Rama në Poloni: Së shpejti linjë ajrore, Tiranë-Varshavë

December 6, 2017 16:16

Rama në Poloni: Së shpejti linjë ajrore, Tiranë-Varshavë

Në një konferencë të përbashkët me kryeministren poloneze, Beata Szydlo, Edi Rama duke falënderuar për mikpritje homologen e tij, tha se do të kemi edhe mbështetjen e Polonisë në integrimin në BE.

Kryeministri Rama Në një konferencë të përbashkët me kryeministren poloneze, Beata Szydlo,  Edi Rama duke falënderuar për mikpritje homologen e tij, tha se do të kemi edhe mbështetjen e Polonisë në integrimin në BE. Rama

Rama tha më tej se i ka kërkuar homologes polake që të inkurajojë kompanitë polake për një linjë direkte Tiranë-Varshavë, e cila do të sillte përfitime.

“Ka një potencial të pashfrytëzuar mes dy vendeve tona, dhe kryeministrja preku turizmin. Unë e shfrytëzoj këtë mundësi për të ndarë me opinionin publik polak, faktin se në janar –tetor të këtij viti në Shqipëri ka pasur 74 % më shumë turistë polakë sesa vitin e shkuar. I kam kërkuar kryeministres  që të inkurajojë kompanitë polake për një linjë direkte e cila do të sillte përfitime. Ne ju presim me respekt dhe e konsiderojmë Poloninë si një model që duhet ndjekur. Dhe patjetër që kemi qenë dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që kemi nga Polonia. Po ashtu e kemi pritur me shumë kënaqësi përfshirjen e Polonisë në Procesin e Berlinit. Jemi të vendosur ti vazhdojmë këto marrëdhënie. Jemi partner në aleancën e NATO-së.

Zonja kryeministre dua të falënderojë publikisht për mundësinë që na dhatë në këtë takim. Me dëshirën dhe urimin t’ ju kemi përsëri në vendin tonë me vizitorë nga vendi juaj. Është një ditë ku nënvizohet si marrëdhënie e shkëlqyer mes dy vendeve. E konsiderojmë Poloninë një model në zhvillimin e saj nga një vend i perandorisë komuniste në një prej vendeve me rrezatim të fortë në BE. I jemi mirënjohës Polonisë për mbështetjen e vazhdueshme për të ardhmen europiane të vendit tonë. Jam i bindur që kryeministrja do të jetë një mbështetëse për çeljen e negociatave me BE në 6 mujorin e parë të 2018”, tha Rama.

December 6, 2017 16:16
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 December 6, 16:26

    a ti ke pjerdh!!
    përveç turistëve polakë çleverdi ke për “linjën”??
    turistët vijnë me çarter dhe jo me “linjë”!
    linjë duhet të bësh me shtetet ku ka shqiptarë!
    itali, greqi,francë,zvicër,austri,gjermani e angli,e ndonjë tjetër!!
    dhe këto me çmime sa më të lira!!
    në fakt jo linja,sepse nuk mbushen me njerëz çdo ditë, por çarter!si përdoret për pikun e turizmit!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*