Rama në Paris, merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit

July 3, 2016 15:08

Rama në Paris, merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që fillon nesër në Paris. Pritet që në takimin qendror, të jenë të pranishëm edhe presidenti i Francës, Francois Hollande, kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Në këtë samit, që është i treti me radhë në kuadër të të ashtuquajturit, “Proces i Berlinit”, marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi – Millo Gjukanoviç, e të tjerë.

Do të jenë të pranishëm edhe zyrtarët më të lartë të Maqedonisë dhe Bosnjë Hercegovinës. Në këtë takim marrin pjesë edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Procesi i Berlinit është një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, për të mundësuar ndërlidhjen rajonale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor

July 3, 2016 15:08
Komento

1 Koment

  1. lori July 3, 20:08

    Sa fat te keq qe ka!Ku xhanem i qellon ky fat i zi duke e detyruar te shikoje edhe ndeshjen midis vendasve e Islandes!Ters gjithnje i shkon ketij njeriu.Satrapi Sali te pakten nuk pa asnje ndeshje jo se s’kishte mundesi por ngaqe ishte kafshe pylli i rendur vetem per krim e lek!Rama si qytetar qe eshte bene nje rruge e dy pune!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim