Rama në SHBA: Rajoni i Ballkanit në momentin e tij më të mirë

April 13, 2016 16:12

Rama në SHBA: Rajoni i Ballkanit në momentin e tij më të mirë

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në Këshillin e Atlantikut në Nju Jork, në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA.

Të pranishëm ishin edhe ish-ambasadorët amerikanë që kanë qenë në Tiranë, Mariza Lino dhe Aleksandër Arvizu, por edhe ambasadori aktiual Donald.

Gjatë fjalës së tij në NATO, Rama foli për sfidat e Evropës dhe të botës, ku u ndal tek kriza e refugjatëve në Bashkimin Europian dhe tek terrorizmi që po kërcënon botën. Ai theksoi se BE nuk ka bërë aq sa duhet për t’i dhënë zgjidhje çështjes së refugjatëve dhe është e ndarë në këtë problem.

“Ju e dini që ka një lloj klime të fragmentarizuar sa i përket sfidave të BE. Shumë çështje që i takojnë Bashkimit Europian janë shndërrruar në çështje dytësore për BE duke pasur parasysh krizën e refugjatëve. Çështja numër një është ajo e refugjatëve sa i përket vlerave dhe sigurisë. Përgjigja ka qenë e ngadaltë dhe konfuze” u shpreh kreu i qeverisë

“Po ashtu, ne ftuam komunitetet fetare për të ndaluar radikalizimin. Sot përballemi me ide,  nterpretime të gabuara të islamit.  Kjo është një luftë afatgjatë që duhet të luftohet jo vetëm atje ku ISIS lufton, por në zemrat dhe mendjet e të rinjve që ata të mos përballen me burime ekstreme dhe propaganda”, tha Kryeministri Edi Rama ndër të tjera.

Duke folur për sulmet terroriste, Rama theksoi se lufta ndaj ekstremizmit duhet të jetë e vazhdueshme dhe përgjigja më e madhe ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik nuk është vetëm lufta, por edhe arsmimi.

“Ne kemi marrë masat e duhura për të luftuar ekstremizmin islamik. Jemi të kënaqur se vitin e shkuar ne nuk kishim asnjë person që iu bashkuan ISIS-t. Ne hartuam një strategji të përbashkët edhe me komunitetet fetare në kuadër të masave parandaluese. Sot, ne përballemi me interpretime të ndryshme të Islamit. Ndaj, oferta e vetme kundër Shtetit Islamik nuk janë lufta dhe vdekjet. Është një luftë me terma afatgjatë. Duhet të jetë edhe reforma e parë për gjeneratën e re për t’u dhënë atyre mundësinë për të mos u përfshirë në propagandën e ISIS, qofshin nga Lindja apo Perëndimi. Duhet të jenë të vetëdijshëm me atë çka përballen. Ata duhet të përballen me nocionin e vërtetë e të qenit mysliman, ndaj fatkeqësisht edhe Ballkani është prekur nga fenomeni i luftëtarëve të hua” përfundoi Rama.

 

 

April 13, 2016 16:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*