpjekje së bashku duke vendosur standardin e transparencës së buxhetit dhe financave të vendit”.

“Foreign Policy” analizon edhe veprimet e ish-kryeministrit Berisha kur thotë: “Berisha, një adhurues i madh i tregut të lirë, jo vetëm që ftoi Steve Forbes në Tiranë, por e ktheu Shqipërinë një parajsë forbesiane duke vendosur taksën e sheshtë apo duke privatizuar shumë shërbime publike si energjinë elektrike dhe ujin”.

Por eksperimenti forbesian, nënvizon revista amerikane, dështoi me sukses pasi sot rritja ekonomike qëndron pezull tek zero.

“Në të tilla kushte Rama ka bërë disa premtime si shëndetësi falas, investime në arsim etj,” thuhet në artikull, duke treguar vendosmëri në gjetjen e parave, vendosjen e taksës progresive dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.

“Foreign Policy” e quan pozitiv faktin e sjelljes në Shqipëri të kompanisë konsulente britanike Agjentët e Kurorës, të cilët reformuan administratën fiskale në Bullgari.

September 22, 2013 00:45
Komento

38 Komente

  1. Prangat te presin September 11, 14:59

    Vetem nese do fuse ne “PRANGA” kriminelin me te madh te koherave ne Ballkan Sali Bishen.

    Reply to this comment
    • Devolliu September 12, 00:14

      SHKËLQYESHËM, TANI DUHET PUNË.
      SALIH KRIMINELI DO TË VERË GURË NËN RROTA POR POPULLI TANI E KA KUPTUAR KËTË TË ÇMENDUR.

      Reply to this comment
  2. Lexo .... September 11, 16:33

    Kjo eshte fitore e Opozites qe “evitoi” perplasjen e planeve “te zeza” nga “ektaza-Berishiane” e 23 viteve konflikt.
    BE dhe USA do pershendese tolerancen e mirekuptimit te Z.Rama duke i hapur portat ne familjen e kulturuar Europiane.

    Reply to this comment
  3. Horri i Bulevardit September 11, 16:47

    Saliu me trapat e vet ne dac ta lexoje ne dac mos ta lexoje programin e qeverise se re, kjo sna hyn ne pune, e verteta e madhe eshte qe sot qeveria e Edi Rames, merr okej-in nga parlamenti dhe neser paradite ben betimin para kapterrit president dhe fillon nga puna per shkermoqjen e modelit Berisha.
    Berisha le te filloje te lexoje vepren e pacientit te tij te shurres, Rreziku anglo-amerikan, se aty do ta gjeje zgjidhjen e gjeagjezes.

    Reply to this comment
  4. Haruni September 11, 17:01

    une them qe NUK MUNDET. KAQ! Ka deshire por nuk ka force

    Reply to this comment
  5. Horri i Bulevardit September 11, 18:39

    U cua Berisha, se mbrapa ishin te perndjekurit, ishin familjaret e 21 janarit, cua Berisha se nuk duroi dot Edi Ramen ne ate foltore ku foli se cfare i kane bere Shqiperise bastardet berishiane, u cua Berisha dhe delet si me komande i shkuan mbas kalit te ngordhur.
    Por cudia ishte se nuk u cua Mehdiu, por dhe ai nuk duroi, kur Edi Rama permendi se populli shqiptar i dha nje miljon shpulla berishianeve, se ata kerkojne drejtesi per Gerdecin dhe ketu Mehdiu nuk duroi me, por u cua dhe iku me bisht nder shale, mbas bariut te tij te ngordhur.
    Fjalimi i Edi Rames, eshte nje fjalim historik, qe mbas kater vjeteve, shqiptaret do te shohin se ai fjalim, nuk do te mbetet ne leter, por do te jete nje rezultat i pamohushem, qe cdo shqiptar do te ndjehet krenar, per njeriun qe me ne fund vendosi te zgjedhe, panvaresisht se kaluan 23-vjet katrahure.

