Rama takon Zaev, së shpejti mbledhje mes dy qeverive

October 17, 2017 10:02

Rama takon Zaev, së shpejti mbledhje mes dy qeverive

Kryeministri Edi  Rama ndodhet në Shkup për një vizitë pune dhe do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve.

Në kuadër të këtij samiti, Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare.

Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase.

Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin axhenden e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive.

Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Europa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian do jenë pjesë e Samitit.​

October 17, 2017 10:02
Komento

2 Komente

  1. pyetje "legjitime" . per dijeni; klases ..(fekale) politike dhe....akademike .e October 17, 13:13

    ja zajev; tradhetar (pa ekuivoke), i maqedonasve . po si s’doli nje “tradhetar” shqip..t..kar te lavderoje greket…korifejte e kultures se njerezimit dhe furnizuesit e e plencit te qelbur te tyre me buke, si psh.”komentuesit” me nick name; “me sqepar kokes janulles” ?????

    Reply to this comment
  2. info analitike October 17, 20:16

    Tjeter show me mbledhje nderqeveritare qe nuk i duhen askujt.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*