Rama në Samitin e NATO-s: Do dyfishojmë prezencën në Afganistan

July 9, 2016 12:37

Rama në Samitin e NATO-s: Do dyfishojmë prezencën në Afganistan

Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve  në Afganistan.

“Shqipëria,-tha Kryeministri, – është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm”

Kryeministri Rama nënvizoi se në përmbushje të angazhimeve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan, Shqipëria ka vendosur të dyfishojë prezencën e saj.

July 9, 2016 12:37
Komento

5 Komente

  1. kris 1 July 9, 13:27

    ka boll te rinj te papune qe nuk emigrojne dot ne europe.Ti cosh ne Afganistan se ndryshe perfundojne ne rruge te keqe.20 fishoje numerin.

    Reply to this comment
  2. kali i Xenit qe nderzen deputanat July 9, 13:27

    Mos mer ilaçet e Berishes se kane efekte te rrezikeshme anesore.Fole per Albanistanin qe digjet e mos dergo te shuash zjarret ne Afganistan me shurren e mengjezit!

    Reply to this comment
  3. dashamires July 9, 17:24

    Rama ka vendosur te kryej gjithe deshirat e Berishes. Fazllicit i dha tenderin e interkonjeksionit energjise, plehrat po kerkon ti sjelle, ne Afganistan po shton trupa, si duket Sala i ka lene ndonje broshure me udhezime per ti ndjekur.

    Reply to this comment
  4. Arben July 9, 21:42

    PO PARATE DO TI VESH NGA ATO TE TUAT, APO DO FILLOSH PRAPE OPERACIONIN “KUPONI”.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  5. GJINOJA July 9, 23:41

    Këtë herë Rama nuk jep më dollarë për të dalë në fotografi me Obamën, por jep djem të rinj të vriten në Afganistan, vend me të cilin nuk na lidh asgjë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*