    Reply to this comment
  6. Horri i Bulevardit September 11, 18:52

    Bravo Edi Rama, e nxorre opoziten jashte salle, qysh me fjalimin e pare, ky parlament do te mbahet mend, per shume gjera, do te mbahet mend per idjotesite e berishianeve, qe nuk do te durojne dot fjalen tende qe do ti therre ne tru, nuk do te durojne dot punen tende, qe do ti fundose njehere e mire ne balten e vucidolit, ata do te ikin nga parlamenti dhe jo vetem, ata do te shkulen edhe nga shtepite e tyre, se nuk do te durojne dot ironite e mijrave shqiptareve qe do ti shajne nga mbrapa, kudo qe ata do te kalojne, familjet e ytre, nuk do te guxojne te shkojne te blejne buke, se xhestet shpotitese te shqiptareve te irrituar nga pjellat e tyre, do ti cmendin keta, ata do te zhduekn, se do ta shohin se nuk jane ndryshe me ata qe spiunuan dhe masakruan shqiptaret ne kohen e Enver Hoxhes, ata nuk do ta durojne dot, kur te degjojne ironite e shqiptareve nga mbrapa, kur ti tallin ja kjo ose ky ish byroisti, qe tundeshte nga bythet, kur ishte ne pushtet, tani ka mbetur si qen rrugesh.
    Bravo Edi Rama, e cmende Sali Berishen dhe pjellat e tij pseudodemokratiksa, qysh ne raundin e pare, i hudhe nokdaut Berishen me gjithe berishiane, faren e qelbur te kesaj toke, e varrose me fjalen tende sot ne parlament.
    Edhe njehere bravo dhe suksese.

    Reply to this comment
  7. mark September 11, 19:28

    Jemi duke degjuar zRama, duhet te degjojme dhe te mos harrojme per drejtesine
    qe premton. Nuk mund te themi gje tjeter se eshte heret per te folur, po vetem
    nje gje duhet thene,__________MBAJ PREMTIMET!!!!!!!!!

    Dhe mos u bej nje Berishe i dyte.

    Reply to this comment
  8. shqipfolësi September 11, 19:39

    Fjalim mëse i goditur! Ashtu siç pritej dhe ashtu siç duhej! Përgëzime Z. Rama, e justifikove votbesimin që të dha populli! Thatë pikërisht ato që prisnim ne qytetarët! Kështu vazhdo, mos dëgjo se çfarë thotë gjoja “opozita”, sepse ne qytetarët as nuk e vlerësojmë si të tillë atë. Deputetët e opozitës, ish-a të qeverisë e pushtetit, nuk meritojnë as vëmendje as respekt. Nga ne qytetarët as do ti kenë ndonjëherë, pa marrë ndëshkimin e merituar nga DREJTËSIA. Tani që u ngeci sharra në gozhdë, na kërkojnë dhe reston! Berisha dhe ish-at le të shkojnë në hale të gomarëve…Respekti nuk i takon atyre që u rrëzuan nga urrejtja popullore, por atyre që do e meritojnë me PUNË, PËRKUSHTIM dhe DREJTËSI!
    Vazhdoni siç e keni nisur dhe punë të mbarë!

    Reply to this comment
  9. Po, Z.Arvizu September 11, 19:57

    Sali Bisha nuk falet se Ky shpellar shkaterroi ekonomine dhe se 23 vjet ka qene me 2 fytyra.
    Te denohet me burgim.

    Reply to this comment
  10. Makony September 11, 21:42

    Nje ORATOR SHEM ULLOR.

