Rama në samitin e Brukselit: Na ka zënë “mallkimi ballkanas”

December 5, 2017 17:01

Rama në samitin e Brukselit: Na ka zënë “mallkimi ballkanas”

 

Gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor në Bruksel të organizuar nga “Miqtë e Europës”, kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e BE-së në Ballkan.

“Pa BE nuk do të kishim kurrë atë që kemi në Ballkan, pajtimet e paqen. Prandaj BE është një forcë shtytëse drejt së ardhmes. Nuk mendoj se pa integrimin në BE do ishim në gjendje të kishim reformat që po kryejmë. S’do kërkonim dot një sistem real efikas drejtësie,” tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se ndodhemi në një moment kritik të cilin e quajti “mallkimi ballkanas”

“BE do të jetë ashtu siç e kemi njohur, ashtu siç ëndërrojmë për të, dhe duket sikur është mallkimi ballkanas. Se kur BE ishte në formën më të mirë Ballkani ishte në formën më të keqe, dhe tani që Ballkani është mirë, nuk duket se BE është në formën më të mirë, dhe prandaj po presim që të arrijë formën e vet.

Edhe nëse nuk ndodh shpejt çelja e negociatave, do të na ndihmojë të rritemi të shëndoshë. Nuk i kuptoj politikanët e çdo vendi që thonë që duan që Europa të bëhet një ditë, por për momentin kemi diçka që duhet të merremi, me njerëzit tanë që janë bërë nervozë nga zgjerimi,” u shpreh ai.

December 5, 2017 17:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim