Rama në Serbi, Minxhozi: Nuk kemi në axhendë “Shqipërinë e Madhe”

October 31, 2014 16:40

Rama në Serbi, Minxhozi: Nuk kemi në axhendë “Shqipërinë e Madhe”

Kryeministri Edi Rama do të shkojë në Serbi, dhe padyshim edhe në Preshevë.

Kështu thotë ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, në një intervistë për Express.

“Rama do të shkojë edhe në Preshevë. Nuk ka logjikë një vizitë në Serbi pa një vizitë në komunitetin e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë dhe gjithë rajonin atje poshtë.

Pra, është një pjesë shumë e rëndësishme e vizitës së z. Rama”, thotë ai.

Në lidhje me “Shqipërinë e Madhe”, Minxhozi thotë se kjo nuk është në axhendën e Tiranës zyrtare.

“Tirana nuk ka në axhendë “Shqipërinë e Madhe”, por integrimin në BE”, shprehet Minxhozi.

Duke folur për çështjen e miellit, ai thotë se deri në fund të vitit Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë marrëveshje për standardizimin dhe përdorimin e produkteve.

Ne bashkë me palën kosovare po shikojmë mundësinë që deri më 31 dhjetor për të gjithë artikujt ushqimor të kemi standard fiks.

Që do të thotë se një mall që merr viston nga laboratorët e Kosovës, do të jetë i pranueshëm në Shqipëri.

Po kështu, mallrat nga Shqipëria në Kosovë do të pranohen edhe në Kosovë në bazë të një standardi të unifikuar.

Kjo do të jetë për pataten, për verën, për ushqimin, për zarzavatet dhe do të jetë për gjithçka”, u shpreh Minxhozi.

October 31, 2014 16:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*