    Reply to this comment
  11. agron September 11, 21:58

    Urimet me te mira zoti Rama …! fillim i mbare …,intelegjent dhe kurajos me deshiren e madhe per te bere vepra te medha …zoti te ndihmofte !NPyeti opoziten e shpellave ,por vazhdo te besh punen menjehere , popullli ka nevoje per urgjence terapie per ekonomine ,rendin ,shendetesine ,arsimin etj .urime

    Reply to this comment
  12. kasandra September 11, 22:27

    Z. Rama , fjala juaj oshetiu ne parlament e ne mbare Shqiperine. Programi eshte nje e vertete e te gjitha te vertetave. ” Qente le te lehin , karvani te eci perpara.” Komplimente dhe urime per detyren e re , ne te miren e popullit shqiptar.

    Reply to this comment
  13. Labi Vlore September 12, 00:08

    Dikush ka thene per sot.Rama provokoi Opoziten.Nderkohe une si qytetar i thjeshte Shqiptar po i pergjigjem.Ajo nuk eshte opozite.Ajo eshte nje grumbull njerezish Vrases dhe Kriminel Barbare te faktuar Boterisht si te tille tej c’do dyshimi nga FBI-ja Amerikane .Ata i pret burgu,ti thua provokim.Baces i eshte prere bileta e Burgut per 21 Janarin dhe mbare krimet e tjera te ndyra dhe ne pabesi te plote,te kryera nga kjo vemje njerezore,monster me fytyre njeriu.Barbar injorant dhe psikopat.Burgu per te eshte thjesht ceshtje kohe.

    Reply to this comment
  14. pelivan September 12, 00:52

    Sot komentuset jane realist!,noten 10.per labin tim nga vlora….

    … Kur fijet e kulppres
    Lisin e mbuluan,
    Tek veshi i zhurmuan,
    Do fjale lamtumire!…

    – Tani,s’do njihesh me
    O lisi azgan,
    T’i morem c’pate,
    Edhe emrin me fame!…-

    ” Per bes!”
    U tha Lisi dhe qeshi,
    ” Me duhej per dimer,
    nje fanelle leshi!…”

    Reply to this comment
  15. mira September 12, 01:33

    Nuk kishte asnje arsye qe opozita e sotme te leshonte parlamentin. U konfirmua tashme se kush eshte kryetari i opozites…! Respekt per Z. Dashamir Shehu, qe tregoi integritet dhe qytetari duke degjuar fjalen e Kryeministrit deri ne fund. Ndersa per fjalen e mbajtur nga Z. Rama, kam vetem nje koment: Historike. Suksese Shqiperi…!

    Reply to this comment
  16. kushtrimi September 12, 02:16

    Edi haron qe krim I pagjykuar eshte cimka qe fitoj pa gjykuar eshte Edi

    Reply to this comment
  17. kushtrimi September 12, 02:18

    EDI harron qe krim i pagjykuar eshte Mete po ashtu EDI QE ORGANIZOJ PERMBYSJE PUSHTETI ME FORCE E DHUNE DERI SA AY U BE SEBEP I VRASJEVE .Keto te shofi koqja e verdhe si limoni.

    Reply to this comment
  18. Pëllumb zaimi September 12, 02:43

    VR ! Nje fjalë mbreselenese,e thelle,filozofike,optimiste. Perballe e degjon nje opozité me shume faje,me komplekse,e perbere nga njerez devijante ne shume pikveshtrime psikologjike. Por pyetja kyc prapë eshte-a do ta thyeje ekipin e ri qeverises nje ekonomi ne krize,nje arke bosh,nje borxh marramendes? Kam besim por nuk kam siguri. Si i ka thene nje president amerikan debatuesit perballe ne lidhje me faktorin themelor te suksesit ose te humbjes-“…eshte ekonomia or trap”. Por ekonomia jone,ekonomia saliste dihet ku eshte,ne fund? A do t’ja dale kjo ekonomi e menaxhuar ne menyren me te keqe te behet faktor suksesi? Nuk e di. Por di se mendjet e zgjuara gjejne rruge shpetimi. Nje nga rruget e shpetimit eshte ti kthesh shtetit parane dhe pasurite e pervetesuara nga mafia. Nga mafia qe ka qene 8 vjet ne pushtet. Qeveria e re duhet ta ndeshkoje qeverine mafioze qe porsa iku. Duhet t’ja marre pasurite e vena ne menyre kriminale deri ne qindarken e fundit. Pa ju dridhur qerpiku. Pa u tutur nga ulerimat e saj. Duke ja u perplasur forcen e ligjit m’u ne surrat. Madje duke u bere dhe gjyqe publike mafiozeve me te paskrupullt. Madje,madje dhe duke ftuar masivisht popullin te thote lirshem mendimin e vet per mafiozet. S’ka forma komuniste kjo metode! Populli ka folur me vote te lire per te qerruar qeverine mafioze dhe duhet ta thote lirisht edhe opinionin e vet per te bere drejtesi. Populli eshte pushteti me i larte legjislativ dhe ekzekutiv! Rilindja eshte domosdoshmeri por rilindja nuk mund te behet nese nuk ndeshkohen dhe ata qe e pengojne,ata qe kane mbjelle vdekjen ekonomike te saj,ata qe me paramendim i kane hapur e i hapin gropen duke vjedhur,vrare e grabitur per 8 vjet truallin ku ajo do te linde. Vertet ky fjalim ne kuvend eshte historik por gjithçka do te varet nga berja praktik dhe nga vendosmeria dhe pameshira e goditjes se ligjit mbi banden qe e ka lene truallin per rilindje, te djegur,te kriminalizuar ne çdo meter katror! Suksese dhe marshi bekimin e popullit!

    Reply to this comment
  19. '''''''''''''''''''''''''''''''''' September 12, 06:09

    O LABI VLORES AVASH TI ORE SE E KE MARRE ME YRYSH.KJO PUNE ESHTE MARATONE KUJDES SE MOS BIESH QE NE METRAT E PARA.KUJT I THUA GRUMBULLIM KRIMINELESH TI PD-se??? PO PSE KETA TE TJERET CFARE JANE MORE?????AVASH ORE AVASH PSE NA DENONCONI NEVE SI KRIMINELE JUVE????? NE NUK JEMI KRIMINELE.CFARE KRIMESH KEMI BERE NE? NE AS NUK KEMI VRARE AS NUK KEMI PRERE AS NUK KEMI VJEDHUR ETJ ETJ ETJ.PRANDAJ MOS FOL >SE ADRESEN NGA I NIS KETO KOMENTET E KEMI NE TA TREGOJME NE TY KUSH ESHTE KRIMINEL

    Reply to this comment
  20. xxxxxxxxxxxxxxxxx September 12, 06:14

    NE ANETARET E PD-SE E DINIM SIKUR SHTETI NUK DO VENDOSEJ KURRE NE SHQIPERI MBAS1990 (KETE NE E BESOJME AKOMA) POR QE TE NA ETIKETONI KRIMINELE NUK E PRANOJME KURRE NE NUK KEMI BERE KURRE KRIME.PRANDAJ O LABI KUJDES SE MOS BIJE POSHTE QE NE METRAT E PARA TE MARATONES SI AI MARATONISTI QE I DHANE MARMALLATE GJATE GARES>>>>>>>(NGA AKUZAT DHE PRESIONET E KOMENTUESVE”BLU”NE INTERNET)

    Reply to this comment
  21. Eri September 12, 07:02

    Fjalim historik, jep shpresa se ky vend mund te behet nese vullneti politik eshte i vendosur per te permbushur detyrat e veta ne te njejten linje me interesat e qytetareve te thjeshte te ketij vendi. Tashme jemi ne pritje te ndryshimit, fjalet e bukura i degjuam!

    Reply to this comment
  22. TROJA September 12, 08:15

    ” Ne nuk kemi mandat per te haruar krimet e pa gjykuara”
    Mos e haro kete qe po thoni ne diten e pare te parlamenti,ne diten e pare qe ju jeni futur dhe po flisi ne ate faltore.Kjo thenie duhet te jete ne zyren tuaj,te kryeministrise,ne zyrat e deputeteve socialiste,ne zyrat e prokurorit te pergjithshem.
    Ne qe ju kemi votuar,kete thenie po e marim dhe po valevisim,ne shtepite,ne ruget,ne lokalet,ne punen tone,e kemi ne memorje,e kemi mbi vuajtjen qe kemi hequr,ne keta 8 vjet,e kemi ne shpirtin tone te dhunuar nga vrasjet,grabitjet,lodhjet,sharjet,ofendimet dhe poshterimet qe kemi degjuar e provuar nga regjimi fashit i Saliut.Kete qe deklaruat populli nuk e haron.Jemi me shpresen dhe urojme qe dhe ju ta çoni deri ne fund,ate besim qe ju dhane 1 milion shqiptare.

    Reply to this comment
  23. ardi September 12, 09:29

    Lidershipi i PD-se duhet te kuptoje qe votuesit e PD,kane votuar qe ata te dialogojne ne parlament,e te japin konsensusin e tyre per ta ripare “Shqiperine Zonje”.Teorive “populli demokrat” i ka ikur koha dhe shqiptaret ja kane pire lengun me kohe,pasi tashme e kane mesuar se kujt i intereson kjo teori.
    Duke shrehsuar qe programi i detyrave qe merr persiper qeveria,te jete programi i njehsuar i mazhorances te sotme i urojme suksese ne rrugen per ti ringritur koken shqiptarve kudo ku ndodhen.
    Keshillat e kahershme e miqve tane natyrale kane qene :
    1-Beni zgjedhje te balancuara.Kete detyre e realizoi populli votues.Ketu ka nje problem :tre drejtuesit kryesore jane Presidenti,kryeparlamentari dhe kryeministri jane me origjine nga jugu i Shqiperise.Gjykoj qe sa me pare dhe me nje konsesus sa me te gjere njeri nga dy te paret duhet te lere ne menyre vullnetare kete post.
    2-Lufte korrupsionit.Kjo eshte detyra e qeverise.Organet e drejtesise jane ato me kryesoret ne rezultatet e kesaj lufte.Drejtuesit e tyre duhet te ishin te perzgjedhur nga PS-ja.Ka nje zgjidhje ose LSI te shkrihet si force politike me PS,ose detyrimisht LSI duhet te heqe vete dore nga drejtimi i ketyreve organeve,pasi per hir te vertetes ne shqiptaret e kemi te veshtire te vetpastrohemi.
    3-Duajeni vendin tuaj.
    Edhe kjo eshte detyre e qeverise.Kemi degjuar para disa koheve qe lideret kryesore te forcave te mazhorances,kane deshire te shohin vetem perpara,pra te heqin dore nga studimi i faktologjise apo faktografise,studimi i te cilave eshte i domosdoshem per te plotesuar kete detyre.Pra eshte ne dore te qeverise te nderprese telenovelat antishqiptare te luajtura ne kurriz te kombit shqiptare,sipas teorive pansllaviste,dy nga tre kryeqendrat e kesaj teorie, per fatkeqesine tone jane kryeqytetet e fqinjeve tane.
    Hapat qe duhet te beje qeveria,ne kete situate qe eshte katandisur Shqiperia jane :
    i – Te siguroje memvetesine e besimeve fetare ne Shqiperi.Pasi nga memvetesia varet shume edhe niveli i pamvaresise te nje kombi,e per kete duhet te luftojme te gjithe.
    ii – Respektim te te drejtave te pakicave kombetare dhe personave qe kane shkuar te punojme perkohesisht,ne vendet fqinje dhe atyre qe banojne ne vendin tone.
    iii – Reciprocitet te plote ne mardheniet ndermjet shteteve.

    Reply to this comment
  24. Kristoforos` September 12, 09:56

    Nuk me besohet por kam shprese se nje dite edhe ne Shqiperi do kete llogaridhenje! sa shprese me dha fjalimi juaj KRYEMINISTER. Mos haro ke thene se “Te jeshe ne opozite nuk vetekuptohet Amnisti per krimet e bere si ato financiare dhe ato fizike duke vrare njerezit e pafajshem dhe duke i sherbyer Rusise, kur ne kemi afer Ameriken.USA.
    Sa turp qe deri tani eshte haruar tradhtia kombetare te bera nga S.B (VESHGJATI), sa turp qe eshte haruar vrasja ne Shkoder, vrasjet e vitit 97 ku shkaktare ka qene vete Presidenti i asje kohe, rrenimi ekonomik,viti 97,posterat e deputeteve te PD me Suden Vefen Gjallicen e tjere,sa turp qe u harua kush e vrau politikishte dhe fizikishte Azem Ajdarin (e vrete naten e qane diten), sa turp qe u harua 14-Shtatori,sa turp qe u harua vrasja e Kosta Trebickes,Sa turp qe u harua Gerdeci, Sa turp qe u harua rruga e kombit(210 miljon EURO se ku iken) , sa turp qe u haruan vrasja e deputetit ne shtepine e vete, sa turp vrasja e 21 -JANARIT, sa turp Vrasja e Kryetarit te Komunes Remzi Veselit, sa turp te gjtha vrasje e punonjesve te policise ne krye te detyres( kurva krihet krimi ndeze cigare-TURP), EDI JE SHPRESA e te gjithe Shqiptareve qe mendojne (votojne) si une.Pune e MBARE

    Reply to this comment
  25. Aferdita Shena September 12, 12:57

    Dhe ne kete fjalim Rama qe i gdhend fjalet…
    Pervoja e ka bere t´i njohe mire plaget e ketij vendi, ndonese nuk eshte “doktor ” diagnozat i ka te sakta per mendimin tim . Une si nje nga ata 1milion vetem shpresojme .
    I lutem zotit Rama mos na i vrit shpresat !
    I lutem z.Rama te jete i vertete ne ato qe thote !
    I uroj z.Rama dhe z.Meta bashkepunim te suksesshem, real, per te miren e ketij populli te coroditur dhe te pashrese deri tani.
    PUNE TE MBARE1

    Reply to this comment
  26. gozhda September 12, 13:13

    po treguhuni njehere qytetare dhe pjekuri politike o te mjere plaga qe keni marre eshte vertete e rende sepse ju ka goditur sovrani duhet shume pune pjekuri force maturi zgjuarsi qe te sheroheni nga kjo plage me veprimet qe po beni mendoj se keni per te dale pension ne opozite saliut i ka ikur koha shikoni perpara.bojkoti tregon injorancen,ka ikur koha e forces eshte koha e tolerances dhe vetpermbajtjes.

    Reply to this comment
  27. Njeriu realist. September 12, 15:41

    Fjala e z. Edi Rama nuk eshte thjeshte nje fjalim rutine se duhet ta beje çdo KM kur hipen ne kete fron por:
    — PIKAT TANI JANE MBI I —
    Une duke e rilexuare me shume vemendje sinqerishte kuptoj dhe me shume besoj se nga fillimi deri ne fund ato fjale burojne nga zemra e nje shqiptari shume virtuoz ne lidhje me kombin e vete.
    Nje shqiptar qe me shume deshire dhe pa kursyere asgje nga jeta e tije zbuloi nje e nga nje te gjitha hallet nevralgjike te mbare popullit,dhe po me kaq zell dhe deshire akoma me te zjarrte kerkon me çdo kusht dhe çmim ti korigjoje ato dhe ti sheroj thjeshte per te miren e popullit te vete.
    Zgjuaresia e shprehur me nje oratori qe nuk ka shqiptar qe nuk e kupton ka ngjallur tek mbare kombi jone nje besim te madh, ate qe SHQIPERIA DO TE BEHET se vete ky popull ne momente shume kritike ka nxjerre birin e vete tek i cili var fatin e jetes se tije .
    Me shume thjeshtesi dhe qartesi ju thote edhe opozitareve se per atdheun duhet te bejme gjithçka duke shikuare perpara POR pa hedhur mbas kraheve edhe te shkuaren qe sote shqiperia eshte ne kete derexhe.
    Ky zgalem u duhesh shqiptareve dhe fatmiresishte ate tani e kane .Rruge te mbare populli im me ne krye reformatorin EDI RAMA.

    Reply to this comment
    • timi September 13, 12:19

      Ky koment me mbushi syte me lot, “Njeriu realist” nuk kam c’te shtoj me!

      Reply to this comment
    • Pellazgu September 22, 10:18

      @ njeriu realist

      Sa vjeç je ti o njeri që vetëquhesh realist? Ndonëse duke parë entuziazmin me të cilin shkruan, duket që je tejet i ri. Edhe kur Sali Berisha mori pushtetin për herë të parë, me një votë plebishitare si kjo e 23 qershorit, atij iu vunë një pafundësi epitetesh nga shqiptarët e domosdo iu vu edhe “zgalem që na duhesh”, e më pas koha tregoi se ai ishte veçse një skifter grabitqar. Edhe për Fatos Nanon kanë thënë e çfarë s’kanë thënë ithtarët e tij, të cilët më pas e stigmatizuan si të ishte djalli me taborrit të “engjëjve” socialistë. Shqiptarëve nuk u duhen as luanë, as zgalema e as lepuj, por atyre u duhen njerëz që të mendojnë për të mirën e vendit dhe që detyrën të mos e shohin të mbushur me privilegje, – siç ka ndodhur rëndom këto 100 vite shtet shqiptar, – por të mbushur me shumë e shumë detyrime…
      Me shpresën për të mos pasur më kohë të tilla votova edhe unë më 23 qershor, për një rotacion pozitiv të drejtimit të vendit, por u zhgënjeva (në fakt, për fat këto janë zhgënjime të vogla) që në ditën e parë të qeverisë, kur, sipas parimit të Mbretit Diell, Luigjit XIV, “Ligji jam unë”, mësova se u miratua një kod etike, i cili i detyron zyrtarët, të cilëve kushtetuta ua garanton lirinë e fjalës, të mos flasin pa marrë leje. Po ashtu, mësova se kryeministri i ri nuk bënte dot mbledhje tek zyrat që kishte lënë qoftëlargu, por shpenzoi para për t’i mobiluar ato me urgjencë. Për më tepër, në vijim të kësaj të fundit, dje mësove se për ato ndryshime nuk ishte harxhuar asnjë lek nga buxheti, pasi ishin ofruar me bujari nga privatët. Mirëpo menjëherë më lind pyetja, si ka mundësi që paska të tillë filantropë në radhët e shqiptarëve?! Pse nuk janë treguar filantropë me popullin shqiptar këta njerëz, kur evadonin taksat, tatimet dhe detyrimet doganore (për të mos thënë burime të tjera, të cilat s’ka shqiptar me mend në kokë që s’i di) me të cilat shtuan pasurinë e tyre? Pse nuk tregohen filantropë me njerëzit në nevojë e kësisoj t’ia kursenin reklamat me romët para kamerave ministrit, që ka pas qenë i vetëshpallur si luftëtar kundër padrejtësive që gjenerojnë prej pushtetit të korruptuar e të lidhur me bizneset, që një herë e një kohë protestonte rrugëve duke bërtitur “MJAFT”? Për fat të keq, për këtë lloj filantropie nuk mund të mendoj pozitivisht, pasi historia nuk jep shembuj që ajo nuk është shpërblyer më pas përmes favoreve të ndryshme nga pushteti. Qysh nga mesi i shekullit XIX, kur Partia Franceze në Greqi shpiku të ashtuquajturin sistemi (që në historinë botërore njihet si organizimi korruptiv per exellance ), përmes të cilit shpërndaheshin favore nga pushteti, në këmbim të votës, këtë lloj filantropie e quajnë të dyshimtë, në mos korruptive. Qofsha i gabuar në ç’ka them! Edhe Iliri me bllok në dorë, që sipas Ramës “ishte i ngjitur pas këpucës së Saliut”, për të rregulluar zyrat e shtetit i kërkoi ato para në këmbim të licencave?

      Reply to this comment
  28. kela cela September 13, 10:40

    Me pak fjale them se ishte nje fjalim europianist, asnje tjeter para tij nuk e ka bere kete.

    Reply to this comment
  29. timi September 13, 12:21

    Tani mund te thuhet me plot gojen qe shqiptaret e etur per Europen kane ne krye nje europian te vertet dhe padyshim qe europianizmi I misheruar ne koken dhe mentalitetin e Edi Rames do te percohet ne cdo qelize te jetes shqiptare dhe shume shpejt ne do te jenio europiane duke mos pasur nevoje te shkojme asnje cm tutje sepse jemi ne mes te Europes

    Reply to this comment
  30. nastradini September 22, 08:21

    BOLL DHE AMAN ME KETO MASHTRIME DALLKUKE.

    Pse gazeta TEMA duhet te publikoje materiale te paverifikuara sic eshte artikulli i shkruar nga nje gazetar diletant i FOREIGN POLICY? Ne Bullgari firma britanike “Crown Agents” pesoi nje deshtim te plote ne reformimin e doganave dhe kjo firme nuk eshte marre fare me reformimin e sistemit fiskal te vendit. Pasi gelltiten afro 100 milione eur nga taksapaguesit bullgare “doganieret” e firmes famoze “Crown Agents” iken me bisht ne shale pasi i u bene disa atentate me bomba nga mafia e kontrabandes se mallrave dhe e droges me fuqi te jashtezakonshme ne kete shtet ballkanik. Ne vitin 2010 Ministria e fiancave bullgare e nderpreu kontraten e pavlefshme dhe mjaft te kushtueshme me shefin e firmes per kontrollin doganor Xhon Braun te firmes “Agjentet e Kurores”.

    Reply to this comment
  31. IDJOTI BATHORES September 22, 11:45

    ‘foreign policy’ pyetjen ja drejton ‘zerit te Amerikes’ zedheneses te antishqipetarizmes,agjenturave e shkaterrimit te ketij vendi?Nivel gazetaresk mediokerr.

    Reply to this comment
  32. kur nuk behet shqiperia September 22, 14:15

    sa te jen gjall serbo greket me mbeshtetje amerikane kur nuk behet shqiperia kete rilindje e pate si deshtoi vetem PS kishte mbeshtetje mbi 90 deputet dhe serbo greket me talin dhe turqin e poshteruan rilindjen i dhane me pak deputet e ne 2009 dhe i vodhen endren shqiptareve duke grabitur vota per ilirin dhe lsin qe smerte asnje deputet ja pra qe ketu duket qe sbehet shqiperia po do behet te zbatohet ligji per ata qe e shkatruan keto 23 vite po shifni karieren e lulitr dhe mendoni se ai pas ca vitesh do behet kryeminister nje qe shiti kombin se sala me poshtersit qe beri doli pa lagure dhe bijet e tij jan me te pasurit ne ballkan dhe kan histori per te ber per te shkatruar shqiperin nese digjen te gjall keta ne mes te tiranes po ateher fillon rruga per tu ber shqiperia po ka shme per tu djegure ne mes te tiranes qe te behet shqiperia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*